By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerika bashkon kundërshtarët e betuar në Lindjen e Mesme, dihet se për çfarë u ra dakord
January 7, 2026
Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez
January 7, 2026
Osmani uron Krishtlindjen ortodokse: Qoftë kjo festë një burim paqeje
January 7, 2026
Kurti: Aktualisht situata nën kontroll, me dëme, pa raste lëndimesh serioze
January 7, 2026
Vërshimet shkaktuan dëme materiale dhe infrastrukturore në Kosovë
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli legalizon vendbanimet e kolonëve në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli legalizon vendbanimet e kolonëve në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

Izraeli legalizon vendbanimet e kolonëve në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/07/30 at 6:53 PM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

Politika e Izraelit për të kolonizuar Bregun Perëndimor po përballet me kritika të shtuara ndërkombëtare. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë javën e kaluar e shpalli pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor të jashtëligjshëm, por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein, Izraeli po vazhdon me zgjerimin e kolonive në këtë territor.

Një grusht familjesh izraelite në koloninë Evjatar në pjesën veriore të Bregut Perëndimor jetojnë në shtëpi të përkohshme dhe kushte të vështira. Por ata besojnë se po i kontribuojnë sigurisë së shtetit të Izraelit.

Serach Lisson jeton këtu me shtatë fëmijët e saj.

“Prania ime këtu është e rëndësishme jo vetëm për mua por për të gjithë hebrenjtë. Dhe jo vetëm këtu në Evjatar por për tërë shtetin e Izraelit. Në dymijë vjetët e fundit hebrenjtë kanë jetuar në vende të ndryshme të botës dhe gjithmonë ato kanë bërë përpjekje të na vrasin”, thotë ajo.

Vendbanimi Evjatar është një nga pesë kolonitë që qeveria izraelite i legalizoi së fundmi, që do të thotë se ato mund të zgjerohen, në to mund të ndërtohen shtëpi të përhershme dhe se ato do të përfitojnë nga zhvillimi i infrastrukturës. Vendbanimi Havat Gilad në zonën Shomron të Bregut Perëndimor ende nuk është legalizuar. Por koloni Jehuda Shimon thotë se ai dhe 10 fëmijët e tij kanë të drejtën hyjnore të jetojnë këtu.

“Nuk dua që dikush nga jashtë të vijë dhe të më tregojë se cilat janë të drejtat e mia. Ko është toka ime. Unë jetoj këtu”, thotë ai.

Shumë nga këto koloni konsideroheshin të jashtëligjshme në bazë të ligjeve izraelite dhe disa prej tyre janë shkatërruar me forcë. Por qeveria e tanishme e vijës së ashpër në Izrael ndau miliona dollarë për të lejuar zgjerimin e kolonive dhe është në proces e sipër të legalizimit të dhjetra sosh.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara shpalli javën e kaluar pushtimin izraelit dhe kolonizimin e Bregut Perëndimor të jashtëligjshëm. Në të njejtën kohë, parlamenti izraelit votoi për të kundërshtuar krijimin e shtetit palestinez në këtë territor.

Kundërshtarët izraelitë të politikës së zgjerimit të kolonive thonë se prania e 500,000 kolonëve hebre në Bregun Perëndimor dhe 200,000 në Jerusalemin lindor ka pasoja afatgjata. Njëri prej tyre është drejtori i organizatës “Paqe Tani” (Peace Now), që kundërshton kolonitë.

“Kjo qeveri izraelite nuk do të lejojë krijimin e një shteti palestinez. Ata duan t’i aneksojnë këto territore dhe, sipas qeverisë, palestinezët do të vazhdojnë të jenë nën pushtim dhe izraelitët do të vazhdojnë të jenë pushtuesit”, thotë drejtori Lior Amihai.

Disa nga pjesëtarët e vijës ekstreme në qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu po bëjnë thirrje për aneksimin e 60 për qind të territorit të Bregut Perëndimor, që kontrollohet nga Izraeli. Ata thonë se duan të sigurohen që Izraeli të mos detyrohet kurrë të tërhiqet nga Bregu Perëndimor në të ardhmen.

You Might Also Like

Amerika bashkon kundërshtarët e betuar në Lindjen e Mesme, dihet se për çfarë u ra dakord

Putini festoi Krishtlindjet i rrethuar nga oficerë të GRU-së

WSJ: Rusia dërgoi një nëndetëse për të shoqëruar një cisternë nafte

SHBA-të po kërkojnë që Venezuela të dëbojë këshilltarët nga Rusia, Kina dhe Kuba

Policia britanike u tha gabimisht prindërve se djali i tyre adoleshent kishte vdekur

TAGGED: #Bregu Perëndimor, #Izrael, #Kolonët
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

John Kelly: Trump donte gjeneralë si ata të Hitlerit, plotëson përkufizimin e një fashisti

Kosova Times Kosova Times October 23, 2024
Ancelotti i pashqetësuar që Bellingham ende s`ka shënuar
Çipa : Artan Lame iku…., si një pasionant buzëhollë
Presidenca i përgjigjet KPK-së: Presidentja pret shterimin e afateve
Koordinatorja Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje kërkon largimin të ish bashkëshortit të Latifit nga BB
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?