By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Projekti për të krijuar jetën njerëzore nga e para fillon në Britani, ekspertët janë të ndarë
June 26, 2025
Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, i fshehur në një vrimë nën banakun e kuzhinës
June 26, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 26, 2025
Parashikimi i motit në Shqipëri
June 26, 2025
Ngjarjet e datës 26 qershor
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin kërcënon me rinisjen e prodhimit të raketave me rreze të mesme veprimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putin kërcënon me rinisjen e prodhimit të raketave me rreze të mesme veprimi
Rajon / Botë

Putin kërcënon me rinisjen e prodhimit të raketave me rreze të mesme veprimi

Kosova Times
Last updated: 2024/07/28 at 1:40 PM
Kosova Times Published July 28, 2024
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar me rinisjen e prodhimit të armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi nëse Shtetet e Bashkuara konfirmojnë qëllimin e tyre për dislokimin e raketave në Gjermani apo diku tjetër në Evropë.

“Nëse ShBA-ja realizon plane të tilla, ne do ta shqyrtojmë çlirimin nga moratoriumi i njëanshëm që më herët është miratuar për dislokimin e armëve që kanë aftësi të mesme dhe të shkurtër veprimi”, tha Putin gjatë paradës detare në Shën Petersburg më 28 korrik.

Raketa të tilla, që mund të fluturojnë midis 500 deri në 5.500 kilometra, ishin subjekt i traktatit për kontrollin e armëve bërthamore të nënshkruar nga ShBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik më 1987.

Uashingtoni dhe Moska u larguan nga Traktati i forcave bërthamore me rreze të mesme veprimi më 2019, duke akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të traktatit.

Më vonë, Rusia tha se nuk do të riniste prodhimin e armëve të tilla për aq kohë sa SHBA-ja nuk do të dislokonte raketa jashtë vendit.

Në fillim të korrikut, Uashingtoni dhe Berlini njoftuan për “dislokime episodike” të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, përshirë raketa lundruese të llojit Tomahawk, në Gjermani duke nisur nga viti 2026.

Putin tha se “vendndodhjet e rëndësishme administrative dhe ushtarake ruse” do të ishin në rrezen e veprimit të raketave të tilla, të cilat “në të ardhmen mund të pajisen me koka bërthamore dhe këto raketa mund të arrijnë në territoret tona brenda 10 minutash”.

“Kjo situatë na kujton ngjarjet e Luftës së Ftohtë që lidhen me dislokimin në Evropë të raketave amerikane me rreze të mesme veprimi”, tha Putin.

Kremlini veçse ka paralajmëruar më herët gjatë këtij muaji se njoftimi për dislokimin e armëve amerikane do të nënkuptonte se kryeqytetet evropiane do të bëheshin caqe për raketat ruse.

You Might Also Like

Projekti për të krijuar jetën njerëzore nga e para fillon në Britani, ekspertët janë të ndarë

Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, i fshehur në një vrimë nën banakun e kuzhinës

Axhenda ndërkombëtare

Serbia arreston tre persona

Trump: Unë parandalova luftën në Kosovë, serbët pothuajse filluan

TAGGED: #Rreze të mesme veprimi, #Vladimir Putin, raketa
Kosova Times July 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përfshihet nga zjarri një depo në Miradi të Fushë Kosovës

Kosova Times Kosova Times July 28, 2024
Shqipëri: Një viktimë dhe nëntë raste të reja me COVID në 24 orët e fundit
Vuçiq e quan “mashtrim të radhës” njoftimin e Kosovës për draft-statutin për Asociacionin
Mot me diell dhe shi për pesë ditët e ardhshme
Jasharaj letër Konjufcës: Në Kosovë nevojë parësore është shëndeti mental, siguroni një ekip mjekësh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?