By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Seuli: Vajza e liderit verikorean, pasardhësja potenciale në pushtet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Seuli: Vajza e liderit verikorean, pasardhësja potenciale në pushtet
Uncategorized

Seuli: Vajza e liderit verikorean, pasardhësja potenciale në pushtet

Kosova Times
Last updated: 2024/07/29 at 3:29 PM
Kosova Times Published July 29, 2024
Share
SHARE

Lideri verikorean, Kim Jong Un, është duke përgatitur vajzën e tij adoleshente si pasardhëse të tij në pushtet, sipas disa deputetëve jugkoreanë që janë informuar prej agjencisë së Seulit për spiunim.

Vajza, Kim Ju Ae, mosha e së cilës nuk është konfirmuar, është parë me babanë e vet në disa organizime, duke rritur spekulimet që Kim Jong Un e ka zgjedhur atë si udhëheqëse shteti, në gjeneratën e katërt të udhëheqjes së familjes.

Ligjvënësi Lee Seong-kweun, ka thënë se Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës ka gjykuar që ajo është zgjedhur për pushtet.

“Pheniani është duke e mësuar Kim Ju Ae-in që të jetë në krye të vendit, dhe duket se ajo ka më së shumti mundësi të trashëgimisë”, ka thënë Lee para gazetarëve, pas takimit me agjencinë.

Agjencia është raportuar t’iu ketë thënë deputetëve që Kim Jong Un është “shumë mbipeshë”, rreth “140 kilogramë”, dhe kështu është në “rrezik të madh të sëmundjeve të zemrës”.

Kim, i cili njihet si konsumues i duhanit, është raportuar se ka pasur simptoma të presionit të lartë të gjakut dhe diabetit qysh prej fillimit të viteve 30, ka thënë Lee, duke cituar gjetjet e agjencisë.

Koreja e Veriut është duke rritur shkallën e ekspozimit të Kim Ju Ae-së në publik, për të vëzhguar reagimet e verikoreanëve për rolin e saj si trashëgimtare potenciale.

Në shumicën e rasteve, ajo është parë afër liderit aktual në organizimet ushtarake, sikurse vëzhgimi i stërvitjeve.

Megjithatë, agjencia në Seul nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që ndonjë tjetër fëmijë i liderit të trashëgojë pushtetin, duke marrë parasysh që Koreja e Veriut nuk e ka bërë ndonjë njoftim zyrtar.

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

TAGGED: #Kim Jong Un, #Kim Ju Ae, #Kore e Veriut
Kosova Times July 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Spajiq shpallet mandatar për formim të Qeverisë në Mal të Zi 1 orë më herët

Kosova Times Kosova Times August 10, 2023
Kurti: Nga janari rriten pagat në sektorin publik
Formimi i Asociacionit në këmbim të kujt?
Senatorët amerikanë tek Vuçiq pasi diskimeve per politikën e Bidenit ndaj Serbisë dhe Ballkanit (VIDEO)
Nëse Zelensky po thotë të vërtetën për raketat balistike vendase, kjo është një çështje e madhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?