By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hetimet: mbi 20 milionë euro të pastruara përmes inceneratorit të Tiranës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hetimet: mbi 20 milionë euro të pastruara përmes inceneratorit të Tiranës
Rajon / Botë

Hetimet: mbi 20 milionë euro të pastruara përmes inceneratorit të Tiranës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/16 at 8:21 PM
Kosova Times Published July 16, 2024
Share
SHARE

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot, se hetimet për inceneratorin e Tiranës kishin zbuluar një skemë të pastrimit të mbi 20 milionë eurove, në të cilin rezultojnë të përfshirë disa persona. Për tetë prej tyre ajo ka lëshuar urdhër arreste, të cilat i ishin dërguar për ekzekutim policisë më 12 korrik, por dje, kjo e fundit kishte njoftuar se asnjë prej personave të kërkuar nuk ndodhej në Shqipëri.

Bëhet fjalë për sipërmarrës, Dashamir Ymeraj, Renardo Nallbani dhe Ilir Dedja, drejtues të inceneratorit të Tiranës si Denisa Tollkuçi apo dhe ish administratori italian Giuseppe Ciaffaglione, dy holandezë të lidhur me kompaninë mëmë të shoqërisë që fitoi koncensionin për ndërtimin e impiantit të mbetjeve në kryeqytet Marc Lapat dhe Michael Druijts, si dhe gazetarin e drejtuesin e një kompanie mediatike, Endrit Habilaj. Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale, nga “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, te “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunimin e veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas Prokurorisë së posaçme, skema e pastrimit të parave “është kryer në vazhdimësi duke filluar që nga momenti i lidhjes së kontratës koncesionare duke përdorur mekanizma dhe forma të ndryshme” dhe është realizuar përmes pagesave të faturave fiktive, në sajë të shoqërive fantazmë të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe nëpërmjet tërheqjes së vlerave monetare në cash.

Në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme lëshoi 15 urdhrat e parë të arrestit për inceneratorin e Tiranës, duke përfshirë dy sipërmarrësit Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të konsideruar si pronarët e vërtetë, si dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako. Të katër ishin përfshirë më herët dhe në rastin e dy inceneratorëve të tjerë.

Hetimet për impiantin e kryeqytetit prekën dhe ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajt, ndaj të cilit u lëshuar urdhër arresti verën e shkuar. Një prej personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhrat e fundit të arrestit, Ilir Dedja, rezulton të jetë mjaft i afërt me të. Me aktivitet biznesi në Zvicër, ai mendohet të ketë dalë garant për qëndrimin e zotit Ahmetaj në këtë shtet, ndërkohë që pak vite më parë kishte punësuar dhe bashkëshorten e tij. Një nga kompanitë e Dedjes, ka marrë qindra mijëra euro pagesa nga kompania e inceneratorit.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme janë në vijim. Muajt e fundit në pyetje janë marrë, dhe funksionarë të tjerë të lartë shtetërorë që nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi apo dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

You Might Also Like

Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën

“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë

Vuçiç për pretendimet se u refuzua: Nuk doja ta shqetësoja Jinping, dhe ai vetë më ftoi të shkoja në skenë

India: Pakistani sulmoi bazat tona ushtarake me raketa supersonike me rreze të gjatë veprimi

Macron, Merz, Starmer dhe Tusk së bashku për herë të parë në Ukrainë

TAGGED: #20 milionë euro të pastruara, #Përmes inceneratorit të Tiranës
Kosova Times July 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë është duke ndodhur në Rusi?

Kosova Times Kosova Times June 24, 2023
Dugolli dhe Grassley flasin mbi marrëdhënien unike mes Kosovës dhe SHBA-së
Stomatologjisë i shtohen edhe 24 karrige moderne
Në vitin 2023, në Rusi kanë lindur më pak fëmijët që nga viti 1991
Kërcënimet e reja bërthamore të Putinit – vetëm zhurmë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?