By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi bashkë
December 10, 2025
Çfarë shkruajnë mediat ruse për NIS: Vuçiç paralajmëron, gati të “vendosë vijën”
December 10, 2025
ASK: Çmimet e konsumit 5,3% më të larta vjetore dhe 0,4% mujore
December 10, 2025
KQZ shpall konkurs për angazhimin e 1,100 zyrtarëve për zgjedhje
December 10, 2025
Gjermania mbështet projektin `Solar4Kosovo` të KEK-ut
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Meloni zotohet për “rinisjen” e bashkëpunimit me Kinën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Meloni zotohet për “rinisjen” e bashkëpunimit me Kinën
Rajon / Botë

Meloni zotohet për “rinisjen” e bashkëpunimit me Kinën

Kosova Times
Last updated: 2024/07/28 at 4:24 PM
Kosova Times Published July 28, 2024
Share
SHARE

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u zotua se do të “rinisë” bashkëpunimin me Kinën, pasi nënshkroi një plan veprimi 3-vjeçar gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Pekin që kur ka marrë postin e kryeministres.

Meloni, që udhëheq Qeverinë e krahut të djathtë që nga viti 2022, e bëri këtë njoftim gjatë takimit me kryeministrin kinez, Li Qiang, teksa Roma po synon të përmirësojë raportet tregtare me Pekinin pasi u largua nga Nisma kineze “Brezi dhe Rruga” vitin e kaluar. Kjo nismë, që ka në thelb investimet në infrastrukturë është projekti kryesor i presidentit kinez, Xi Jinping.

Liderja italiane tha se vizita pesëditore “demonstron vullnetin për të nisur një fazë të re, për të rinisur bashkëpunimin tonë dypalësh”. Plani i veprimit, që u nënshkrua gjatë vizitës, synon që të gjenden forma të reja të bashkëpunimit, tha ajo.

Memorandumi për bashkëpunim industrial i nënshkruar nga Italia dhe Kina “përfshin sektorët strategjikë të industrisë, sikurse lëvizshmëria elektrike dhe burimet e ripërtërishme”, tha Meloni.

Meloni, e cila i sheh investimet kineze si mënyrë për të nxitur rritjen ekonomike të Italisë, gjatë vizitës do të takohet edhe me Xinë dhe ligjvënësin më të lartë në Kinë, Zhao Leji, i cili është i treti në hierarikën e udhëheqjes.

Më 2019, Italia u bë shteti i vetëm i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që iu bashkua nismës “Brezi dhe Rruga”, por u tërhoq nga kjo nismë vitin e kaluar.

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Romës – jashtë shteteve të Bashkimit Evropian – pas Shteteve të Bashkuara.

You Might Also Like

Çfarë shkruajnë mediat ruse për NIS: Vuçiç paralajmëron, gati të “vendosë vijën”

Në 7 klinika në Greqi, spermatozoidet e donatorëve me “gjenin e kancerit” u zbuluan te 3 fëmijë në një familje

VIDEO: Publikohet videoja e arrestimit të Luigi Mangione në McDonald’s

Laureatja venezueliane e çmimit Nobel nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Regjimi i Maduros e kërcënon atë

Kreu i Dumës Ruse u mor me një lajm nga një portal satirik kroat, ia ritregoi tekstin Putinit

TAGGED: #Giorgia Meloni, #Li Qiang
Kosova Times July 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Themelohet Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kosova Times Kosova Times August 15, 2025
Mediat amerikane: Trump kërkon mbylljen e Departamentit të Arsimit
Ndahet nga jeta John Sykes, ish-kitaristi i Thin Lizzy dhe Whitesnake
Katari rithekson mbështetjen për forcat e sigurisë në Kosovë
Thirrje mediave: bojkotoni intervistat në hollin e Kuvendit!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?