By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avionët izraelitë godasin objektiva në Jemen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Avionët izraelitë godasin objektiva në Jemen
Rajon / Botë

Avionët izraelitë godasin objektiva në Jemen

Kosova Times
Last updated: 2024/07/20 at 7:54 PM
Kosova Times Published July 20, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite njoftoi të shtunën se avionët e saj luftarakë goditën objektiva ushtarake të grupit huthi në zonën e portit Hodeidah në Jemen, në kundërpërgjigje të qindra sulmeve të bëra ndaj Izraelit gjatë muajve të fundit.

Al-Masirah TV, kanali kryesor televiziv që drejtohet nga grupi huthi, raportoi se sulmet u bënë ndaj objekteve të hidrokarbureve në këtë port dhe se pati viktima.

Banorë të Hodeidahut i thanë nëpërmjet telefonit agjencisë së lajmeve Reuters se shpërthimet dëgjoheshin në mbarë qytetin gjatë bombardimeve intensive.

Porti Hodeidah në Jemen
Porti Hodeidah në Jemen

Të premten, një dron i prodhimit iranian me rreze të gjatë veprimi goditi në qendër të Tel Avivit. Grupi paraushtarak huthi mori autorësinë e sulmit. Sipas ushtrisë izraelite dhe shërbimeve të emergjencës nga sulmi u vra një person dhe u plagosën katër të tjerë.

“Avionët e Forcave Mbrojtëse të Izraelit goditën objektiva ushtarake të regjimit terrorist të huthive në zonën e portit në Jemen, në përgjigje të qindra sulmeve të bëra ndaj shtetit të Izraelit gjatë muajve të fundit”, tha ushtria izraelite.

Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se Izraeli informoi aleatët përpara se të bënte sulmin të shtunën.

Grupi huthi i mbështetur nga Irani ka shtuar sulmet ndaj Izraelit dhe objektivave perëndimore, duke thënë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët.

Ata filluan të sulmojnë anijet perëndimore në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit, kur Izraeli sulmoi Rripin e Gazës pas sulmit vitin e kaluar të militantëve të Hamasit në Izraelin jugor.

Forcat huthi në Hodeidah
Forcat huthi në Hodeidah

“Një agresion brutal izraelit goditi godina civile, objekte të hidrokarbureve dhe centralin energjitik në Hodeidah, duke synuar të ushtrojë trysni ndaj Jemenit që të ndalë mbështetjen për Gazën… por sulmi vetëm sa do të shtojë vendosmërinë tonë, rezistencën dhe vazhdimësinë”, tha në një deklaratë në rrjetin X Mohammed Abdulsalam, kryenegociator i lëvizjes huthi.

Hamasi sulmoi qytetet izraelite në 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 persona dhe duke marrë peng në Gazë mbi 250 të tjerë, sipas përllogaritjeve të autoriteteve izraelite. Që nga ajo kohë, rreth 39 mijë palestinezë janë vrarë nga sulmi izraelit në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve të shëndetësisë në territorin e drejtuar nga Hamasi.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

TAGGED: #Avionët izraelitë, #Godasin objektiva, #Jemen
Kosova Times July 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Policia e Shqipërisë: Gjashtë drejtues të MEK-ut nën hetime

Kosova Times Kosova Times June 21, 2023
Bajrami: LDK ka qenë në vullnetin e mirë në formimin e institucioneve
Kurti në përurim të çerdhes: Fëmijët e tashmja dhe e ardhmja e shtetit
Publikohet në Gazetën Zyrtare aktgjykimi i Kushtetueses
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 36°C
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?