By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbyllet një pikëkalim mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë shkaku i zjarreve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Mbyllet një pikëkalim mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë shkaku i zjarreve
Uncategorized

Mbyllet një pikëkalim mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë shkaku i zjarreve

Kosova Times
Last updated: 2024/07/17 at 5:30 PM
Kosova Times Published July 17, 2024
Share
SHARE

Një pikëkalim i rëndësishëm kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që shfrytëzohet nga turistët, u mbyll të mërkurën, më 17 korrik, për shkak të zjarreve aty pranë, thanë zyrtarët.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar mbylljen e pikëkalimit mes fshatit maqedonas të Bogorodicës dhe atij grek të Evzonit.

Ky pikëkalim përdoret shumë nga turistët që udhëtojnë me vetura për në Greqi. Sipas të dhënave publike në Maqedoninë e Veriut, këtë pikëkalim e përdorin deri në 20.000 persona në ditë gjatë sezonit të verës.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt kufirit deri në njoftimin se zjarri është shuar dhe trafiku është normalizuar”, tha ministria përmes një njoftimi.

Departamenti i zjarrfikësve në Greqi tha se 39 zjarrfikës, 13 zjarrfikëse dhe një helikopter janë mobilizuar për të shuar zjarret.

Mediat lokale kanë raportuar se zona është ngufatur me tym, teksa dhjetëra makina duket se janë bllokuar në pjesën maqedonase të kufirit.

Maqedonia e Veriut u përball me një sërë vatrash zjarri javën e kaluar pasi vendi po përballet me temperatura që kanë shkuar mbi 40 gradë Celsius.

Gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë të mbajtur gjatë fundjavës, zyrtarët në Maqedoninë e Veriut shpallën gjendje krize – por, jo gjendje emergjente – për shkak të “rritjes së shpërthimeve të zjarreve”.

Gjendja e krizës shpallet kur publiku dhe pronat përballen me rreziqe që mund të kërkojnë që Qeveria të përdorë burime të mëdha për t’i eliminuar këto rreziqe.

Qeveria maqedonase ka miratuar dislokimin e policisë dhe ushtrisë për luftimin e zjarreve.

Ekspertët kanë thënë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga njeriu, po shkaktojnë gjithnjë e më shpesh zjarre dhe fatkeqësi të tjera natyrore, përfshirë valë të nxehtësisë.

You Might Also Like

Gjendet pa shenja jete 67-vjeçarja në Zubin Potok

Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së

VIDEO: Tërmet me magnitudë 6 godet Turqinë. Dridhjet u ndjenë në qytetet kryesore

Dhuna në familje mbetet sfidë, trajtohen 53 raste brenda një jave

Mediat ndërkombërtare: Kosova drejt zgjedhjeve pas dështimit të Kurtit

TAGGED: #Greqe, #Maqedoni e Veriut, #Pikëkalim, #Zjarre
Kosova Times July 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Franca triumfon në `San Siro`, Izraeli fiton, por bie nga kategoria

Kosova Times Kosova Times November 17, 2024
Kurti: Në tri vjet qeverisje janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore
Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, pa marrëveshje politike
HRW: të paktën 8 mijë njerëz vdiqën gjatë luftimeve në Mariupol
Haga pranon dokumentet e Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?