By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: Vazhdojnë përpjekjet për lirimin e gazetarit Gershkovich pas dënimit në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden: Vazhdojnë përpjekjet për lirimin e gazetarit Gershkovich pas dënimit në Rusi
Rajon / Botë

Biden: Vazhdojnë përpjekjet për lirimin e gazetarit Gershkovich pas dënimit në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2024/07/19 at 7:48 PM
Kosova Times Published July 19, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara po bëjnë trysni të shtuar për lirimin e gazetarit Evan Gershkovich, i cili u shpall fajtor për spiunazh dhe u dënua me 16 vjet në një burg të sigurisë së lartë në Rusi, tha të premten Presidenti Joe Biden.

“Nuk ka dyshim se Rusia e ka ndaluar padrejtësisht Evan-in. Gazetaria nuk është krim,” tha Presidenti Biden përmes një deklarate.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se ka shqetësime serioze për dënimin e gazetarit amerikan Evan Gershkovich me 16 vjet burg në Rusi.

http://199.192.21.43/2024/07/19/rusia-denon-gershkovichin-me-16-vjet-burgim/

“Gazetarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë funksionet e tyre thelbësore profesionale në një mjedis të sigurt, pa frikë nga hakmarrja, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Rusisë për të drejtat e njeriut”, thuhet në një deklaratë.

“Bëjmë thirrje për lirimin e të gjithë gazetarëve në Rusi, të arrestuar vetëm për kryerjen e detyrave të tyre”, tha Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë tha muajin e kaluar se gazetari akuzohet për “mbledhjen e informacioneve sekrete” me urdhër të CIA-s. Sipas akuzës, zoti Gershkovich po mblidhte informacion rreth Uralvagonzavod-it, një impiant rreth 150 kilometra në veri të Jakterinburgut që prodhon dhe riparon tanke dhe pajisje të tjera ushtarake.

Gazetari 32 vjeçar Gershkovich, gazeta “The Wall Street Journal” dhe qeveria amerikane kanë thënë se akuzat kundër tij janë të rreme. Ai u arrestua në mars të vitit të kaluar në qytetin e Yekaterinburg, pranë maleve Urale.

Rusia ka sinjalizuar mundësinë e një shkëmbimi të burgosurish që përfshin gazetarin Gershkovich. Por edhe nëse merret një vendim i tillë, për të shkëmbyer të burgosurit, mund të duhen muaj apo vite.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha të mërkurën në Kombet e Bashkuara se “shërbimet speciale” të Moskës dhe Uashingtonit po diskutojnë një shkëmbim të burgosurish që përfshin edhe zotin Gershkovich.

Gazetari i “The Wall Street Journal” është bir emigrantësh rusë nga ish Bashkimi Sovjetik. Ai është gazetari i parë amerikan që është arrestuar dhe u gjykua nën akuzën për spiunazh në periudhën pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Departamenti i Shtetit e ka shpallur atë person ‘të arrestuar padrejtësisht’, një vendim që e detyron qeverinë amerikane të kërkojë më ngulm lirimin e tij.

Një tjetër gazetare amerikane, Alsu Kurmasheva mbahet në burg prej tetë muajsh për shkak se nuk u regjistrua si agjente e huaj. Gazetarja që ka edhe nënshtetësi ruse, e Radios Evropa e Lirë, që ashtu si Zëri i Amerikës, është pjesë e Agjencisë Amerikane për Median Globale, mohon të ketë bërë ndonjë shkelje.

Arrestimet e amerikanëve në Rusi janë gjithnjë e më të shpeshta. Nëntë shtetas amerikanë deri më tani dihet se mbahen atje pasi tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar për shkak të luftës në Ukrainë

You Might Also Like

Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant

Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital

Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve

Trump kërcënoi Muskun se do të përballet me pasoja të rënda nëse financon Demokratët

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

TAGGED: #Evan Gershkovich, #Joe Biden
Kosova Times July 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sveçla takohet me Ballën në prag të Komitetit për migracion të paligjshëm

Kosova Times Kosova Times July 16, 2024
Dy të vdekur në Vushtrri, dorasi pas viktimës vret dhe veten
Vuçiq dhe Oreshkin diskutuan për bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë
Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin me fatalitet
Turqia dhe Bullgaria nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?