By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritja e shtesave, fëmijët në mërgim!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Rritja e shtesave, fëmijët në mërgim!
Opinion

Rritja e shtesave, fëmijët në mërgim!

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 3:58 PM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Të gjitha qeveritë e hodhën “grepin” tek mërgimtarët. Kush më pak e kush tjetër më shumë të gjithë i plaçkitën pamëshirshëm mërgimtarët duke filluar nga Fondi 3 përqindëshit, “Vendlindja Thërret” e deri tek fondet e Albin Kurtit, të cilat po ngarendin njëri pas tjetrit, siç janë; “Fondi Emergjent” (gjatë pandemisë), “Fondi Sovran” dhe “Fondi i Sigurisë”, për të cilat nuk ka asnjë transparencë dhe asnjë llogaridhënie! Pas fondeve të sipërpërmendura, fondi qeveritar “Dritare e Hapur” apo “Kredi për Diasporën” është rrjetë e hapur e kryeministrit e cila për qëllim ka tërheqjen e investimeve të diasporës apo mjeljen e mërgimtarëve.

Rritje e vonuar dhe e pavlerë e shtesave për fëmijë

Një ditë pas hapjes së fondit “Dritare e Hapur”, qeveria e mori vendimin e radhës për rritjen e shtesave për fëmijë e cila nuk është gjë tjetër vetëm se propagandë e hapur për blerjen e votave të qytetarëve në këmbim të asgjëje!

E themëkëtë për faktin se aktualisht në Kosovë nuk ka rritje të natalitetit, por ka rritje të pensionistëve dhe rritje të rasteve sociale.

Sikur kryeministri Albin Kurti ta kishte në plan të parë interesin e qytetarëve do të merrte vendim për rritjen e pensioneve dhe të skemave sociale e jo të shtesave të fëmijëve inekzistent në Kosovë.

Duke e ditur mirë Albin Kurti se, sot në Kosovë ka shumë më pak fëmijë sesa pleq, ai në emër të mirëqenies së fëmijëve inekzistent e filloj zyrtarisht fushatën me ”skema për blerje të votave” në këmbim të asgjëje!

Pasi aktualisht Kosova ka rënie të popullsisë dhe rënie të numrit të fëmijëve në veçanti. Si pasojë ikjes së të rinjve jashtë vendit ka rënie të martesave, përkatësisht lidhje të kurorave martesore brenda vendit.

Me rastin e rritjes së shtesave për fëmijë, Albin Kurti qëllimisht dhe paradoksalisht i harroj stimulimet e lidhjeve martesore për të rinjtë ashtu siç i kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore për dhënien e një banese të re dhe benificione të tjera për çiftet e sapomartuara!

Rritja e vonuar e shtesave për fëmijë kur numri i tyre është simbolik në Kosovë, e bën rritjen të pavlerë dhe të pander.

Në mungesë të nivelimit të pagave, kjo rritje është diskriminuese për faktin se rritja është e njëjtë si fëmijët e drejtuesve shtetërorë, ministrave, deputetëve me paga të majme dhe atyre që janë në skema sociale!

Rënie enorme e mirëqenies qytetare

Qytetarët nuk duhet të mashtrohen me skema të tilla bombastike, pasi në ditët, javët dhe muajt në vazhdim do të vazhdojnë premtimet megalomane të kryeministrit popullist, i cili asgjë nuk realizon nga ajo që premton!

Sikur vërtet Albin Kurti ta kishte në plan të parë interesin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve, në vitin e parë të qeverisjes do të bënte rritjen e pagave dhe pensioneve, do të bënte nivelimin e pagave në sektorin publik dhe atë privat, do të inicionte hapjen e skemës së shumëpritur të sigurimeve shëndetësore e cila do të krijonte siguri të plotë për jetë dinjitoze të qytetarëve në Kosovë.

Si pasojë e paaftësisë qeverisëse të Albin Kurtit, sot ka më shumë rënie të mirëqenies së qytetarëve sesa asnjëherë tjetër përgjatë 25 vjetëve në liri.

Në mungesë të politikave zhvillimore, në vend të hapjes ka mbyllje enorme të vendeve të punës dhe ikje masive të fuqisë punëtore dhe jo vetëm, ka rritje të ikjes së specialistëve të fushave dhe trurit të kombit në veçanti.

Tani kur Albin Kurti ndodhet në fund të mandatit politik, për të asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është shqetësim zbrazja e vendit nga popullata autoktone shqiptare, pasi ai gjatë tërë mandatit politik është marrë me veriun e vendit dhe serbët në veçanti!

Qytetarët nuk duhet të mashtrohen as me “Veriun e çliruar”, për shkak të tërheqjes taktike të serbëve të veriut nga institucionet e Republikës së Kosovës. Vetëm kur të merr epilog Veriu i vendit atëherë mund të flasim për meritat apo dështimet e Albin Kurtit, e jo tani kur eksperimentet e ndërkombëtarëve janë në proces e sipër deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë!

You Might Also Like

Brenda lojës së re të pushtetit të Rusisë

LDK e mercenarëve, jo e themeltarëve!

Parada ushtarake në Sheshin e Kuq , lufta në Ukrainë dhe Serbia

Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!

Apel i hapur për vetëdijesim politik dhe përgjegjësi kombëtare

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Veselinoviqi jep deklaratë për akuzat se urdhëroi vrasjen e një inspektori, thotë Ministria serbe

Kosova Times Kosova Times October 4, 2023
31-vjeçari gjendet pa shenja jete në sheshpushimin e një pallati, për çfarë dyshohet
Raporte të tmerrshme vijnë nga burgu famëkeq në Damask, njerëz në dhoma sekrete nën tokë
Video shqetësuese / Ushtarët ukrainas dhe rusë në një përleshje për vdekje me thika
Burrat me sifiliz do të bashkohen me ushtrinë: Kështu rusët i zgjidhin problemet me njerëzit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?