By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paçarizi: RTK nuk ka nevojë të mbrohet e as të sulmohet nga pushteti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Paçarizi: RTK nuk ka nevojë të mbrohet e as të sulmohet nga pushteti
Lajme

Paçarizi: RTK nuk ka nevojë të mbrohet e as të sulmohet nga pushteti

Kosova Times
Last updated: 2024/07/24 at 11:56 PM
Kosova Times Published July 24, 2024
Share
SHARE

Rrahman Paçarizi, profesor universitar dhe analist politik, në ‘Lajmet e fundit’, ka folur për zhvillimet politike në vend, si dhe për mediat dhe sfidat e tyre, veçmas lidhur me situatën rreth RTK-së pas publikimit të lajmit të djeshëm marrë nga ‘Slobodna Bosna’.

Sipas tij, sulmet ndaj RTK-së janë thuajse normale, sepse bëhet fjalë për një medium publik, i cili financohet nga qytetarët e Kosovës dhe ndaj të cilit kanë të drejtë të kërkojnë llogari që të gjithë.

“Mendoj se kjo situatë është fatkeqe, e cila do të përdoret e të keqpërdoret. Mendoj se involvimi i partisë në pushtet në këtë çështje, gjitha përpjekjet e tyre për ta mbrojtur RTK-në është pjesë që i bën dëmin më të madh, pikërisht RTK-së”, tha Paçarizi.

Lidhur me veprimin e Bordit të RTK-së për këtë çështje, Paçarizi tha se duhet pasur kujdes në cilësime mbi atë se çfarë është presion e çfarë jo.

“Bordi i RTK-së mund të ndërmarrë masa drejtpërdrejtë ndaj atyre të cilët i ka zgjedhur, por jo edhe në mikromenaxhim”, deklaroi Paçarizi, teksa shtoi se ai organ mund të konstatojë nëse ka pasur shkelje, nëse ka pasur shkarje nga politika editoriale,etj.

“Bordi duhet të bëjë presion që situata të sqarohet”, theksoi ai.

Paçarizi tha se lajmi i publikuar në RTK ka qenë më tepër se kontrovers, ngase sipas tij, është dashur që së paku të kontaktohen personat e apostrofuar në atë lajm, sepse, sipas Paçarizit përmes atij lajmi janë goditur medie e kolegë gazetarë.

Megjithatë ai tha se Bordi nuk duhet të veprojë nën presion të reagimeve nga OJQ-të, ndonëse pati reagim edhe nga OSBE-ja që e ka përgëzuar veprimin e shpjet të Bordit.

Vendimi i Bordit për ta themeluar një komision ‘ad hoc’ për këtë çështje, sipas Paçarizit është një qasje e duhur, sepse sipas tij, nuk duhet të jetë synimi të sulmohet RTK-ja e as individët e veçantë, derisa shtoi se “përshtypjen se ka qenë një gabim po e japin eksponentë të pushtetit, të cilët janë vënë gjoja në mbrojtje të RTK-së, e cila nuk ka nevojë as të mbrohet e as të sulmohet nga pushteti.

Ai kritikoi thirrjet e tipit që të mbyllet RTK-ja, etj. “Mbyllja e RTK-së do të ishte fatale për demokracinë në vend”, theksoi Paçarizi.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

TAGGED: #Pushteti, #Rrahman Paçarizi, #RTK
Kosova Times July 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Dushi: Fushata informuese për lëvizje në zonën Shengen, e suksesshme

Kosova Times Kosova Times November 17, 2023
Raketat ruse godasin një spital në Ukrainë, raportohet për viktima
Kremlini hapur kercenon Britanine e Madhe
Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet
Franca kërkon që të punohet në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?