By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raporti i OKB-së: Të paraburgosurit palestinezë janë përballur me torturë dhe keqtrajtim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Raporti i OKB-së: Të paraburgosurit palestinezë janë përballur me torturë dhe keqtrajtim
Rajon / Botë

Raporti i OKB-së: Të paraburgosurit palestinezë janë përballur me torturë dhe keqtrajtim

Kosova Times
Last updated: 2024/07/31 at 12:25 PM
Kosova Times Published July 31, 2024
Share
SHARE

Zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport në të cilin thuhet se palestinezët e paraburgosurit që nga sulmet e 7 tetorit janë përballur me privim të gjumit, elektroshok, torturë me ujë dhe tortura të tjera e keqtrajtime.

Raporti thotë se shërbimi i burgjeve i Izraelit se deri në fund të qershorit ka mbajtur më shumë se 9.400 të “paraburgosur për shkaqe sigurie” dhe disa janë mbajtur në fshehtësi, pa pasur qasje tek avokatët ose pa respektim të të drejtave të tyre ligjore.

Në përmbledhjen e raportit, që bazohet në intervistat me ish-të burgosur dhe burime të tjera, dënohet numri i madh i të burgosurve – përfshirë burra, gra, fëmijë, gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut – dhe thuhet se praktika të tilla ngrenë shqetësime për ndalim arbitrar.

“Dëshmitë e mbledhura nga zyra ime dhe entitete të tjera tregojnë për një sërë aktesh të tmerrshme, sikurse, mes tjerash torturë me ujë dhe lëshimi i qenve ndaj të paraburgosurve. Këto akte janë në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha përmes një deklarate shefi i Zyrës për të drejtat e njeriut të OKB-së, Volker Turk.

Gjetjet e raportit mund të përdoren nga prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të cilët po hetojnë për krimet e kryera në lidhje me sulmet e 7 tetorit dhe ngjarjet që pasuan, përfshirë edhe fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë, teksa ai po vazhdon luftën kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Autorët e raportit thanë se përmbajtja e tij është ndarë me Qeverinë izraelite.

Lufta në Gazë shpërtheu pas sulmit të befasishëm të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Operacioni hakmarrës i Izraelit ka shkatërruar lagje të tëra në Gazë dhe ka detyruar pothuajse 80 për qind të popullatës të zhvendosen. Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se më shumë se 39.000 palestinezë janë vrarë që kur ka nisur lufta.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

TAGGED: #Keqtrajtim, #OKB, #Të paraburgosurit palestinezë, #Tortura
Kosova Times July 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

BE: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit

Kosova Times Kosova Times March 7, 2025
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtare policore
Nawrocki-Kurtit: I përkushtuar për forcimin e lidhjeve Poloni-Kosovë
Duma e Shtetit propozoi dërgimin e rusëve që nuk shërbejnë në stërvitje ushtarake
Kur pritet të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës, tregon ambasadori i Italisë në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?