By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët për sfidat përballë demokratëve pas tërheqjes së Presidentit Biden nga gara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Analistët për sfidat përballë demokratëve pas tërheqjes së Presidentit Biden nga gara
Rajon / Botë

Analistët për sfidat përballë demokratëve pas tërheqjes së Presidentit Biden nga gara

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 6:59 PM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Pas javësh të tëra spekulimesh dhe trysnisë së vazhdueshme nga Partia e tij Demokratike, vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden që t’i jep fund fushatës së tij për t’u rizgjedhur president dhe që ta përkrahë nën-Presidenten Kamala Harris si pasardhëse të tij nxiti reagime të forta në tërë vendin. Tërheqja e zotit Biden nga gara i jep drejtim të ri garës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë.

“Çështja më e rëndësishme është nëse Kamala Harris, një demokrate me prirje liberale nga Kalifornia, do të ketë peshë elektorale në vendet si Miçigani, Pensilvania dhe Uiskonsin, ku demokratëve u duhet të fitojnë për ta siguruar presidencën,” deklaroi analisti Gary J. Schmitt nga Instituti “American Enterprise”.

Profesori për media dhe çështje publike, Peter Loge nga Universiteti “George Washington” është i mendimit që zonja Harris do të përballet me një betejë të mundimshme vetëm katër muaj para zgjedhjeve.

“Anketat pjesërisht po tregojnë që shumica e njerëzve nuk e njohin nën-presidenten Harris. Ajo është zgjedhur dy herë në nivel shtetëror në Kaliforni. Është shumë e mençur. Është prokurore. Ajo ka garuar në nivel vendi me Presidentin Biden si nën-presidente, andaj e ka të qartë se çfarë po bën. Demokratët kryesisht e njohin, por ajo nuk e ka profilin kombëtar siç e kanë Presidenti Trump apo Presidenti Biden.”

Zonja Harris është zotuar që “do të bëjë çdo gjë në fuqinë e saj” për ta bashkuar Partinë Demokratike dhe kombin për ta mundur zotin Trump në nëntor.

Ajo mori mbështetjen e kolegëve demokratë, përfshirë nga ata që mund ta sfidojnë emërimin e saj në Kuvendin Kombëtar Demokratik, që do të mbahet në Çikago në gusht.

Por sipas zotit Schmitt, rezultati nuk është punë e kryer.

“Ndoshta Kuvendi nuk duhet të jetë tërësisht i hapur ngase pastaj mund të shndërrohet në arenë që përçan partinë në vend se të bashkohet prapa një kandidati të vetëm. Në anën tjetër, sigurisht ka shumë strategë demokratë që kanë dyshime nëse Kamala Harris është me të vërtetë zgjidhja më e mirë,” thotë ai.

Edhe para debatit të muajit të kaluar me rivalin e tij republikan Donald Trump, që u bë shkak për trysninë publike për t’u tërhequr nga gara zgjedhore, Presidenti Biden çalonte prapa zotit Trump në anketat me votues.

Paraqitja e tij e brishtë dhe konfuze nxiti shqetësim në mesin e kongresistëve demokratë dhe udhëheqësve të tjerë me ndikim të partisë, që zoti Biden, presidenti 81 vjeçar, jo vetëm që mund të humbë zgjedhjet kundër zotit Trump, por mund të ndikojë në humbjen e kandidatëve të tjerë demokratë në garat e rëndësishme zgjedhore për Kongres dhe Senat.

You Might Also Like

VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale

Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”

Putini e gjeti veten në një situatë të pazakontë: Një robot kërceu para tij, gjithçka monitorohej nga truprojat

Meloni tërbohet pasi salcat belge shiten si italiane në parlamentin e BE-së

Lufta hibride e Rusisë në Evropë po përshkallëzohet. “Jemi vetëm pak minuta larg një incidenti me shumë vdekje”

TAGGED: #Joe Biden, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Fluturimet, Shqipëria e para në Evropë për rritjen e numrit e udhëtarëve

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
BE-ja kërkon që Kina të bindë Moskën të respektojë sovranitetin e Ukrainës
Horoskopi ditor për 28 Janar
Si mbeti Bullgaria pa kryeprokuror
Melinda French Gates do të dhurojë 1 miliard dollar në mbështetje të të drejtave të grave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?