By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A do të pranonin forcat e armatosura ukrainase një marrëveshje për t’ua dorëzuar territorin rusëve?
August 27, 2025
Takat nuk lejohen në këto vende në Greqi: Një rregull i pazakontë që i ngatërron turistët
August 27, 2025
Gjobat bien rrëke mbi turistët nga Serbia në Greqi!
August 27, 2025
Gazetarja vizuale që dokumentoi Gazën u vra në një sulm ajror nga Izraeli
August 27, 2025
Çmimet e importit më të larta në tre mujorin e dyte se sa nje vit me pare
August 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për t’i bërë konkurrencë Kinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për t’i bërë konkurrencë Kinës
Lajme

Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për t’i bërë konkurrencë Kinës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/31 at 9:00 PM
Kosova Times Published July 31, 2024
Share
SHARE

Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për t’i bërë konkurrencë Kinës si në zbulimin e mineraleve të rralla, ndërtimin e bazave ushtarake në Afrikë ashtu edhe në prodhimin e një numri më të madh anijesh dhe nëndetësesh.

Duke folur në një seancë dëgjimore të Komisionit për Çështjet e Jashtme të Senatit, zoti Campbell e quajti Kinën “një sfidë përcaktuese gjeopolitike me të cilën po përballet diplomacia amerikane”.

“Duhet të bëjmë më shumë dhe duhet t’u bëjmë garë veprimeve kineze, jo vetëm sa i përket strategjisë së tyre me bazat, por edhe synimit të tyre për mineralet e rralla në Afrikë, që do të jenë të një rëndësie thelbësore për kapacitetet tona industriale dhe teknologjike”, tha ai.

Zoti Campbell shtoi se diplomatët amerikanë gjenden përballë sfidës globale që paraqet Kina në ekonomi, mbrojtje e deri tek informacioni dhe të drejtat e njeriut.

Dëshira bashkë-partiake në Kongres

Ligjvënësit nga dy anët e spektrit politik që morën pjesë në seancën dëgjimore u pajtuan me këtë vlerësim dhe u shprehën se duan që t’i bëjnë konkurrencë ndikimit të Kinës.

Senatori republikan Marco Rubio nga Florida shprehu shqetësimin për faktin që Kina është “prodhuesi kryesor në botë i anijeve” dhe “mbreti i pakontestuar i prodhimtarisë bazë industriale.”

Zoti Campbell u pajtua me senatorin, duke shtuar se dallimi midis dy vendeve është “tejet shqetësues” dhe se Shtetet e Bashkuara “duhet të tregojnë më shumë rezultate” në këtë fushë.

Ai tha se programit amerikan për ndërtimin e nëndetëseve i duhet kushtuar më shumë vëmendje.

Senatori demokrat Ben Cardin, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit, tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’u japin shteteve në Afrikës një alternativë ndaj ndikimit të Kinës.

“Për t’u dhënë përgjigje këtyre sfidave, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të investojnë vetëm në ushtri, por edhe përmes mjeteve diplomatike dhe të zhvillimit ekonomik”, deklaroi senatori Cardin.

Teknologjia dhe mineralet e rëndësishme të rralla që tani po përdoren gjerësisht, duke filluar nga mikroprocesorët e gjysmëpërçuesit e deri tek bateritë e makinave elektrike, zgjuan një interesim të veçantë gjatë seancës, duke pasur parasysh epërsinë e Kinës.

Në vitin 2022, Kina ishte burimi kryesor nga ku Shtetet të Bashkuara importojnë rreth 70 për qind të mineraleve të rralla, sipas Institutit amerikan të Gjeologjisë. Kina është furnizuesi më i madh i botës me minerale të tilla.

“Nëse shikoni listën e 40 xeheve dhe mineraleve kryesore që janë të domosdoshme për prodhimin e baterive dhe gjysmëpërçuesve, furnizimi me shumicën prej tyre tani kontrollohet nga Kina,” deklaroi zoti Campbell. Ai theksoi se përderisa Shtetet e Bashkuara fillimisht ishin në një pozitë të palakmueshme, tani kanë nënshkruar marrëveshje për këto minerale me Japoninë dhe Australinë.

Zoti Campbell tha se projekti i Korridorit të Lobitos në Afrikë – një linjë hekurudhore që kalon nëpër Zambian e pasur me minerale dhe Republikën Demokratike të Kongos e deri tek portet e Angolës në Atlantik – do të ndihmojë për të përmbushur nevojat e Shteteve të Bashkuara me këto minerale.

Komisioni shqyrton marrëdhëniet me Afrikën

Shtimi i marrëdhënieve diplomatike me Afrikën ishte në fokus të seancës dëgjimore.

Zoti Campbell tha se ka vizituar Afrikën dy herë që kur është emëruar në detyrë në muajin shkurt dhe se po planifikon një vizitë të tretë. Ai tha se aktualisht janë 14 emërime të ambasadorëve në kontinentin afrikan që po presin miratimin e Senatit.

Disa senatorë theksuan nevojën për shtimin e pranisë diplomatike amerikane dhe plotësimin e vendeve bosh me ambasadorë, sidomos brenda këtij kontinenti.

Zyrtari Campbell tha se mungesa e ambasadorëve amerikanë në vende kyçe është “e turpshme” dhe “në kundërshtim me interesat strategjike amerikane”.

Gjatë seancës, ligjvënësit gjithashtu biseduan për nevojën e angazhimit amerikan në projektet ndërkombëtare për zhvillim infrastrukturor, përkrahjen e vazhdueshme për Ukrainën kundër luftës së Rusisë dhe nevojën për të luftuar keqinformimin dhe manipulimin e mediave në vendet e treta.

You Might Also Like

Basha: E çmoj lart luftën e UÇK-së, raportimi është i rremë

AKKVP: 57 prona në veri i janë rikthyer pronarëve legjitim

Arsovska sqaron rolin e Dimal Bashës në shkrimin e publikuar në 2012

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia rrisin mbrojtjen përmes blerjeve nga SHBA

Një 58-vjeçar humb jetën pasi bie në hapësirën e ashensorit  në Ferizaj

TAGGED: #Kinë, #Konkurrencë, #ShBA
Kosova Times July 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kancelari gjerman falënderon Osmanin dhe Kurtin për urimin

Kosova Times Kosova Times May 7, 2025
Policia shqiptoi 1779 gjoba trafiku për 24 orë
KFOR: Po shqyrtojmë kërkesën e Serbisë për dislokimin e trupave
Rama uron 110 vjetorin e Pavarësisë krah Dua Lipës
Togeri i FSK-së merr çmimin superior pas kursit për sinjale në ShBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?