By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FSSHK e quan cenim të të drejtave përcaktimin e orarit nga SHSKUK-ja
September 8, 2025
Diplo2025, Gonzato: Shqipëria përket në BE
September 8, 2025
Osmani e ambasadori i Arabisë Saudite diskutojnë për thellim bashkëpunimi
September 8, 2025
Osmani dorëzon nesër në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit
September 8, 2025
Promovohet vepra për Sali Çekajn,sjellë dimensione të shumta të komandantit
September 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paqartësi rreth dhënies së shtetësisë maqedonase oligarkut ukrainas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Paqartësi rreth dhënies së shtetësisë maqedonase oligarkut ukrainas
Rajon / Botë

Paqartësi rreth dhënies së shtetësisë maqedonase oligarkut ukrainas

Kosova Times
Last updated: 2022/11/14 at 6:10 PM
Kosova Times Published November 14, 2022
Share
SHARE

Katër institucionet që kanë dhënë mendim pozitiv për pajisjen me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, për oligarkun ukrainas, Oleksandr Onyshenko, nuk japin asnjë sqarim për opinionin se mbi çfarë baze e kanë bërë një gjë të tillë. Këto institucione i kishin rekomanduar Qeverisë pajisjen e Onyshenkos me pasaportë maqedonase.

Oligarku ukrainas, sipas Rrjetit ballkanik për gazetari hulumtuese, BIRN dhe deputetit të VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ka një dosje me precedent të rëndë penal.

Oleksandr Onyshenko është arratisur nga drejtësia në Ukrainë pas akuzave për shpëlarje parash dhe pasurim nga biznesi i gazit, por ai është sanksionuar edhe nga SHBA-ja, më 31 maj të vitit 2021, si pjesë e një rrjeti rus që kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Oligarku ukrainas, po ashtu, ka edhe shtetësi ruse.

Ai është pajisur me shtetësinë maqedonase pas vendimit të Qeverisë, më 31 maj, bazuar në rekomandimet për “dosje të pastër” që janë përgatitur nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB), Agjencia për Rini dhe Sport, Federata e Sporteve me Kuaj dhe Komiteti Olimpik Maqedonas.

Kreu i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski, është ftuar të mërkurën në seancën e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për të raportuar lidhur me atë se mbi çfarë baze ka dhënë mendim pozitiv për Onyshenkon.

Kryetari i Komisionit, deputeti Lupço Prenxhov, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se do të kërkojë nga Dimovski të sqarojë se si është e mundur që “çdo kriminel i dytë në botën të ketë pasaportë dhe shtetësi maqedonase”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha të dielën se Qeveria maqedonase do të kërkojë nga institucionet nëse kanë informacione shtesë që duhet të merren parasysh në këtë rast.

“Bëhet fjalë për sportist dhe ishin marrë të gjitha mendimet pozitive nga institucionet relevante, ashtu siç parasheh procedura dhe në bazë të këtyre mendimeve pozitive, Qeveria mori vendimin për t’i dhënë shtetësinë. Por, tani normalisht se ne, si Qeveri, do të kërkojmë hetime shtesë që të shohim nëse ka dhe informacione tjera që duhet të merren në konsideratë”, deklaroi Kovaçevski.

Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, tha për Radion Evropa e Lirë se faji në këtë rast qëndron mbi institucionet që kanë dhënë mendimin pozitiv, në veçanti mbi Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.

“Institucionet, bazuar në legjislacionin vendor, kanë të drejtë të propozojnë dhënien e shtetësisë ndonjë shtetasi të huaj, në rast se paraqet interes për shtetin për të arriturat në sfera të ndryshme, por biografia e tij duhet të hetohet me kujdes. Kjo, në veçanti, vlen për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare si institucioni më përgjegjës për sigurinë në vend. Institucionet tjera mund të japin propozime pozitive, por filtri i fundit i takon Agjencisë në fjalë”, thotë Selmani.

Sipas tij, ky rast rrënon imazhin e Maqedonisë së Veriut në kohën kur perëndimi po bën përpjekje për luftimin e ndikimeve ruse në rajon.

“Dhënia e shtetësisë oligarkut rus, pa një hulumtim paraprak mbi të kaluarën e tij hedh dyshime apo konfirmon dyshimet se brenda institucioneve të Maqedonisë së Veriut mund të ketë elemente pro-ruse”, thotë profesori Selmani, sipas të cilit, Qeveria duhet të veprojë më shpejt në verifikimin e pretendimeve dhe marrjen e një vendimi të ri.

You Might Also Like

“Regjimi i Vuçiçit në kundërsulm, Moska e mbështet atë”: Austrian Standard për Serbinë

Ish-shefi i VBA-së: Komandanti i Divizionit të 63-të të Parashutistëve u shkarkua gjithashtu, thotë se nuk do të dalë kundër popullit

Aleati i Fitz e krahasoi Ukrainën me Hamasin

Zelanda e Re: Babai që ishte në arrati për gati 4 vjet me tre fëmijët e tij gjendet i vdekur

Turqi: Sulm i armatosur në stacionin e policisë në Izmir – Dy oficerë policie të vrarë

Kosova Times November 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Finalja e Champions League më 2026 luhet në `Puskas Arena`

Kosova Times Kosova Times May 22, 2024
Gjermania e mbyll raundin si kreu i Grupit A, siguron kualifikimin edhe Zvicra
Osmani: Sportistët hapën dyer për Kosovën që si hapi askush nga politika
Ngjarjet e datës 11 prill
CPJ: Numri i gazetarëve të burgosur ka shënuar rritje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?