By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Së paku dy persona të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Së paku dy persona të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
Rajon / Botë

Së paku dy persona të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/24 at 1:32 PM
Kosova Times Published July 24, 2024
Share
SHARE

Sulmet me granata dhe raketa të ushtrisë ruse në disa rajone të Ukrainës lanë së paku dy persona të vrarë, plagosën disa dhe dëmtuan infrastrukturën në portin e Danubit, Izmajill, njoftuan zyrtarët rajonalë të mërkurën.

Një grua e moshuar u vra në qytetin jugor të Hersonit, sipas administratës ushtarake rajonale.

“Ushtria ruse goditi një ndërtesë banimi në qarkun Dnjepër të Hersonit. Fatkeqësisht, një grua 77-vjeçare u vra dhe trupi i saj u gjet nën rrënojat e shtëpisë së saj”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Telegram.

Disa sulme me raketa në Harkiv – qytetin e dytë më të madh të Ukrainës – vranë së paku një civil, bëri të ditur kryebashkiaku Ihor Terekhov.

Oleh Kiper, guvernator i rajonit jugor të Odesës, tha se se dronët rusë goditën zonën e portit të Danubit, Izmajill, i cili është i rëndësishëm për eksportet e grurit të Ukrainës.

“Infrastruktura e portit dhe një ndërtesë banimi janë sulmuar nga rusët”, shkroi Kiper në Telegram dhe shtoi se tre persona janë plagosur.

Kiper tha se sulmi dëmtoi disa instalime të portit dhe shkaktoi flakë, të cilat i shuan zjarrfikësit.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan tre dronë ukrainas mbi rajonin e Belgorodit.

Ukraina – infrastruktura civile dhe energjetike e së cilës është shkatërruar nga sulmet ruse me raketa dhe dronë – është duke sulmuar javëve të fundit instalimet e rafinerisë së naftës në Rusi, si dhe objektet e tjera për prodhimin e karburanteve, të cilat punojnë për ushtrinë ruse.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

TAGGED: #Dy persona të vrarë, #Harkiv, #Sulmet ruse, #Ukrainë
Kosova Times July 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri-Beqa: Pjesëmarrja e Kosovës në CEFTA e rëndësishme, por e vonuar

Kosova Times Kosova Times October 9, 2024
Nënës së dyshuar të fëmijëve, Shoigu, iu hoq leja e qëndrimit në Lituani
Për 24 orë u ngritën 53 aktakuza ndaj 62 personave për vepra të ndryshme
Çfarë nënkupton për luftën në Ukrainë vdekja e Prigozhinit?
Millosavleviq: Pa `Mirëdita-Dobar dan`, nuk ka paqe në rajon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?