By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deklarata për Klimën e DASh-it, Oda Amerikane thirrje për qeverinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Deklarata për Klimën e DASh-it, Oda Amerikane thirrje për qeverinë
Lajme

Deklarata për Klimën e DASh-it, Oda Amerikane thirrje për qeverinë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 3:10 PM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar të enjten pas Deklaratës për Klimën e Investimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, duke kërkuar nga Qeveria që t’i shmangë ndërhyrjet arbitrare të pushtetit, me qëllim të respektimit të parimeve të sundimit të ligjit dhe promovimit të lirive ekonomike.

“OEAK shpreh vlerësimin e saj pozitiv lidhur me konfirmimin së fundmi të kushtetueshmërisë së Ligjit për Investimet e Qëndrueshme. Ky akt legjislativ, së bashku me përpjekjet e tjera për thjeshtimin e procedurave të regjistrimit dhe reduktimit të ngarkesave burokratike, do të duhej të ndikonin në lehtësinë e të bërit biznes në vend”, thuhet në reagim.

Megjithatë, sipas OEAK-së, ndërhyrjet politike në ekonomi, politikat tekanjoze ekonomike dhe dialogu i kufizuar publiko-privat lënë në hije, përpjekjet e kufizuara reformuese, ashtu siç ceket edhe në Deklaratën e Klimës së Investimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.

“Prandaj, Oda Amerikane përsërit thirrjen e saj për shmangie të ndërhyrjeve arbitrare të pushtetit, me qëllim të respektimit të parimeve të sundimit të ligjit dhe promovimit të lirive ekonomike, e kjo duhet të përfshijë edhe shmangien nga sulmet verbale ndaj institucioneve të drejtësisë”, thuhet në deklaratën e kësaj ode.

Sulmet si këto, të bëra edhe ndaj Gjykatës Komerciale, e themeluar dhe fuqizuar edhe më ndihmën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pashmangshëm sipas Odes Amerikane, ndikojnë në aftësinë e institucioneve të drejtësisë për të kryer punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe objektive.

“Veprimet e tilla por edhe masat ndëshkimore ndaj disa përmbaruesve privatë, minojnë përpjekjet e gjithëmbarshme për rritjen e sigurisë juridike, e rrjedhimisht edhe tërheqjen e investimeve të huaja në asete produktive”.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj edhe me vazhdimin e masave që ndalojnë importet e produkteve finale nga Serbia, për aq kohë sa lëndët e para dhe materialet gjysmë të gatshme lejohen të importohen pa pengesë, “në kundërshtim me frymën e promovimit të lëvizjes së lirë të mallrave ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe në kundërshtim me zotimet që Kosova ka pranuar në rrugën e saj integruese në Bashkimin Evropian”.

“Ashtu siç ceket në Deklaratën e Klimës së Investimeve të Departamentit të Shtetit, ndalesa e importit ka ndikuar negativisht në kompanitë që janë në pronësi të huaj dhe ashtu siç është thënë në mënyrë të përsëritur nga Oda Amerikane se ndalesa e tillë godet direkt interesat komerciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe shteteve të tjera partnere brenda Bashkimit Evropian. Barrierat e tilla çrregullojnë zinxhirët e furnizimit, trazojnë tregjet dhe kanë ndikim direkt tek konsumatori fundor”, thuhet në reagimin e OEAK-së.

Oda Amerikane dëshiron të theksojë se dokumentet si ky i Departamenti të Shtetit janë me peshë gjatë marrjes së vendimeve nga ana e investitorëve seriozë amerikanë dhe investitorëve të tjerë të jashtëm.

|Edhe shqetësimet lidhur me tentimet e revokimit arbitrar të certifikatave të biznesit të disa ndërmarrjeve, janë serioze dhe si të tilla edhe dëshmi të lehtësisë së të bërit biznes në vend. Oda Amerikane beson fuqishëm se çështjet si këto duhet të jenë subjekt i vendosjes së institucioneve gjyqësore, e verdiktet e tyre nuk mund të konsiderohen të drejta, për aq kohë sa mbi to ushtrohet presion nga ana e drejtuesve më të lartë të pushtetit ekzekutiv e legjislativ, si cenim i parimit demokratik të ndarjes së pushteteve”.

Oda Amerikane thekson edhe renditjen shqetësuese të Kosovës në Indeksin e Lirive Ekonomike të organizatës Heritage Foundation në tri vitet e fundit, si vend me liri mesatare ekonomike, respektivisht i 37-ti në mesin e 44 shteteve të Evropës, me 60.6 pikë në vitin 2024 kundrejt 67.9 në vitin 2017.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të adresojë me prioritet shqetësimet që burojnë nga Deklarata e Klimës së Investimeve e Departamentit të Shtetit Amerikan, përfshirë edhe çështjet strukturore të cilat pengojnë rritjen ekonomike dhe produktivitetin, ndërsa dialogu dinamik dhe i sinqertë me sektorin privat është imperativ në arritjen e këtyre synimeve”, thuhet në reagimin e OEAK-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

BE-ja mbështet vërejtjet e Dhomës së Tregtisë për tregun energjetik

Zejnullahu në Athinë kryeson mbledhjen e Bordit të Komunitetit të Energjisë

ATK: 460.4 milionë euro të hyra tatimore në pesë muajt e parë të vitit 2025

KEK fton konsumatorët për kontrata komerciale me kushte më të mira

Dyshohet që bizneset me marrëveshje e kanë ngritur çmimin e bukës

TAGGED: #DASh, #OEAK
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Fjalët që nuk duhet thënë kurrë një fëmije…

Kosova Times Kosova Times January 28, 2023
Kush do të bëhet shefi i ri i NATO-s?
Arrestohet ish punonjesi amerikan, kapet duke punuar per llogari te kinezeve
Ligji i ri për trafikun, masa të ashpra për ata që shkelin rregullat
Tre ushtarë izraelitë të vrarë afër kufirit me Egjiptin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?