By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vjosa e 1001 fytyrave!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vjosa e 1001 fytyrave!
Opinion

Vjosa e 1001 fytyrave!

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 8:59 AM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Vjosa Osmani e ngritur në karrierë politike, e në veçanti në krye të shtetit si presidente, ka ardhur përmes lojës perfide me fotografitë e Hashim Thaçit në zyrat e presidencës gjersa ishte kryeparlamentare dhe ushtruese e detyrës së postit të presidentit!

Vjosa Osmani nga fanse e shkrimeve të mia në presidente shteti

Një dekadë e gjysmë më parë, një zonjë e re, ende e padjallëzuar, e cila nuk ishte as deputete në Kuvendin e Kosovës, ushqehej me shkrimet e mia të botuara në gazetat dhe portalet e kohës, e cila të njëjtat i shpërndante në mediume të ndryshme dhe rrjete sociale, siç ishte rasti me shkrimin tim monumental më rastin e 67 vjetorin e lindjes së Presidentit historik me titull: “IBRAHIM RUGOVA shpëtimtar i qenjes sonë kombëtare”, i pasuar me nëntitullin domethënës dhe përmbajtësorë, si në vijim: 2 dhjetor 1944-Në këtë ditë madhështore, Zoti na dhuroi shpëtimtarin e qenjes sonë kombëtare, liderin shpirtëror, Presidentin historik Ibrahim Rugova.

Ishte kjo koha kur zonja e dalldisur pas pushtetit e kishte filluar karrierën e saj politike si aktiviste e Forumit Rinor në LDK, e ngritur më pas në zyrtare dhe këshilltare në zyrën e presidentit Fatmir Sejdiu!

Askujt në atë kohë nuk i kishte shkuar mendja që një shërbyese e thjeshtë në zyrën e presidentit do të ngritët në postin më të lartë dhe më prestigjioz, atë të presidentit të shtetit!

Karrieristët janë sikur “zhuga”, i ngjiten secilit deri në arritjen e qëllimit politik.

Pas shkarkimit të presidentit Sejdiu nga kushtetuesja dhe pas ndryshimeve politike në kreun e LDK-së, zonja në fjalë iu vardis menjëherë ish kryetarit pasues të LDK-së, z. Isa Mustafa, nga i cili nuk u shkoq derisa i dështojë zgjedhja si kryeministre në zgjedhjet e vitit 2019, e cila për një fije floku mbeti pas Albin Kurtit.

Duke e parë pamundësinë e ringritjes së mëtutjeshme nga LDK-ja, zonja ju vardis Albin Kurtit dhe partisë rivale, LVV-së majtiste, për të arritur objektivin karrerist të saj në dëm të shtëpisë së madhe LDK, të cilës i dha goditjen më të madhe më 14 shkurt 2021.

E maskuar nën flamurin e presidentit, pa e ndjerë në shpirt filozofinë politike Rugoviane, përmes kalimit nga ekstremi i djathtë në ekstremin e majtë e realizoi ëndrrën përrallore duke u bërë presidente e shtetit, por jo edhe presidente e të gjithë qytetarëve të vendit!

Shpërblimi i tradhtisë, turpi i partisë

Unë që nuk hoqa dorë asnjëherë nga qëllimi fisnik i të qenurit në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, mbeta një mërgimtar i tretur dhe harruar nga të gjithë pushtetarët! Unë që nuk u lëkunda për asnjë milimetër nga filozofia politike rugoviane mbeta i harruar nga bashkëpartiakët, kurse fansja ime që e tradhtoi filozofinë politike rugoviane dhe iu bashkëngjit bolshevizmit u ngrit në majat e shtetit me ndihmën e bashkëpartiakëve që e ndihmuan me votë dhe kuorum në Kuvend!

Si të quhet ndryshe shpërblimi i tradhtisë, pos turp i partisë!

Zonja e parë, foton e presidentit dhe flamurin dardan i përdor si maskë për ta mbuluar aktin e tradhtisë ndaj elektoratit rugovian.

Cilës Vjosë t’i besojmë tani, asaj që ishte zyrtare në LDK dhe kandidate për kryeministre apo kësaj presidente e LVV-së!?

Përgjigja është, asnjërës, për shkak se kjo është Vjosa e 1001 fytyrave!

Sa herë që ndërron moti, Vjosa Osmani e ndërron gëzofin!

Pas ngritjes në karrierë (si deputete) disa herë i kam shkruar fanses time, por gjithnjë më kishte lënë pa përgjigje. Por kur i erdhi çasti për t’u ngritur në majat e shtetit, përmes “zotriut të parë” e kërkojë ndihmën time, por në vend të ndihmës i rikujtova injorimin që më kishte bërë gjersa ishte deputete!

Vjosa Osmani duhet t’i kërkojë falje elektoratit rugovian e jo shigjetarit në maje të malit!!

You Might Also Like

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

O’Brien për Tanjug: Rreziqet kryesore janë veriu i Kosovës dhe kërcënimi i shkëputjes së një pjese të Bosnjë-Hercegovinës

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Instituti Albanologjik i Prishtinës boton veprën studimore “Shqyrtime gjuhësore”, të autorit prof. ass. dr. Sejdi Gashi
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Zv/ministrja Gashi: Kosova në NATO, hap kyç drejt sigurisë në rajon
5 vite burg per rusin qe iku nga fusha e betejës për të qenë me fëmijët e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?