By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës
December 13, 2025
UNESCO vlerëson kuzhinën italiane si ‘trashëgimi kulturore jo materiale`
December 13, 2025
OVL-UÇK-së falënderon pjesëmarrësit e protestës se sotme ne Shkup
December 13, 2025
Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg
December 13, 2025
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamasi bën marrëveshje për unitet me rivalët palestinezë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hamasi bën marrëveshje për unitet me rivalët palestinezë
Rajon / Botë

Hamasi bën marrëveshje për unitet me rivalët palestinezë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/23 at 12:40 PM
Kosova Times Published July 23, 2024
Share
SHARE

Hamasi – grup i shpallur terrorist nga ShBA-ja dhe fuqi të tjera – njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje në Pekin me organizatat e tjera palestineze, për të punuar së bashku për “unitetin kombëtar”.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i cili priti zyrtarin e lartë të Hamasit, Musa Abu Marzuk, të dërguarin e Fatahut, Mahmud al-Aloul, dhe emisarë nga 12 grupe të tjera palestineze, tha se ata kanë rënë dakord për të krijuar një “qeveri të përkohshme të pajtimit kombëtar”, për të qeverisur Gazën e pasluftës.

“Sot, ne nënshkruam një marrëveshje për bashkim kombëtar. Jemi të përkushtuar për të dhe bëjmë thirrje për të”, tha Abu Marzuk pas takimit me Wangun dhe të dërguarit e tjerë.

Njoftimi vjen më shumë se nëntë muaj pas shpërthimit të luftës në enklavën e Gazës – të kontrolluar nga Hamasi.

Shkas për këtë është bërë një sulm i Hamasit në Izrael, më 7 tetor, i cili ka lënë të vrarë afro 1.200 njerëz – shumica civilë.

Atë ditë, grupi ka marrë peng edhe mbi 250 njerëz – prej të cilëve 116 mbeten në Gazë, ndërsa të tjerët ose janë liruar, ose janë vrarë.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, sulmet hakmarrëse të Izraelit në enklavë kanë lënë të vrarë mbi 39.000 njerëz – kryesisht civilë – që nga nisja e luftës.

Kina ka bërë përpjekje të luajë një rol ndërmjetësues në këtë konflikt, i cili është bërë edhe më i ndërlikuar për shkak të rivalitetit midis Hamasit, i cili kontrollon Gazën, dhe Fatahut, i cili qeveris pjesërisht Bregun e pushtuar Perëndimor.

Në fund të takimit, Wang tha se grupet u zotuan për “pajtim”.

“Pika më e spikatur është dakordimi për të formuar një qeveri të përkohshme në Gazën e pasluftës”, tha Wang pas nënshkrimit të marrëveshjes në Pekin.

“Pajtimi është një çështje e brendshme për fraksionet palestineze, por, në të njëjtën kohë, ai nuk mund të arrihet pa mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar”, shtoi ai.

Kina është mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

You Might Also Like

Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg

SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin

Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës

LIVE/ Nga protesta ne Shkup, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës

TAGGED: #Kinë, #Marrëveshje për unitet, #Rivalët, Hamasi
Kosova Times July 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla dhe Kusari-Lila takojnë ligjvënësit e miqësisë Kanada-Kosovë

Kosova Times Kosova Times May 30, 2024
Stoltenberg: Dhuna po e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin, të ndërmerren hapa konkretë për shtensionim të situatës
Një përkufizim i ri i luksit: Koleksioni Autograph i Domes of Elounda është ëndrra e çdo familjeje
Evropa gjithnjë e më shumë po u bën thirrje vendeve të NATO-s që të përgatiten për luftë me Rusinë
IHMK: Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?