By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Strategjia e Serbisë për paqëndrueshmëri të përhershme ne veriun e Kosoves
December 29, 2025
Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegjësisë
December 29, 2025
2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar
December 29, 2025
Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në mbarësi për Kosovën
December 29, 2025
Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe Japonia dënojnë veprimet e Kinës dhe Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja dhe Japonia dënojnë veprimet e Kinës dhe Rusisë
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Japonia dënojnë veprimet e Kinës dhe Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/28 at 11:01 AM
Kosova Times Published July 28, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia akuzuan Pekinin për “veprime destabilizuese” në Detin e Kinës Jugore, ndërkaq po ashtu dënuan bashkëpunimin ushtarak në rritje të Rusisë me Kinën dhe Korenë e Veriut.

Në Tokio, më 28 korrik u takuan sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin, me homologët e tyre japonezë.

Në deklaratën e përbashkët ata “përsëritën kundërshtimin e fundit të pretendimeve të paligjshme detare të Kinës, militarizimin dhe aktivitetet kërcënuese dhe provokuese në Detin e Kinës Jugore”.

Veprimet “destabiliziuese të Kinës në këtë rajon përfshijnë takime të pasigurta në det dhe ajër, përpjekje për të penguar shtetet e tjera të shfrytëzojnë burimet në det të hapur si dhe përdorimin e rrezikshëm të anijeve të Rojës Bregdetare dhe të milicive detare”, u shtua në komunikatë.

Uashingtoni dhe Seuli akuzuan Kinën se po “intensifikon përpjekjet që në mënyrë të njëanshme të ndryshojë status quo-në me forcë në Detin e Kinës Lindore”, duke shtuar se “politika e jashtme e Kinës po tenton të ndryshojë rendin ndërkombëtar për të përfituar vet në kurriz të tjerëve”.

Po ashtu, ShBA-ja dhe Japonia shprehën shqetësim “për zgjerimin e shpejt të arsenalit bërthamor” të Kinës, që sipas këtyre dy shteteve po bëhet pa transparencë se çfarë qëllimi ka shteti me zgjerimin e arsenalit.

Në deklaratë po ashtu u shprehën shqetësime lidhur me rritjen e bashkëpunimit ushtarak strategjik të Rusisë me Kinën “përmes operacioneve të përbashkëta dhe stërvitjeve të përbashkëta afër Japonisë dhe mbështetjes së Kinës për bazën industriale të mbrojtjes të Rusisë”.

Uashingtoni dhe Seuli po ashtu dënuan “thellimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut, që dëshmohet nga blerja e raketave balistike dhe materialeve të tjera nga Koreja e Veriut që përbën shkelje të rezolutave [të Kombeve të Bashkuara] për përdorim kundër Ukrainës”.

Bliken dhe Austin janë takuar me ministren e Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, dhe ministrin e Mbrojtjes, Minoru Kihara. Këto bisedime synojnë rritjen e bashkëpunimit mes Tokios dhe Uashingtonit në përgjigje të shqetësimeve që paraqet Kina në rajon.

You Might Also Like

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

Turqi: Policia përleshet me anëtarë të ISIS për orë të tëra në rrugët e Gjalovës – Shtatë oficerë policie të plagosur

Fox News: Putin dhe Zelensky mund të telefonojnë me njëri-tjetrin për herë të parë që nga fillimi i luftës pas bisedimeve me Trump

Zogjtë e Madyarit godasin forcat speciale ruse në Ukrainën e pushtuar, të paktën 120 viktima

Presidenti francez njofton takim historik për të ardhmen e Ukrainës

TAGGED: #Japoni, #Kinë, #Rusi, #ShBA
Kosova Times July 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në komunën paralele të Skënderajt lëshoheshin dokumente të falsifikuara

Kosova Times Kosova Times October 17, 2024
Basha: Moment reflektimi mbi idealet e tradhtuara të Dhjetorit të ’90-ës
Eurostat: Çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve arsimore me rritjen më të lartë në qershor
Kurti: Rruga Prizren-Tetovë, projekt rajonal që zhvillon dy vendet
VV merr mbështetje nga organizata më e madhe social-demokrate në botë `SI`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?