By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë
August 8, 2025
Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik
August 8, 2025
Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut
August 8, 2025
Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit
August 8, 2025
Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani kundër vendimit për heqjen e vizave për serbët e Kosovës: Mbështet strukturat ilegale serbe dhe bie në kundërshtim me Kushtetutën tonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani kundër vendimit për heqjen e vizave për serbët e Kosovës: Mbështet strukturat ilegale serbe dhe bie në kundërshtim me Kushtetutën tonë
Lajme

Osmani kundër vendimit për heqjen e vizave për serbët e Kosovës: Mbështet strukturat ilegale serbe dhe bie në kundërshtim me Kushtetutën tonë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 10:56 PM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Këshilli i Bashkimit Evropian mori vendim për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Presidentja Vjosa Osmani shprehet kundër këtij vendimi duke theksuar se diçka e tillë  dëmton Kosovën dhe karakterin multientik të saj.

Në një përgjigje me shkrim, presidentja Osmani vlerëson se “legjitimimi i këtyre pasaportave të jashtëligjshme nga BE-ja, saboton procesin e integrimit të komunitetit serb në Kosovë”.

“Vendimi i Këshillit të BE-së sot që të përfshihen në listën e bardhë Schengen, përkatësisht të lejohet qarkullimi pa viza për qytetarët tanë me pasaporta të jashtëligjshme serbe të lëshuara në Kosovë, dëmton qytetarët tanë, Kosovën dhe karakterin multientik të saj si dhe vetë BE-në. Legjitimimi i këtyre pasaportave të jashtëligjshme nga BE-ja, saboton procesin e integrimit të komunitetit serb në Kosovë, e në veçanti në një periudhë kur një numër i madh i qytetarëve të etnisë serbe në Kosovë po pajiseshin me pasaporta të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, ky vendim ndikon negativisht në shtrirjen e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën dhe për të gjithë qytetarët e saj. Për më tepër, këto dokumente që përmbajnë informacione të paverifikuara, mund të barten nga persona që mund të cenojnë drejtpërdrejt rendin dhe sigurinë edhe në BE”, tha Osmani për Express.

Tutje, ajo u shpreh se “Republika e Kosovës nuk merr asnjë përgjegjësi për shkeljet që bartësit e këtyre dokumenteve të jashtëligjshme mund të bëjnë në zonën Schengen”.

Sipas Osmanit, vendimi i Këshillit të BE-së, “mbështet strukturat dhe prezencën ilegale të Serbisë në Kosovë dhe bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe me standardet e vetë BE-së në fushën e sundimit të ligjit”.

Presidentja shton se “Kosova për këtë vendim nuk është konsultuar fare, megjithëse institucionet tona i kanë dërguar vazhdimisht argumentet tona pse ky vendim është i dëmshëm”.

“Ky vendim i BE-së, ligjërisht është i pazbatueshëm në Kosovë, ndaj pasojat e tij nuk mund t’i marrë Kosova dhe institucionet e saj, sikurse as përgjegjësinë juridike dhe atë politike”, tha ajo.

“E drejta e lirisë së lëvizjes duhet të ekzistojë gjithnjë, por jo në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës si dhe përpjekjeve e angazhimit tonë për sundim të ligjit në çdo cep të Kosovës”, përfundoi ajo.

Këshilli i ministrave i Bashkimit Evropian i përfshiu në liberalizimin e vizave për në zonën Shengen edhe serbët me vendbanim në Kosovë, por që mbajnë pasaporta të lëshuara nga Serbia. Ky vendim i BE-së, nxiti reagimin e qeverisë së Kosovës, e cila tha se pasaportat e serbëve të Kosovës të lëshuara nga autoritet e Serbisë, për Kosovën vazhdojnë të jenë të pavlefshme dhe si të tilla janë ilegale.

You Might Also Like

Krasniqi: Fitore për Kushtetutën, humbje për Vetëvendosjen

Nga e hëna fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet

Qeveria në detyrë miraton vendime për urën mbi Ibër dhe shërbimet e ujit

Dhuna ndaj të miturës trondit vendin, KOMF kërkon reagim urgjent

Osmani dhe ambasadori turk flasin për thellimin e bashkëpunimit bilateral

TAGGED: #Heqja e vizave për serbët, #Vjosa Osmani
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

NATO lëshon deklaratë me mesazhet kryesore të Ruttes në Kosovë dhe Bosnje

Kosova Times Kosova Times March 12, 2025
Presidentja Osmani sot i adresohet Kuvendit të Kosovës
Burri në Pejë s’e lë rehat ish gruan, e kërcënon pas seancës: “Shpirtin kom me ta marrë’
Emiliano Martinez, portieri më i mirë
Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kievi nuk duhet t’i trajtojë aleatët “si Amazon”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?