By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurtishi: Brenda ditës Onkologjinë e frekuentojnë afro 500 pacientë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Kurtishi: Brenda ditës Onkologjinë e frekuentojnë afro 500 pacientë
Shëndetësi

Kurtishi: Brenda ditës Onkologjinë e frekuentojnë afro 500 pacientë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/16 at 9:39 PM
Kosova Times Published July 16, 2024
Share
SHARE

Drejtor i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, i ftuar në `RTK Prime` ka folur për renovimin e Klinikës së Onkologjisë, për kushtet dhe trajtimin e pacientëve në këtë klinikë, si dhe për stafin e klinikës. Ai theksoi se në klinike brenda ditës trajtohen qindra pacientë.

 

Drejtor i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka bërë të ditur se në shërbimin e kimioterapisë dhe të radioterapisë brenda ditës e frekuentojnë afro 500 pacientë.

“Kontrollet brenda gjashtë ose tetë orëve të para në shërbimin e kimioterapisë mesatarisht kemi 250 raste, ndërsa brenda 12 orëve numri i pacientëve arrin deri në 300 raste. Prej tyre pjesa më e madhe marrin shërbime në kimioterapi, që kjo nuk do të thotë të merret në formë intravenoze, por kemi ilaçe që merren përmes gojës dhe në forma të ndryshme apo disa lloje të medikamenteve që ne i japim në lëkurë, etj. Këtu është fjala në shërbimin e Onkologjisë Mjekësore, ndërsa në shërbimin e  Radioterapisë brenda ditës kryen trajtimin mbi 120-130 pacientë dhe gati 4 pacientë femra në shërbimin e  Brajterapisë, që në klinikë përdoret për trajtim të tumorit në organet gjenitale te femrat dhe nëse i shtohen edhe 100 shërbime të tjera që kryhen në shërbimin e radioterapisë, pra ky repart del të ketë mbi 200 shërbime afërsisht të njëjtë me shërbimin e Onkologjisë Mjekësore, pra brenda ditës, rreth 500 pacientë frekuentojnë klinikën tonë”, theksoi Kurtishi në “RTK Prime”.

Ai vuri në dukej se gjatë kësaj pune kjo klinikë ka dy dhoma ku hospitalizojnë pacientët, të cilët trajtohen “në mënyrë protokollare, qofshin ato terapi 24 orë, 48 orë, apo terapi ditore- treditore apo pacientët të cilët kanë nevojë të menaxhojnë efektet anësore”.

Drejtori Kurtishi ka theksuar se në Klinikën e Onkologjisë është bërë një transformim radikal në aspektin infrastrukturor, duke bërë që kushtet të jenë shumë më të mira, që ndikon në ritmin më të  mirë të punës dhe një komoditet më të madh te pacientët. Ai theksoi se në gusht ose shtator Klinika e Onkologjisë do të jetë me të gjitha kushtet adekuate për trajtimin shumë të sofistikuar të pacientëve.

“Me këto ndryshime, klinika ka mbërri tjetër standard dhe shumë shpejtë transformimet janë në procedurë e sipër me digjitalizim të klinikës. Ne do të kemi qasje shumë më të mirë për pacientët në një rrjedhë të punës shumë më të mirë, më të lehtë dhe më të qasshëm për stafin që punon aty dhe trajtimi do të jetë më adekuatë dhe më i lehtë për pacientët tanë”, tha Kurtishi.

Lidhur me renoivimin e klinikës, Kurtishi bëri të ditur se në reparti i Kimioterapisë është transformuar komplet. Por, sipas tij, ka ngelur të përmirësohet barnatorja e klinikës, që pritet të përfundojë brenda këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm, derisa pjesa tjetër është modifikuar në tërësi.

Kutishi vuri në dukje se së shpejti, Klinika Onkologjike do t’i ketë në dispozicion 100 shtretër ose karrige onkologjike për trajtim ambulator. Kjo, sipas tij, do të ulë kohën e pritje së pacientëve dhe do të rrisë kualitetin e trajtimit të tyre, ngase do të kenë një qasje më të mirë.

Kurtishi në “RTK Prime”, tutje, ka folur për sistemin e ventilimit të ajrit, që është përmirësuar dukshëm, duke bërë që kjo klinikë t’i plotësojë standardet ndërkombëtare.

Ai bëri të ditur se një nga problemet më thelbësore që ballafaqohet Klinika Onkologjike, ka të bëjë me stafin.  Sipas tij, mungesa e infermierëve po vërehet dukshëm në këtë klinikë.

“Disa nga ta kanë shkuar në botën e jashtme”, theksoi ai, duke bërë të ditur se tani për tani kjo klinikë ka 24 infermierë në shërbimin e kimioterapisë dhe 13 teknikë të radioterapisë, që është i pamjaftueshëm për të kryer shërbimet në klinikë.

“Në klinikë janë 13 mjekë të shërbimit të kimioterapisë dhe 6 mjekë në shërbimin e radioterapisë”, tha Kurtishaj. Sipas tij, ky është numër i pamjaftueshëm, sepse numri i pacientëve është në rritje. Ai më tej theksoi se interesimi i specializantëve në këtë drejtim është në rritje.

“Puna që bëhet në Klinikën e Onkologjisë dhe promovimi i kësaj pune ka bërë që specializantët të kenë interesim, ngase është bërë dhe po bëhet punë e mirë dhe inkurajoj që të gjithë mjekët e rinj që janë të interesuar të na bashkohen dhe të kemi një staf të rigjeneruar e të merren në mënyrë aktive në Onkologji, pasi që numri i sëmundjeve malinje në Kosovë është në ngritje dhe nevojat për mjekë do të jenë në rritje dhe në këtë mënyrë të kemi një subspecializim në të ardhmen në këtë klinikë, që të ketë trajtim më të mirë për pacientin”, deklaroi Kurtishi.

Kurtishi bëri të ditur orarin e punë së Klinikës së Onkologjisë, ku shërbimi i Radioterapisë punon në dy ndërrime, e cila ofron shërbime për pacientë në 12 orë, derisa në shërbimin e kimioterapisë orari i punës është 6 orë në ditë, ndërkohë që me digjitalizimin do të ketë secili pacientë mjekun e vet, i cili do ta bëjë orarin e vizitave mjekësore, gjë që do të ndikojë në ngritjen e standardit të shërbimeve për pacientët.

You Might Also Like

Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë

Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të QKUK-së

Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim

MSH forcon shërbimet emergjente, 8 autoambulanca të reja për komunat

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

Kosova Times July 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosova dhe Izraeli thellojnë bashkëpunimin në arsim dhe klimë

Kosova Times Kosova Times September 12, 2025
Sulmi me precizion i aeroplanit ukrainas MiG-29 godet objektet ruse
Bloomberg: Miliarderët rusë kanë filluar të kthejnë asetet në atdheun e tyre
Shihni fotot spektakolare të Superhënës së rrallë blu nga e gjithë bota
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?