By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Supë kremoze me kungull me një shije të parezistueshme
November 2, 2025
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajrami sfidon ‘shefen e nëntokës së VV’ Mihalin: Po e pyes për disa çështje të thjeshta
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bajrami sfidon ‘shefen e nëntokës së VV’ Mihalin: Po e pyes për disa çështje të thjeshta
Lajme

Bajrami sfidon ‘shefen e nëntokës së VV’ Mihalin: Po e pyes për disa çështje të thjeshta

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 10:49 PM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes Dejona Mihali, janë përfshirë në debat mes vete në rrjete sociale.

Reagimet e vazhdueshme të kontrollit të fakteve nga ish ministrja Bajrami rreth pretendimeve të partisë në pushtet kanë nxjerrë në fushëbetejë edhe artilerinë e rëndë të VV’së, Dejona Mihalin, për t’iu kundërvënë. Ajo kishte thumbuar LDK e PDK se po keqpërdorin Hykmete Bajramin e Vlora Çitakun, për të dalë me qëndrime që nuk i besojnë as vet.

Ajoo po i referohej kritikave të opozitës rreth miratimit të liberalizimit të vizave nga BE-ja për qytetarët serbë të Kosovës që pajisen me dokumente nga autoritetet ilegale serbe. Mihali kishte mohuar përgjegjësinë e qeverisë dhe mundësinë e veprimit më tepër sesa që kishin bërë sipas saj.

Në një atmosferë elektorale replika e Bajramit ishte e egër e direkte.

“Dy-tri fjalë për zyrtaren e pushtetit që kurdisë gjithçka në partinë në pushtet dhe në shtet
Shefja e nëntokës së Vetëvendosjes që kontrollon çdo punësim, çdo llajk në Fb të anëtarësisë së VV-së, që analizon dhe gjykon çdo paraqitje publike të deputetëve të pushtetit, që mbikëqyrë ministrat se cili po ia shpërndanë më shumë statuset shefit, më paska përmendur emrin.
Logjikën e partisë në pushtet e paska projektuar edhe te LDK-ja kur është puna e zbërthimi i mashtrimeve të pushtetit.
Ja bëj me dije zonjës se një nga shumë arsyet pse jam në LDK është se asnjëherë deri me sot askush kurrë as nuk me ka shkru tekst, as nuk me ka tregu kur me reagu e çka me folë – s’ka Dejonë te ne.”

Duke vazhduar të theksojë dështimet e qeverisjes e posaçërisht në krahasim me premtimet e mëdha, Bajrami e ktheu debatin aty pikërisht. Llogaridhënie e përgjegjësi.

“Por, meqë kontrollon gjithçka në pushtet e shtet, zyrtaren e nëntokës së Vetëvendosjes, e cila s’ka kërkuar asnjëherë votë nga qytetarët por gëzon pushtet të madh, po e pyes për disa çështje të thjeshta. I ka hija të sqarojë sepse ka pushtetin mbi partinë, mbi deputetët e mbi agjencitë e pavarura:

Kur po i ndërtoni 160 çerdhe?
Kur po i ndërtoni 4000 banesa?
Kur po e zvogëloni çmimin e energjisë që e keni rritur disa herë?
Kur po e ulni çmimin e bukës, vajit, sheqerit etj?
Kur po e përfundoni rrugën për Podujevë?
Kur po e përfundoni rrugën tjetër për Gjilan?
Kur po e nisni një projekt të ri tash kur keni edhe pak muaj në pushtet?
Çka ke me thanë për dështimin në Këshill të Evropës?
Ku janë njohjet e reja?
Kur po i ndalni tenderët njëburimor që janë burim korrupsionit?
Çka është duke ndodhur me rastin e Martin Berishajt që vazhdon të jetë nën hetime?
Çka ke me thanë për qindra mijëra euro që ministri i kulturës ju dha familjarëve?
Çka po ndodh me Nagip Krasniqin?
Çka paska ndodhur sot me punësimet mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes?
Pasiqë nuk paska dorë Qeveria në liberlaizim, pse po lavdëroheni për liberalizim që ka ndodhë me 1 janar 2024?
Pse sot BE njohu pasaporat ilegale të serbëve të Kosovës, sepse nuk i ka njohur as kur i ka dhënë liberlaizimin Serbisë dhe as kur i ka dhënë liberlaizimin Kosovës?
A do të thotë kjo që sot filloj zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit rë Ohrit?
Apo ka fillu jetësimi i Asociacionit?
Çka u bë me sovranitetin e shtrirë në Veri?
A po e kuptoni çfarë dëmi i keni bë Kosovës?”.

Bajrami ka shkruar se ky me gjasë do të jetë fund i këtij debati pasi siç la të nënkuptohet nuk do të ketë mundësi të përgjigjen.

“Ky do të jetë reagimi im i fundit ndaj zonjës derisa të japë përgjigje për këto dhe shumë pyetje tjera!”.

You Might Also Like

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik

Mot sot me diell sot

Moti në Shqipëri i kthjellët temperatura deri 25° Celsius

TAGGED: #Dejona MIhali, #Hykmete Bajrami
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ambasada Gjermane kërkon të mos politizohet rasti i sotëm i FSK-së në veri

Kosova Times Kosova Times July 29, 2025
PDK kërkon mandat të ri në Han të Elezit, premton projekte
Mësoni si të bëni lehtësisht salcën holandeze
Fillon viti i ri shkollor në Kosovë
Delegacioni i FFK-së bën homazhe në Prekaz
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?