By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ismaili mirëpriti shefin e ri të Misionit të FMN-së për Kosovën, e njofton se kanë përmbushur dy rekomandime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ismaili mirëpriti shefin e ri të Misionit të FMN-së për Kosovën, e njofton se kanë përmbushur dy rekomandime
Lajme

Ismaili mirëpriti shefin e ri të Misionit të FMN-së për Kosovën, e njofton se kanë përmbushur dy rekomandime

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 11:11 AM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mirëpritur Shefin e ri të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, David Amaglobeli.

Në njoftimin e bërë nga BQK thuhet se guvernatori Ismaili e uroi Amaglobelin për pozitën e re dhe shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin ndërmjet BQK-së dhe FMN-së.

“Gjatë këtij takimi, ai e informoi Amaglobelin për zhvillimet në sektorin financiar dhe ecuritë ekonomike, zbatimin e Planit Strategjik, funksionalizimin e strukturës së re organizative dhe reformat e tjera në BQK me qëllim të ngritjes së kapaciteteve. Gjithashtu, Guvernatori Ismaili informoi Amaglobeli për përmbushjen e rekomandimeve që dalin nga dy programet e FMN-së: Stand-By Arrangement (SBA) dhe Resilience and Sustainability Facility (RSF), si dhe rekomandimet e asistencave teknike”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, Shefi i Misionit të FMN-së u informua për angazhimin e BQK-së për reformat legjislative, digjitalizimin, angazhimet për anëtarësim në SEPA, avancimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe agjendën e gjelbër.

“Amaglobeli falënderoi Guvernatorin Ismaili për bashkëpunimin ndërmjet FMN-së dhe BQK-së, dhe e informoi për planet dhe pritshmëritë e FMN-së në kuadër të politikave ekonomike dhe financiare si dhe marrëveshjeve me FMN-në”, bëhet e ditur në njoftim.

Në vijim, Amaglobeli siguroi Guvernatorin Ismaili për mbështetjen e FMN-së ndaj BQK-së për reformat e ndërmarra dhe nismat e tjera në funksion të avancimit të sistemit financiar në vend.

“Të dy palët u zotuan se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të avancohet më tej për arritjen e rezultateve të tjera në funksion të qëndrueshmërisë së sistemit financiar dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike. Amaglobeli ka punuar në disa vende dhe misione të ndryshme të FMN-së, si dhe në pozitën e Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorit në Bankën Qendrore të Gjeorgjisë, ku ka drejtuar reformat e rëndësishme institucionale”, vijon njoftimi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

TAGGED: #BQK, #FMN
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident në Lupç, lëndohen lehtë 6 persona

Kosova Times Kosova Times August 21, 2025
Dy vajza të mitura raportohen të zhdukura, në Malishevë dhe Rahovec
Udhëheqësi famëkeq çeçen Ramzan Kadyrov në prag të vdekjes, zbuloi një video të tmerrshme – “Le të jetojmë pak kohë, por…”
Vela: Vuçiq po pretendon rrejshëm se ka një realitet të ri në veri
Në vitin 2022 kërkuan azil rreth 27 mijë shtetas shqiptarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?