By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti takohet me ministren e Jashtme japoneze, flasin për dialogun e mundësinë e investimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti takohet me ministren e Jashtme japoneze, flasin për dialogun e mundësinë e investimeve
Lajme

Kurti takohet me ministren e Jashtme japoneze, flasin për dialogun e mundësinë e investimeve

Kosova Times
Last updated: 2024/07/19 at 8:13 PM
Kosova Times Published July 19, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, e cila po viziton për herë të parë shtetin tonë, vizitë kjo që po zhvillohet në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës dhe Japonisë. 

Ai i uroi mirëseardhje në Kosovë, në kryeqytet, në këtë vizitë historike për vendin tonë, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, ndihmën dhe rolin e Japonisë në botë, në rajonin tonë dhe Republikën e Kosovës, dhe tha se mezi pret që të diskutojnë dhe hulumtojnë bashkë mënyrat se si mund të thellojnë dhe forcojnë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

Ministrja  Kamikawa u shpreh e nderuar që është ministrja e parë e Punëve të Jashtme të Japonisë që po e viziton Kosovën. Në krye të herës së takimit bilateral, ajo shprehu falënderimin për vizitën dhe pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në funeralin shtetëror në nderim të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe. Ministrja Kamikawa theksoi se paqja dhe stabiliteti janë vendimtare për Evropën dhe se vizita e saj në rajon, fillimisht në Serbi, pastaj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe tash në Kosovë është në këtë funksion.

Gjatë takimit bilateral ndërmjet dy delegacioneve, u diskutua rreth marrëdhënieve dypalëshe, projekteve të bashkëpunimit dhe asistimit dhe mundësive për investime të kompanive japoneze, veçanërisht në sektorin e energjisë së ripërtrishme dhe në infrastrukturën hekurudhore. Kryeministri veçoi mbështetjen e Japonisë përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin dhe monitorimin e ndotjes së ajrit dhe mbështetjen për televizionin publik të Kosovës. Ai falënderoi shtetin e Japonisë për vendimin për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe atyre zyrtare, dhe për mbështetjen në fushën e mbrojtjes përmes trajnimit në Ministrinë e Mbrojtjes së Japonisë të oficerit të Forcave të Sigurisë në Kosovë. Ndër të tjerash, nënvizoi tregimin e suksesit të kompanisë japoneze Harino Mushroom, e cila është një nga fermat më të madhe të kërpudhave shiitake në Evropë, si shembull i mjedisit të përshtatshëm të të bërit biznes në Kosovë, por edhe thirrje për kompanitë tjera japoneze që të konsiderojnë Kosovën si vend atraktiv dhe të sigurt për investime, me sundim të ligjit, stabilitet institucional dhe institucione demokratike.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Kamikawa, gjithashtu diskutuan rreth çështjeve rajonale, përfshirë raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut, në kuadër të së cilit kryeministri Kurti tha se është arritur Marrëveshja Bazike, por e cila nga fillimi dhe në vazhdimësi është shkelur në mënyrë të hapur nga Serbia. Gjithashtu, biseduan mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në garantimin e paqes dhe sigurisë, dhe në shërbim të zhvillimit dhe progresit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

TAGGED: #Albin Kurti, #Yoko Kamikawa
Kosova Times July 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Agjencia maqedonase e Sigurisë pranon lëshimet në rastin e oligarkut ukrainas

Kosova Times Kosova Times November 18, 2022
‘Defender Europe’, Maqedonci takon komandantin Wegscheider
Putin dhe i dërguari i Trump biseduan për më shumë se katër orë. njoftoi Kremlini
Vuçiq: Nuk jemi shërbëtorë as të Rusisë, as të ShBA-së
Kolonizimi i Siberisë nga Yermak në shekullin e 21-të
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?