By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po i përgjigjet industria e mikpritjes transformimit të turizmit në Arabinë Saudite
January 31, 2026
E shijshme! Recetë për supë pule të bërë në shtëpi që lufton gripin dhe ftohjet
January 31, 2026
Copa toni nga një konservë: 5 ide për pjata të shijshme që nuk do t’ju marrin shumë kohë
January 31, 2026
“IA na ka bllokuar në majë të malit”: Këshilla të rrezikshme të IA-së që mund t’ju prishin udhëtimin
January 31, 2026
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fshehu pasurinë, tjetër proces gjyqësor për ish kryebashkiakun Tushe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fshehu pasurinë, tjetër proces gjyqësor për ish kryebashkiakun Tushe
Rajon / Botë

Fshehu pasurinë, tjetër proces gjyqësor për ish kryebashkiakun Tushe

Kosova Times
Last updated: 2024/07/24 at 6:57 PM
Kosova Times Published July 24, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish kryebashkiakun socialist të Lushnjës Fatos Tushe, nën akuzën e fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë. Ky është procesi i dytë gjyqësor ndaj zotit Tushe, i dënuar më herët me 5 vjet burg, me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për “Shpërdorim detyre” në dy raste, edhe atë për “Shkelje të barazisë në tenderë”.

Ai u arrestua në korrik të vitit 2021, nën dyshimet për favorizimin e një kompanie në garën për rehabilitimin e një kanali kullues, lejimin e një ndërtimi pa leje dhe abuzim me fondet e karburantit të Bashkisë. Bashkë me të, u arrestuan dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit vendor e disa biznesmenë, ndërsa disa muaj më vonë u arrestua dhe nënkryetari i Bashkisë, dhe drejtori i Prokurimeve.

Prokuroria e Posaçme nisi ndaj tij dhe një hetim pasuror. Me kërkesë të saj, në shkurt të këtij viti, gjykata vendosi sekuestron preventive ndaj një apartamenti në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas njoftimit të sotëm të Prokurorisë, vihet në dukje se “në deklaratën e interesave të viteve 2017, 2018, 2019, 2020, apo në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra, të vitit 2021, nuk ka deklaruar asnjë shpenzim të kryer për blerje/porositje të apartamentit me sipërfaqe totale 82.33 m2, apo dhe për punime dhe mobilime”, vlera e të cilave përllogaritet në mbi 2.2 milionë lekë. Sipas hetimit , zoti Tushe “edhe pse është pronar “de facto” i apartamentit në qytetin e Vlorës, në Lungomare në vazhdimësi e ka fshehur këtë pasuri”.

Prokuroria e Posaçme, bën të ditur po ashtu se ish kryebashkiaku i Lushnjës, nuk ka deklaruar as marrjen e një huaje, apo dhe investimin e kryer për blerjen e dy automjeteve, për një total prej afro 47 mijë eurosh.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Fatos Tushe, #Fshehu pasurinë, #Tjetër proces gjyqësor
Kosova Times July 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KMDLNJ-Mehajt: Ku do t’i strehosh 5 mijë refugjatët nga Ukraina

Kosova Times Kosova Times February 15, 2023
OSBE: Do ta luftojmë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje
Pas 40 vjetësh, inaugurimi presidencial në ShBA bëhet brenda Kapitolit 
E ndëshkuar nga BE-ja, çka e pret Kosovën?
Vdes në QKUK personi që u aksidentua disa ditë më parë në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?