By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
December 10, 2025
Moti në Shqipëri kryesisht i kthjellët
December 10, 2025
Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…
December 10, 2025
Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…
December 10, 2025
Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E drejta për abort dhe debatet në Partinë Republikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > E drejta për abort dhe debatet në Partinë Republikane
Rajon / Botë

E drejta për abort dhe debatet në Partinë Republikane

Kosova Times
Last updated: 2024/07/21 at 5:14 PM
Kosova Times Published July 21, 2024
Share
SHARE

Gjatë Kuvendit Kombëtar Republikan delegatët miratuan programin e partisë ku ndalimi i të drejtës për abort nuk zë një vend të rëndësishëm, një kontrast i thellë me qëndrimet e mëparshme të partisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, i cili ndoqi punimet e Kuvendit njofton se ky qëndrim zyrtar më i butë për të drejtat riprodhuese synon ta bëjë kandidatin e tij Donald Trump më tërheqës për votuesit e pavendosur.

Republikanët mbërritën në Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki në mbështetje të ish-presidentit Trump si asnjëherë më parë, pas atentatit ndaj tij.

Por debatet mes tyre vijuan për një për një nga politikat konservatore: e drejta për abort.

Miratimi i programit të partisë në një votim me zë, pa debat, zhgënjeu shumë republikanë që mbështesin një ndalim të rreptë të abortit, ndërsa të tjerë kanë një qëndrim më pragmatik.

“Nuk duhet të jetë një vendim: gjithçka ose asgjë. Dhe ne nuk do të fitojmë zgjedhjet nëse ky është qëndrimi ynë. Pra, duhet të bëjmë pak kompromis. Do të marrë kohë”, thotë Sheila Klopp një votuese katolike, e cila pranon se ndërsa disa aktivistë republikanë kërkojnë një ndalim total të abortit, shumë politikanë republikanë duhet të moderojnë qëndrimin e tyre kundër abortit për t’u zgjedhur.

Ish-kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy i tha Zërit të Amerikës se ai është ‘100 për qind pro jetës’, por se një qasje më e butë është një domosdoshmëri politike.

“A duhet të mos pajtohemi me disa amerikanë që janë në anën tjetër, pro abortit? Po do ta bëjmë. Por a duhet të jetë një çështje që na çon në pikën tonë të thyerjes? Absolutisht jo”, thotë ai.

Kandidati republikan për president Donald Trump, të paktën përkohësisht ka zgjedhur të bëjë politikë dhe të lërë mënjanë retorikën e vijës së ashpër për çështjen e abortit.

“Unë mendoj se ai është miqësor me çështjen e jetës, kundër abortit dhe mendoj se ne do të jemi në gjendje të bëjmë përparim nën udhëheqjen e tij të ardhshme”, thotë Steve McKee, nga Fondacioni “Heritage”.

Tek republikanët ka një optimizëm se nëse zoti Trump merr një mandat të dytë ai mund të nënshkruajë një projekt-ligj që vendos një ndalim kombëtar të abortit.

“Duke folur vetëm për veten time, personalisht prirem të shikoj më shumë historinë sesa retorikën e fushatës. Dhe mendoj se kur kemi të bëjmë me kandidatë që kanë qenë në detyrë më parë, kemi shumë për të punuar”, thotë Noelle Huizenga, ish punonjëse në Shtëpinë e Bardhë.

Kandidati me të cilin lëvizja pro-jetës ka punuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës kur zoti Trump ishte president nuk do të jetë më, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në nëntor. Si nënpresident, Mike Pence trumbetonte vazhdimisht mesazhin kundër abortit.

Ndërsa kandidati për nënpresident i zotit Trumpit këtë vit, J.D. Vance, kundërshtoi amendamentin e të drejtave të abortit të shtetit të tij vitin e kaluar, por ka të ngjarë që ai të mos sjellë në Shtëpinë e Bardhë të njëjtin pasion ndaj kauzës, si zoti Pence.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…

Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…

Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030

CNN: Higgins fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Miami, fitorja e parë demokrate në 30 vjet

TAGGED: #Aborti, #Republikanët, #ShBA
Kosova Times July 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse ishte kaq vdekjeprurës tërmeti në Indonezi?

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
Amerika konfirmon: Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, ju bëjmë thirrje të dorëzoni armët
Cana: Duhet zemër shqiptari, s’kemi asgjë të humbim
Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës
Britanezët i dhurojnë policisë pajisje elektronike në vlerë 10 mijë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?