By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gazetarja Olga Komleva, e dënuar me 12 vjet burg ka humbur te folurit
October 27, 2025
Italia ka miratuar ekstradimin e një ukrainasi në rastin e bombardimit të gazsjellësit Nord Stream 2
October 27, 2025
Partizanët ukrainas sulmuan “trurin” e operacioneve të FSB-së. “Çlirimi i Krimesë është afër”
October 27, 2025
Ministri gjerman propozon mësime shkollore mbi përgatitjen për luftë
October 27, 2025
Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Parisi i gatshëm për hapjen e Lojërave Olimpike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Parisi i gatshëm për hapjen e Lojërave Olimpike
Sport

Parisi i gatshëm për hapjen e Lojërave Olimpike

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 5:45 PM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Parisi do të çelë sonte Lojërat Olimpike me një ceremoni spektakolare në lumin Seine. Miliarda dollarë janë investuar për lojërat ku marrin pjesë mijëra sportistë mes masave të rrepta të sigurisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant nga Parisi, këto janë olimpiket e para të këtij qyteti në një shekull, organizimi i të cilave hasi pengesa të shumta, që nga trazirat politike dhe moti i ashpër, e deri tek kërcënimet nga kovidi dhe grevat.

Ky nuk është Parisi që njihet nga turistët dhe banorët lokalë, ndërsa shumë zona kryesore janë të mbyllura për publikun. Pritet që rreth 15 milionë vizitorë dhe më shumë se 10,000 sportistë të jenë mysafirë për Lojërat Olimpike. Por shumë parisianë kanë shkuar me pushime dhe turistët e zakonshëm po qëndrojnë larg.

Organizatorët shpresojnë që ngjarja të jenë mbresëlënëse duke premtuar lojërat më miqësore për mjedisin ndonjëherë. Ceremonia e hapjes në lumin Senë, që do të mbledhë sportistë, udhëheqës politikë dhe yje botërore, do të jetë e para që mbahet jashtë një stadiumi.

“Në fillim dukej si një ide e çmendur dhe jo shumë serioze. Por ne vendosëm që ishte momenti i duhur për të zbatuar këtë ide të çmendur dhe për ta bërë atë realitet”, tha Presidenti

Nënkryetarja e bashkisë së Parisit, Lamia El Aaraje, thotë se qyteti i saj është gati.

“Parisi është gati. Presim me padurim që të fillojnë lojërat. Kemi vite që po përgatitemi”.

Por ka patur shumë sfida. Franca ka një qeveri të përkohshme pas zgjedhjeve legjislative. Nuk është e sigurte nëse në lumin Senë do të zhvillohen gara noti, pavarësisht investimit prej 1.5 miliardë dollarësh për pastrimin e tij.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo dha shembullin e saj javën e kaluar. Shtimi i rasteve të kovidit gjatë garave të çiklizmit ka shtuar frikën. Po ashtu ka kërcënime për greva.

Dhjetëra mijëra forca rendi po patrullojnë nga ajri, nëpër rrugë dhe lumin e qytetit. Ka patur edhe incidente.

Konflikti në Gazë dhe Ukrainë gjithashtu po lë në hije lojërat. Francezët kanë ndjenja të përziera për olimpiket.

“Disa njerëz janë më të shqetësuar për atë që po ndodh politikisht, ose për sa i përket fuqisë së tyre blerëse dhe sigurisë. Të tjerët janë entuziastë. Por në Paris, shumica janë indiferentë ose të acaruar nga kufizimet”, thotë Blanche Leridon me Institutin Montaigne.

Por jo të gjithë mendojnë kështu.

“Jam krenar që lojërat po mbahen këtu. Autoritetet e Parisit luftuan për një kohë të gjatë për t’i organizuar ato”, thotë një parisian.

Pavarësisht muaj përgatitjesh, ende ka një të panjohur të madhe, si do të mbajë moti. Organizatorët shpresojnë që nuk do të bjerë shi gjatë ceremonisë së hapjes. /voa/

You Might Also Like

Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote

Arbitri i Euroligës arrestohet në një operacion të madh. Ai është anëtar i një klani të rrezikshëm të Beogradit

Ostlund pas fillimit të punës me Kosovën: “Do të hyjmë me energji të re”

Arrestohen 180 tifozë të Napolit në Eindhoven para ndeshjes me PSV-në

TAGGED: #Lojërat Olimpike, #Paris 2024
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Demokracia funksionon me shumicë, jo me imponim

Kosova Times Kosova Times April 29, 2025
Drashkoviq: “Mejdani në Serbi, me të cilin Udba i tremb serbët dhe Serbinë, ka ikur dhe për një kohë të gjatë nuk do të ketë shesh të Liris së ringjallur”
Osmani: Koha që t’i jepet fund Misionit të UNMIK-ut në Kosovë
Zbulohet pllakë përkujtimore për ish të burgosurit
BE: Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë diskutimet për Asociacionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?