By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria e Shqipërisë angazhohet për shuarje të zjarreve në Vlorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Ushtria e Shqipërisë angazhohet për shuarje të zjarreve në Vlorë
Uncategorized

Ushtria e Shqipërisë angazhohet për shuarje të zjarreve në Vlorë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 3:09 PM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Fusha e grumbullimit të mbeturinave në periferi të Vlorës në Shqipëri, është e përfshirë nga flakët prej pasdites të së enjtes.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëseve të Vlorës, ka qenë e pamundur që zjarri të shuhej.

Në mesditën e së premtes është angazhuar edhe ushtria, në përpjekje e sipër për t’i shuar flakët.

Sipas zjarrfikësve, zjarri në atë zonë vështirë kontrollohet, pasi flakët depërtojnë në brendësi të shtresave të mbetjeve urbane.

Zjarri ka shkaktuar re të mëdha tymi dhe erë të pakëndshme, që janë përhapur në gjithë qytetin e Vlorës.

Zjarret janë përhapur në pikun e sezonit turistik, që sivjet po shoqërohet edhe me debate për rritje të çmimeve apo problematika të trafikut, për shkak të punimeve që po kryhen në disa akse rrugore.

Fusha ku grumbullohen mbetjet urbane ndodhet në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë, rreth tre kilometra larg qendrës së qytetit bregdetar. Kjo situatë është përsëritur disa herë në periudha të ndryshme, por veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur flakët përhapen lehtësisht, për shkak të temperaturave të larta dhe erës.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, kjo vatër zjarri është ndër më shqetësueset aktualisht në vend. E vështirë është situata edhe në fshatin Zogaj të bashkisë Tropojë, ku 100 pjesëtarë të forcave të armatosura u janë bashkuar përpjekjeve dhe kapaciteteve të pushtetit vendor.

Në luftim të zjarreve në atë pjesë janë angazhuar edhe tre helikopterë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, si dhe një ekip nga Kosova.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka thënë të enjten se, 1.300 zjarrfikës në gjithë vendin nuk e përballojnë situatën e zjarreve.

“Zjarret janë të qëllimshme dhe vijnë nga dora e njeriut, në shumicën e rasteve. Dëmet nga zjarret janë të mëdha në shumë pjesë të territorit, forcat zjarrfikëse kanë arritur të mbrojnë shtëpitë dhe jetën e qytetarëve, por në pyje, kullota, ullinj dhe pemëtari të tjera, ka dëme të mëdha. Është e pamundur që 1.300 zjarrfikës në shkallë vendi të përballojnë situatat e zjarreve. Duhet një solidarizim me forcat zjarrfikëse”, ka thënë ai.

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Shqipëri ka bërë të ditur se shtatë vatra zjarri janë izoluar dhe janë shuar flakët gjatë 24 orëve të fundit.

You Might Also Like

Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së

VIDEO: Tërmet me magnitudë 6 godet Turqinë. Dridhjet u ndjenë në qytetet kryesore

Dhuna në familje mbetet sfidë, trajtohen 53 raste brenda një jave

Mediat ndërkombërtare: Kosova drejt zgjedhjeve pas dështimit të Kurtit

Abdixhiku: Sot bie perdja e mashtrimit

TAGGED: #Ushtria e Shqipërisë, #Vlorë, #Zjarre
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lideri i opozitës Transnistriane Oleg Khorzhan është gjetur i vdekur

Kosova Times Kosova Times July 17, 2023
Kosovatimes Uron 7 Marsin Dita e Mësuesit
Përkujtohet heroi i Kosovës, Shaban Viqa
Zelensky: Ukraina ka forcuar pozicionet në rajonin Kursk
Autorë të mërgatës shqiptare përurojnë libra në BKK
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?