By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Daçiç: Staroviç më tha se nuk foli për Kosovën dhe sanksionet kundër Rusisë siç u shfaq në media
July 27, 2025
Franca anuloi urdhrin për arrestimin e Bashar al-Assad
July 27, 2025
Një person akuzohet për përdhunimin e një deleje, një pele dhe një pule të ngordhur. Ai rrëfeu gjithçka
July 27, 2025
Zjarr i ri i madh pyjor në Turqi, evakuohen 1300 persona
July 27, 2025
36 milionë italianë shkojnë ne pushime verore, 88% e tyre do të qëndrojnë në Itali
July 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Siguria në udhëkryq të madh!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Siguria në udhëkryq të madh!
Opinion

Siguria në udhëkryq të madh!

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 7:57 AM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Vite më parë e pyeta një kryetar komune, si po ju shkojnë punët? Ai ma ktheu kështu; “kurrqysh hiq, na ka fshi UDB-ja përpara”! Asokohe nuk më bëri shumë përshtypje përgjigja e kryetarit, sa po më bën tani përshtypje deklarata e ministres së drejtësisë, “Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”!

Paguhen më së miri pa e bërë asnjë punë të mirë për vendin

KPK dhe KGJK janë dy institucionet më të paguara dhe më (jo) profesionale në vend. Këto dy institucione të “pavarura” në radhë të parë duhet të respektojnë legjislacionin aktual në fuqi, por edhe t’i ndjekin të gjithë ata që nuk e respektojnë atë në nivel vendi. Qeveria i propozon ligjet, Kuvendi i miraton, kurse prokuroria dhe gjyqësori duhet të kujdesen për implementimin e ligjeve dhe t’i sanksionojnë të gjithë ata (ato) që nuk e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet që dalin prej saj.

Deklarata e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, “Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës” duhet hetuar nga prokuroria e shtetit, pasi kjo paraqet shqetësim dhe rrezik të madh për vendin pas arratisjeve të fundit nga burgjet e Kosovës dhe jo vetëm.

Nëse vërtetë ka ardhur puna deri aty, që vendet më të sigurta të kontrollohen nga një shtet tjetër, në këtë rast nga Serbia, atëherë shtrohet pyetja çfarë mund të ndodhë në jetën e qytetarëve në shtetin e pakontrolluar nga organet shtetërore!

Çka na duhen institucionet që nuk e kryejnë punën për të cilën paguhen më së miri në vendin tonë. Segmentet e sigurisë të politizuara dhe të kontrolluara nga grupet e interesit që nuk i përgjigjen askujt, që nuk raportojnë asnjëherë në Kuvend, bëjnë çfarë donë e nuk e bëjnë atë për të cilën paguhen, atëherë shtetin e kontrollon dreqi, ndërsa qytetarët detyrohen t’iu kthehen ligjeve kanunore për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre!

Në shtetin ku drejtësinë e ndanë “maliqi e jo ligji”, jo vetëm që nuk bëhet fjalë për drejtësi, qytetarët i frikohen drejtësisë, kurse pushtetarët dhe të fortët e politikës i gëzohen situatës anarkike!

Në shtetet e lira dhe demokratike, kur shteti sfidohet para korrupsionit dhe krimit të organizuar, të parët që duhet dhënë llogari janë ministri i punëve të brendshme dhe ministri i drejtësisë. Por tek ne as njëri dhe as tjetri nuk e mendojnë dorëheqjen si akt moral para qytetarëve të vendit!

Mos reagimi institucional i qeverisë pas deklaratës skandaloze të ministres së drejtësisë, lë për të nënkuptuar pasigurinë e lartë të jetës së qytetarëve në Kosovë!

Ndodhë pikërisht kështu për faktin se janë të mbrojtur dhe të privilegjuar nga shefi i tyre (kryeministri), ndërsa këtij të fundit sikur nuk i bën përshtypje siguria e vendit sa i bën përshtypje perceptimi i qytetarëve karshi politikës populliste që ai e promovon përmes video-mesazheve larg qytetarëve të vendit!

Promovimin e ‘Liqenit të Ujmanit’ nga ana e kryeministrit Kurti, si vend i sigurt dhe atraktiv për freskimin e qytetarëve në këto ditë të nxehta vere e prishi eksplodimi i fundit jo shumë larg vendit ku po laheshin në grup i vogël i qytetarëve.

Për fund, shtrohet pyetja logjike, nëse “Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”, kush e siguron freskimin e lirë dhe jetën e qytetarëve në pjesën veriore të vendit, Policia e Kosovës apo organet e shtetit të Serbisë?!

You Might Also Like

Në politikë nuk ka kohë për gjumë- kur lind dielli fillo vrapin

Absurde nga Presidentja që kërkon ‘MASË TË PËRKOHSHME’ nga Gjykata kushtetuese nga abuzimet e deputetëve

Letër e hapur Gjykatës Kushtetuese

Kombet dhe shtetet krijohen duke i shkatërruar dogmat e tipit të totalirizmit komunist

“Kufiri Administrativ”: Një kthesë e rrezikshme për Sovranitetin e Kosovës!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Reduktohen esencialisht aktivitetet e punës në Prokurorinë e Apelit dhe atë Themelore të Prishtinës

Kosova Times Kosova Times October 21, 2022
Oda e përbashkët ekonomike nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv në Kosovë
Vazhdojnë luftimet në Sudan
Ulutas takon Kurtin: Koordinimi i institucioneve me KFOR, kyç për sigurinë
Si të përballemi me fuqinë e butë ruse?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?