By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deri në 14 orë reduktime të ujit në disa lagje të Pejës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deri në 14 orë reduktime të ujit në disa lagje të Pejës
Lajme

Deri në 14 orë reduktime të ujit në disa lagje të Pejës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/27 at 8:36 PM
Kosova Times Published July 27, 2024
Share
SHARE

Reduktimet e ujit në qytetin e Pejës kanë bërë që në disa lagje përditshmëria të jetë e padurueshme për shumë banorë. Nga kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë kanë thënë se që nga 22 korriku i këtij viti, në komunën e Pejës është duke u zbatuar orari i reduktimeve të ujit. 

Si pasojë e reduktimeve deri në 14 orë në ditë nga ujësjellësi “Hidrodrini” në Pejë, në shumë lagje të këtij qyteti, banorët thonë se përditshmëria është bërë e padurueshme. Mirëpo në disa lagje të tjera siç është ajo Fidanishte pas Stacionit të trenit disa prej konsumatorëve thanë se uji ndodhë të mungojë deri në dy ditë.

“Pesë minuta në këmbë e kemi qendrën e qytetit, krejt qyteti ka ujë na skemi. Na ndalin nga dy ditë. Mbrëmë prej 6-ve deri në ora shtatë në mëngjes. Nuk na lëshuan në 7 në mëngjes po në 5 të mbremjes na mbajtën tanë ditën sot, në mëngjes prap në ora 6, për çdo ditë, na kanë ba me na e gërditë këtë Pejë”, tha Dukagjin Gashi.

“Na mungon uji ka 12 orë deri në 14 orë gjatë ditës. Këtë problem me ujë e kemi qe tri javë ditë, mungesë e ujit është prej orës 18 pasdite deri në në 7 nesër në mëngjes nuk ka ujë”, tha Ilir Nallbani.

I shqetësuar tej mase për mungesën e ujit pas reduktimeve të gjata në Pejë është edhe Hazir Kastrati që ka ardhur për pushime në Kosovë.

“Kjo është e papranueshme. Ne e kuptojmë kur ka reduktime por jo tanë ditën ose tanë natën. Le të bëhen reduktimet me 4-5 orë. Nevojat e njerëzve janë për gjithë kohës. Kemi ardhë edhe para një viti, kemi ardhë prej rruge dy ditë e dy netë nuk kemi pasur ujë, kjo është tmerr. Një vit punojmë për me ardhë në pushim, fëmija kur të vijnë thonë na po kthehemi mbrapa se s’ka ujë, s’ka rrymë”, u shpreh Kastrati.

Ndërsa Zyra për Media pranë Kompanisë rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë përmes një komunkate thanë se që nga 22 korriku i këtij viti në komunën e Pejës është duke u zbatuar orari i reduktimeve të ujit është nga 6 orë përkatësisht nga ora 18.00 deri në ora 24.00. Përjashtuar këtu 22 korrikun ditën e aplikimit të orarit kjo për shkak të rotacionit që ka ndodhur.

Sipas zyrtarëve të Kompanisë Hidrodrini, thatësirat e mëdha kanë ndikuar në rënien e sasisë në burime e poashtu edhe keqpërdorimeve të cilat po ndiqen pandërprerë nga ana e inspektorëve.

You Might Also Like

Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës

LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta

Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Miliona euro për `Pastrimin`, Rama akuzon menaxhmentin për abuzime

TAGGED: #Pejë, #Reduktime
Kosova Times July 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prishtinë: Ultrazëri i barkut do të bëhet në gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare

Kosova Times Kosova Times December 16, 2023
Balena përmbys një varkë, pesë të vdekur në Zelandë të Re 
Posta e Kosovës: Kërkuam hetime për zbardhjen e rastit në Kaçanik
Individë dhe kompani nga Kina, Turqia, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA me ‘dorë të hekurt’, sanksione të reja ndaj bashkëpunëtorëve të Rusisë
Sveçla: Po hetohet përfshirja e mundshme ruse në sulmin në Banjskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?