By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini foli hapur për draftin e planit: Ne në përgjithësi jemi dakord, por…
November 27, 2025
Rama përsërit kërkesën ndaj Muratit për zhbllokimin e 35 milionë eurove
November 27, 2025
Hundozi: Ekzekutohen pagat për muajt tetor e nëntor në RTK
November 27, 2025
Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton bartjen e mjeteve të 2024-s në 2025
November 27, 2025
Sveçla: Rama ka futur kryeqytetin në krizën më të rëndë
November 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hezbollahu kërcënon me sulme të reja nëse Izraeli shënjestron civilët në Liban
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hezbollahu kërcënon me sulme të reja nëse Izraeli shënjestron civilët në Liban
Rajon / Botë

Hezbollahu kërcënon me sulme të reja nëse Izraeli shënjestron civilët në Liban

Kosova Times
Last updated: 2024/07/17 at 7:45 PM
Kosova Times Published July 17, 2024
Share
SHARE

Grupi militant libanez, Hezbollah, do të godasë caqe të reja izraelite nëse Izraeli vazhdon të shënjestrojë civilët në Liban, paralajmëroi lideri i grupit Sayyed Hassan Nasrallah, duke theksuar se ka pasur rritje të numrit të civilëve të vrarë në Liban ditëve të fundit.

Pesë civilë, të gjithë sirianë, në mesin e të cilëve edhe tre fëmijë u vranë gjatë sulmeve izraelite në Liban më 16 korrik dhe të paktën tre civilë libanezë u vranë në ditën paraprake, sipas medias shtetërore në Liban.

Izraeli ka thënë se shënjestron militantët e Hezbollahut dhe infrastrukturën e grupit në Liban dhe nuk shënjestron civilët.

“Vazhdimi i shënjestrimit të civilëve do të shtyjë ‘Rezistencën’ që të lëshojë raketa në vendbanimet që më herët nuk janë shënjestruar”, tha Nasrallah.

Hezbollahu, grup që mbështetet nga Irani, është grupi më i fuqishëm ushtarak dhe forca më e madhe politike në Liban. Ky grup i referohet të gjitha qendrave të populluara në Izrael si vendbanime, pasi nuk e njeh Izraelin si shtet.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr që kur grupi libanez njoftoi se do të mbështesë palestinezët pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke nxitur luftën në Gazë.

Luftimet kanë lënë të vrarë më shumë se 100 civilë në Liban dhe më shumë se 300 luftëtarë të Hezbollahut, sipas shifrave të mbledhura nga Reuters. Po ashtu, si pasojë e luftimeve niveli i dëmeve të shkaktuara në fshatrat dhe qytetet kufitare libaneze nuk është regjistruar që nga lufta izraelito-libaneze më 2006.

Nasrallahu u zotua se të gjitha shtëpitë e shkatërruara do të rindërtohen.

Në javët e fundit është rritur frika në mesin e vëzhguesve ndërkombëtar se Izraeli mund të zgjerojë operacionin e tij ushtarak në Liban, duke rrezikuar zgjerimin e luftës.

Izraeli ka thënë se po bënë përgatitjet e nevojshme për një operacion të gjerë, por ende nuk është vendosur për një operacion të tillë. Hezbollahu, ndërkaq, ka thënë se nuk dëshiron luftë me Izraelin, por është i gatshëm për një luftë të tillë.

You Might Also Like

Bulgaria shkarkon drejtuesit rusë të degëve të Lukoil

Turqia po ndërton një shkatërrues për “Kupolen e Çelikut”

Deri tani nuk kishte asnjë përgjigje nga Uashingtoni në lidhje me zgjatjen e licencës për NIS-in

Një anije kozmike me një ekuipazh amerikan dhe rus është nisur drejt ISS-së. Do të jetë atje deri në verë

Gjykata i dënoi të pandehurit në rastin e shpërthimit të Urës së Krimesë me burgim të përjetshëm

TAGGED: #Hezbollah, #Izrael
Kosova Times July 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nëse vërtetohen dyshimet se rusët po tërhiqen nga rajoni i Zaporozhyes, kjo dëshmon vetëm një gjë për Putinin

Kosova Times Kosova Times December 2, 2022
Vazhdojnë bastisjet kundër emigrantëve në Rusi
Barazohet rezultati në ‘Zahir Pajaziti’
Aleatët e Ukrainës po zhvillojnë një marrëveshje për mbështetje afatgjatë për Kievin
Në vitin 2022, rusët blenë pronat më të paluajtshme në Dubai
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?