By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
OVL e UÇK-së reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK-së
June 8, 2025
Qofte kungulli me perime dhe erëza (vaj i ftohtë)
June 8, 2025
Mus qershie freskues
June 8, 2025
Kungulleshka nga furra me djathë dhe salcë majonezë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli urdhëron evakuimin e një zone humanitare në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli urdhëron evakuimin e një zone humanitare në Gazë
Rajon / Botë

Izraeli urdhëron evakuimin e një zone humanitare në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 2:18 PM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite urdhëroi civilët që të evakuohen përkohësisht nga një pjesë e zonës humanitare në Gazën jugore, përpara, siç tha, një “operacioni të dhunshëm” kundër grupeve të armatosura palestineze.

Ushtria tha se ka pasur “aktivitete të shumta terroriste dhe gjuajtje me raketa” nga lagjet lindore të qytetit Kan Jonis, dhe u kërkoi banorëve të shkonin në zonën humanitare al-Mavasi.

Palestinezët raportuan se njoftimi u pasua me sulme intensive ajrore nga Izraeli në dhe rreth Kan Jonisit.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës – e cila udhëhiqet nga Hamasi, grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – tha se të paktën 14 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra, u vranë.

Ajo, gjithashtu, u bëri thirrje banorëve që të dhurojnë gjak në spitalin Naser, në perëndim të Kan Jonisit, për të ndihmuar në trajtimin e numrit të lartë të pacientëve.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi i pari Izraelin në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer sulme intensive në Gazë – enklavë e populluar me palestinezë, që kontrollohet nga Hamasi.

Sipas autoriteteve në Gazë, mbi 39.000 njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i luftës.

Në dy javët e fundit, Izraeli ka kryer disa sulme vdekjeprurëse në zonat humanitare, për të cilat ka thënë se kanë pasur në shënjestër luftëtarët palestinezë që veprojnë atje.

Më 13 korrik, Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se më shumë se 90 njerëz janë vrarë në një sulm izraelit në zonën humanitare al-Mavasi.

You Might Also Like

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant

TAGGED: #Evakuim, #Gazë, #Izrael
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Kjo erëz e lirë dhe e fuqishme bën mrekulli kundër parazitëve: Merreni me stomakun bosh dhe shpëtojeni veten nga sëmundja

Kosova Times Kosova Times August 27, 2024
Horoskopi ditor për 11 gusht
Pa fitues në Gjilan
Anija ruse e spiunazhit është parë pranë aeroplanmbajtëses amerikane në Norvegji
Ekspertët: Mamografia të fillojë në moshën 40 vjeçare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?