By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dashuria dhe abuzimi me emrin e Rugovës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dashuria dhe abuzimi me emrin e Rugovës!
Opinion

Dashuria dhe abuzimi me emrin e Rugovës!

Kosova Times
Last updated: 2024/07/31 at 8:23 AM
Kosova Times Published July 31, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Dashuria e popullatës shqiptare për Ibrahim Rugovën ishte dëshmuar pas shkuarjes së tij në amshim, ku qytetarë nga e gjithë Kosova, trojet etnike dhe diaspora për disa ditë rresht i bën homazhe dhe morën pjesë masovikisht në varrim edhe përkundër temperaturave ekstremisht të ulëta (-20 ° C) për të nderuar personalitetin e tij.

Abuzimet serike me Rugovën

Nga shkuarja e liderit historik të LDK-së, kanë ndodhur abuzime të shumta dhe të njëpasnjëshme me emrin e Ibrahim Rugoves. Abuzimet janë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga ato më skandalozet për ambicie pushteti e deri tek më të ulëtat, të përfitimit material apo punësimit në institucione publike.

Përfitimet e “institucionalistëve” për ambicie pushteti dhe abuzimet me familjaret e veprimtarëve të vrarë të LDK-së janë ana më e errët e medaljes post-rugoviane!

Sa herë që vijnë fushatat zgjedhore, eksponent të caktuar të LDK-së i kthehen presidentit historik Ibrahim Rugova, dhe çdo herë përpara më dalin fjalët e kusherinit tim në përvjetorin e parë të shkuarjes në amshim të presidentit, po citoj; “Sikur të ishte kanë adet me ia lënë pak jasht “bilbilin” e Rugovës, sa herë që përulen do t’ia kishin puthur nga pak”!

Pas shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, para dhe gjatë fushatave zgjedhore na ka rënë shpesh t’i shohim oponentët e dikurshëm politik, t’i shkojnë të varri i presidentit me përulje duke u shndërruar në lepirësit më të mëdhenj të mermerit mbi varrin e tij.

Përuljet e pasinqerta të liderëve shtetëror e partiak, të pseudorugovianëve dhe mashtruesve, të tradhtarëve dhe hipokritëve janë sa të padinjitetshme, po aq edhe të pamoralshme dhe të pasinqerta.

Të papërballueshme për të ndjerin Rugovë janë fjalimet krejtësisht fallso e të pasinqerta nga ata, që nuk e kanë respektuar për së gjalli, e deri tek ata që i ka gëzuar vdekja e tij.

Në këtë aspekt, përpara më del thënia sa kuptimplote po aq edhe profetike e profesor Zekeria Cana, po i citoj; “Në dhimbje të vjen miku, në gëzime të njohurit, kurse në vdekjen tënde edhe armiqtë. I vetmi ofendim, të cilin nuk mund ta ndëshkosh është fjalimi para varrit tënd”.

Nuk është aspak e drejt dhe e moralshme të përdhunohet për së vdekuri Rugova nga ata që e fyen, e shanë dhe i thanë tradhtarë për së gjalli, nga ata që e sabotuan projektin e tij për pavarësinë e Kosovës.

Nuk e kam as idenë më të vogël, se çfarë ndjejnë kundërshtarët e Rugovës në momentin e përuljes para varrit të tij, ndjejnë pendim apo kënaqësi deri në masturbim!

Përulja dhe lëpirja mermerit mbi varrin e Rugovës kinse duke u betuar se do ta ndjekin “rrugën e Rugovës”, për më tepër se hipokrizi, janë abuzim dhe mashtrim që i bëjnë elektoratit rugovian.

Përderisa Ibrahim Rugovën e deshën dhe e respektuan si engjëll qytetarët e vendit, politikanët janë ata që abuzuan më së shumti me emrin e presidentit dhe tre postulatet e tij profetike: Liri, Pavarësi, Demokraci.

Sloganet “Guxo”, “Lidhja e Re” dhe “Rruga e Re” nuk janë gjë tjetër veçse një tendencë për tjetërsim të shkronjave të arta-‘LDK’. Çdo anashkalim dhe çdo ikje nga tre shkronjat e arta paraqet largim nga rruga dhe filozofia politike rugoviane.

Ata që e kanë të vështirë t’i përmendin tre shkronjat e arta ‘LDK’ nuk janë lidhja e re, nuk janë rruga e re dhe nuk janë guximtar, por janë qyqar dhe karrierist që vrapojnë pas pushtetit duke mashtruar elektoratin në emër të vijimësisë rugoviane! Ngase ka vetëm një vijimësi rugoviane dhe ajo është LDK, të tjerat janë hipokrizi dhe mashtrim.

You Might Also Like

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kur politila e loparëve ulet në tavolinën e dialogut për shtetformim, dihet se çfarë e gjen Dardaninë

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Mërgimi dhe Identiteti kombëtar

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Nesër finalja e Kupës

Kosova Times Kosova Times May 21, 2024
Blic: Serbët po ikin nga afërsia e Zrenjaninit, duke shitur masivisht shtëpi për rreth 20.000 euro: Çfarë po ndodh?
Kryeministri Kurti bëri homazhe në Zahaq, Llabjan dhe Pavlan të Pejës
Prokuroria Speciale shenjëstron një rast të ri me gjashtë persona
MSH: Nga 1 shkurti nis implementimi i ligjit për çmimet e barnave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?