By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Armend Zemaj përfshihet në incident fizik në Prishtinë
October 24, 2025
ATK në terren për të identifikuar bizneset e regjistruara
October 24, 2025
Përfundon restaurimi i shtëpisë së Hynilerëve në kryeqytet
October 24, 2025
Osmani zhvillon takime me përfaqësues gjermanë për bashkëpunim dypalësh
October 24, 2025
Abdixhiku takon Mandl: Austria mbetet partner i qëndrueshëm i Kosovës
October 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stoltenberg: Shpërthimi në Poloni me gjasë u shkaktua nga raketa e mbrojtjes ajrore të Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Stoltenberg: Shpërthimi në Poloni me gjasë u shkaktua nga raketa e mbrojtjes ajrore të Ukrainës
Rajon / Botë

Stoltenberg: Shpërthimi në Poloni me gjasë u shkaktua nga raketa e mbrojtjes ajrore të Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/16 at 3:22 PM
Kosova Times Published November 16, 2022
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se sulmi i së martës në Poloni me gjasë u shkaktua nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, por shtoi se Rusia mbetet fajtore pasi ajo e nisi luftën.

Ai tha se po vazhdojnë hetimet për këtë shpërthim dhe se duhet të priten rezultatet e tyre, por se “analizat tona preliminare sugjerojnë se incidenti me gjasë u shkaktua nga një raketë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës që u lëshua për ta mbrojtur territorin ukrainas ndaj sulmeve ruse”.

Këto deklarata ai i bëri në konferencën për shtyp pas takimit urgjent të vendeve anëtare të mërkurën, në Bruksel, pasi dy persona u vranë në Poloni nga një raketë që Varshava tha se ishte e prodhuar nga Rusia.

“Ky nuk është faji i Ukrainës. Rusia e mban përgjegjësinë përfundimtare pasi që po e vazhdon luftën e saj të jashtëligjshme kundër Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg, gjithashtu, shtoi se nuk ka indikacione që Rusia po planifikon sulm ndaj NATO-s dhe se ata duhet të rrinë “vigjilentë, të qetë dhe të koordinuar ngushtë”, pasi që “lufta në Ukrainë mund të ketë pasoja për territorin e NATO-s”.

Mbledhja e ambasadorëve të NATO-s në Bruksel u thirr me kërkesë të Polonisë, anëtare e aleancës, dhe kryesohet nga sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili do të mbajë më pas një konferencë shtypi.

Gjetjet preliminare erdhën pasi presidenti amerikan Joe Biden, duke u bazuar në informacione për trajektoren e raketës, tha të mërkurën se nuk ka shumë gjasa që Rusia ta ketë lëshuar atë raketë para se të shtonte se “unë do të sigurohem që të gjejmë saktësisht çfarë ndodhi”.

Ndërkohë, Polonia la të kuptohet se nuk do ta aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të NATO-s, që do të niste konsultime mes aleatëve shkaku i kërcënimeve për siguri, pasi që shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore në Ukrainë e jo nga Rusia.

“Nga informatat që ne dhe aleatët i kemi, ishte një raketë S-300 e ndërtuar në Bashkimin Sovjetik, një raketë e vjetër, dhe nuk ka asnjë dëshmi që ajo u lëshua nga ana ruse”, tha presidenti i Polonisë, Andrzej Duda. “Ka shumë gjasa që të jetë lëshuar nga mbrojtja ajrore ukrainase”. 

Incidenti ndodhi gjatë asaj që Kievi e quajti valën më intensive të sulmeve ruse me raketa në qytete ukrainase që nga fillimi i luftës në shkurt.

Ukraina tha se i rrëzoi shumicën e raketave ruse përmes raketa të veta të mbrojtjes ajrore. Rajoni Volyn i Ukrainës, afër kufirit me Poloninë, ishte njëri nga të shumtit që ishte cak i sulmeve ruse, sipas Ukrainës.

Rusia ka thënë se raketat e saj nuk goditën territorin e Polonisë, duke thënë se lajmet e tilla janë “provokim i qëllimshëm” për ta përshkallëzuar situatën.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë në SHBA

Shikoni veprimin e parashutistëve ukrainas. Ata çliruan fshatin, kapën robër 50 rusë

Autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes me motoçikletë, dhjetëra të vdekur në Indi

Arratisja e pabesueshme e hajdutëve nga Luvri, dalin pamje të reja

Kosova Times November 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Modriç dhe ëndërra e pa realizuar

Kosova Times Kosova Times May 18, 2024
“Orbán është një rrezik dhe duhet përballur”: Ekspert ushtarak për “diplomacinë” e Hungarisë
Rusia dhe Ukraina rrëzojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetrës
Tre djemtë e udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh, vriten nga një sulm ajror izraelit
NASA nis raketën drejt Hënës, 50 vjet pas Apollos
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?