By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shërbimi Sekret rrit masat e sigurisë pas sulmit ndaj Trumpit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shërbimi Sekret rrit masat e sigurisë pas sulmit ndaj Trumpit
Rajon / Botë

Shërbimi Sekret rrit masat e sigurisë pas sulmit ndaj Trumpit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/15 at 10:12 PM
Kosova Times Published July 15, 2024
Share
SHARE

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se ka rritur masat e sigurisë për ish-presidentin amerikan, Donald Trump në nisje të Konventës së Partisë Republikane, pas sulmit ndaj tij në fundjavë.

Shefja e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle, ka thënë se planifikimet për siguri për tubimin e madh që do të mbahet në Milluaki të Uiskonsinit janë “rishikuar dhe forcuar”, pas sulmit ndaj Trumpit të shtunën.

Shërbimi Sekret është përgjegjës për presidentin aktual amerikan dhe ish-presidentët amerikanë.

Ky trup është kritikuar pas incidentit të së shtunës, kur një sulmues ka gjuajtur në drejtim të Trumpit, gjatë një tubimi në Pensilvani.

Cheatle ka thënë se planet për masat e sigurisë për Konventën katërditore, e cila nis të hënën, do të jenë fleksibile dhe do të ndryshohen sipas nevojës, “për të garantuar nivelin më të lartë të mbrojtjes për të pranishmit, vullnetarët dhe qytetin e Milluakit”.

“Shërbimi Sekret ka përgjegjësi të jashtëzakonshme për të mbrojtur liderët aktualë të demokracisë, dhe ata të mëparshmit”, ka thënë Cheatle.

“Është përgjegjësi që e konsideroj me shumë seriozitet dhe jam e përkushtuar”.

Sekretari amerikan për Siguri Kombëtare, Alejandro Mayorkas, është zotuar se do të bëhet hetim i thuktë për të kuptuar se si ka ndodhur sulmi.

“Një incident i tillë nuk mund të ndodhë”, ka thënë ai të hënën.

“Kur them se nuk mund të ndodhë, po flas për dështim”.

Cheatle ka thënë se Shërbimi Sekret do të punojë me të gjitha autoritetet “për të kuptuar çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur, dhe si mund të parandalojmë që të mos ndodhë më një incident i tillë”.

Ajo ka thënë se do të bashkëpunojë në hetimet që ka kërkuar presidenti amerikan, Joe Biden lidhur me këtë rast.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

TAGGED: #Atentat, #Donald Trump, #Kimberly Cheatle, #Rrit masat e sigurisë, #ShBA, #Shërbimi Sekret
Kosova Times July 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndalohet personi i cili dyshohet se ka mashtruar qytetarë për ndërtimin e vilave

Kosova Times Kosova Times August 16, 2024
Benny Gantz dorëhiqet prej Qeverisë së Netanyahut
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
Shqipëri, tensione në Kuvend- Opozita bllokon foltoren
Republika e Kosovës erdhi nga gjaku i dëshmorëve dhe martirëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?