By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për të katërtën herë dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjilanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Për të katërtën herë dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjilanit
Lajme

Për të katërtën herë dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 12:27 PM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Në mungesë kuorumi, për të katërtën herë radhazi ka dështuar të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi opozita (LDK) ka lëshuar sallën nën arsyetimin se Komuna e Gjilanit nuk ka siguruar transmetim medial siç ka qenë në të kaluarën.

Edhe pse mbledhjet transmetohen në kanalin zyrtar youtube dhe në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në facebook, opozita ka kërkuar transmetim medial.

“Meqë nuk është siguruar as sot transmetimi, është pamundësuar puna e Kuvendit”, ka thënë shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Avdyl Aliu, njofton Zyra për Informim e Komunës.

Pas ndërprerjes së seancës, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se transmetimi i seancave është duke u bërë vazhdimisht, duke e cilësuar si lojë të opozitës lëshimin e seancave.

Ai theksoi se transmetimi në faqet e Komunës po vlerësohet më pak nga opozita se sa transmetimi në portale. “Komuna nuk e ka luksin të bëjë pagesë prej 600 euro për një seancë dhe konsideroj që nuk duhet të bëhet”, ka thënë Hyseni.

Pas ndërprerjes së seancës kanë folur edhe asambleisti i VV-së, Ismajl Kurteshi dhe shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Bujar Nevzati, të cilët kanë kërkuar që për hir të interesit të qytetarëve të gjendet një zgjidhje e shpejt që seancat e Kuvendit të mbahen në mënyrë të vazhdueshme.

Në fund, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, ka propozuar që javën e ardhshme të mbahet një takim mes kryetarit të Komunës dhe shefave të grupeve të Kuvendit të Komunës për ta zgjidhur këtë problem.

Përndryshe, sot ishin paraparë të mbahen dy seanca, vazhdimi i seancës se katërt dhe seanca e pestë, të cilat ishin ndërprerë dy herë radhazi. Në rend dite, sipas Komunës, kanë qenë disa pika me rëndësi, përfshirë edhe për Vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për Komunën e Gjilanit, Raportin e punës për vitin 2023 të Komisionit Komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve” dhe shumë pika të tjera.

You Might Also Like

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

Haradinaj në Deçan:Ramosaj ka vullnet e energji për punë e projekte të reja

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

TAGGED: #Gjilan, #Kuvendi Komunal
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Rama: Përmirësime të mëdha në prodhimin e grurit në kryeqytet

Kosova Times Kosova Times July 11, 2024
Kujt i intereson e vërteta për vrasjen e Oliver Ivanoviqit: A ka ofruar Belivuk të njëjtat informacione për likuidimin e politikanëve si ai i BIA-s?
Si u zhduk Bashar al-Assad? Gjithçka në fakt drejtohej nga një njeri
A e shkelin rendin kushtetues punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë?
Ish-futbollisti i Hajdukut dhe Rijekës është qëlluar me armë zjarri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?