Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi Kishën Katolike në Ferizaj, restaurimi i së cilës pritet të përfundojë në fund të këtij muaji.
Teksa pa nga afër punimet e kryera gjatë fazës së dytë, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se restaurimi, krahas Kishës, përfshin investime në kompleksin e saj në tërësi, në oborr dhe kuvendin e motrave të nderit.
“Kisha katolike nuk ka qenë vetëm objekt lutje edhe besimi, por njëkohësisht edhe solidariteti dhe ndihme”, tha ai, njofton Kryeministria.
Vlera e gjithmbarshme e këtij investimi në Kishën Katolike të Ferizajt, e cila këtë muaj mbush 100 vjet, është 1.78 milionë euro.


