By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
August 9, 2025
15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it
August 9, 2025
Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033
August 9, 2025
Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital
August 9, 2025
Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu takohet me Trumpin, synohet riparimi i një raporti të thyer prej disa vjetësh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Netanyahu takohet me Trumpin, synohet riparimi i një raporti të thyer prej disa vjetësh
Rajon / Botë

Netanyahu takohet me Trumpin, synohet riparimi i një raporti të thyer prej disa vjetësh

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 5:39 PM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Kandidati republikan për president Donald Trump pritet të takohet sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për herë të parë në gati katër vjet. Takimi do të zhvillohet në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridës.

Zoti Trump duket se do të synojë të riparojë marrëdhëniet që u dëmtuan në fund të presidencës së tij dhe të portretizojë vetën si një aleat dhe burrë shteti. Për zotin Trump, tashmë kandidati republikan për president, takimi mund të ndihmojë në forcimin e përpjekjeve të republikanëve për t’u shfaqur si partia më besnike ndaj Izraelit. Për kryeministrin izraelit Netanyahu, riparimi i marrëdhënieve me zotin Trump është me rëndësi të jashtëzakonshme duke mbajtur parasysh mundësinë që ai të jetë sërish president i Shteteve të Bashkuara, vendi kryesor në mbrojtje të Izraelit si dhe furnizuesi kryesor me armë.

Si President, zoti Trump shkoi përtej paraardhësve të tij në përmbushjen e dëshirave kryesore të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nga ana e Shteteve të Bashkuara. Por, me largimin nga Shtëpia e Bardhë, marrëdhëniet mes tyre u thyen, në fillim të vitit 2021, pasi zoti Netanyahu uroi me shpejtësi zotin Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve të vitit 2020.

“Bibi (Benjamin Netanyahu) mund të kishte heshtur”, tha zoti Trump asokohe në një intervistë për një gazetë izraelite. “Ai bëri një gabim të madh”.

Takimi i sotëm do të jetë një prove nëse marrëdhënia mund të përmirësohet. Të dy kanë interes të kalojnë dallimet mes tyre.

Për të dy, takimi do të vërë në dukje për qytetarët e vendeve respektive portretizimin që ata synojnë t’i bëjnë figurës së tyre si udhëheqës të fortë që kanë arritur të realizojnë akte me rëndësi në skenën botërore dhe se mund ta bëjnë përsëri një gjë të tillë.

Në fjalimin e tij para Kongresit të mërkurën, zoti Netanyahu shprehu mirënjohje ndaj zotit Biden i cili ka vazhduar të ofrojë mbështetje ushtarake dhe diplomatike për ofesivën e Izraelit në Gazë pavarësisht kundërshtive brenda Partisë Demokrate.

Por zoti Netanyahu thuri lavde për zotin Trump, duke i cilësuar historike marrëveshjet rajonale të cilat u realizuan me ndërmjetësimin e ish-Presidentit dhe duke e falënderuar atë “për gjithçka që bëri për Izraelin”.

Ai renditi veprimet e administratës së zotit Trump, nga deklarimi zyrtar nga ana e Shteteve të Bashkuara se Izraeli ka sovranitet mbi Lartësitë e Golanit; tek politika më e ashpër e Uashingtonit ndaj Iranit dhe nga njohja nga administrata e zotit Trump e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, duke përmbysur kështu politikën e ndjekur prej një kohe të gjatë nga Shtetet e Bashkuara se statusi i Jerusalemit duhej të vendosej në negociatat mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Në një intervistë për rrjetin Fox News dje, zoti Trump shprehu kritikat e tij mbi mënyrën se si po e zhvillon luftën Izraeli në Gazë, nga e cila janë vrarë deri më tani 39 mijë palestinezë.

You Might Also Like

Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA

Vdes komandanti i Apollo 13, Jim Lovell

Erdogan për Gazën: Vendimi i Izraelit është i papranueshëm

“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin

TAGGED: #Benjamin Netanjahu, #Donald Trump
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri: Sekuestrohen gjashtë prona të Arben Ahmetajt

Kosova Times Kosova Times July 18, 2023
Papa Françesku u jep grave të drejtën e votës në mbledhjen e peshkopëve
Toyota ruan titullin e prodhuesit nr. 1 në botë për sa i përket shitjeve
Rusët që refuzojnë mobilizimin kërkojnë strehim në Mal të Zi
Osmani takoi Kryeministrin e Luksemburgut: Shtetet tona janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?