By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, mediat sociale kthehen në arenë për debatin politik të fushatës presidenciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, mediat sociale kthehen në arenë për debatin politik të fushatës presidenciale
Rajon / Botë

ShBA, mediat sociale kthehen në arenë për debatin politik të fushatës presidenciale

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 5:17 PM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Ndërsa sezoni elektoral në Shtetet e Bashkuara mbizotërohet nga ndryshime dhe kthesa të papritura, edhe rrjetet sociale po reagojnë në mënyra të ngjashme, si me imazhe të arrave të kokosit dhe të zonjave të dashuruara pas maceve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, shpjegon se si lidhen këto me zgjedhjet për president në Shtetet e Bashkuara.

Çfarë kanë të përbashkët arrat e kokosit, gratë që nuk kanë fëmijë dhe këngëtarja angleze e muzikës pop Charli XCX?

Janë të gjitha pjesë e debatit në internet kur bëhet fjalë për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Me pak më shumë se tre muaj deri në ditën e zgjedhjeve, votuesit hasin burime të mediave sociale plot me imazhe dhe retorikë keqdashëse.

“Ne drejtohemi në praktikë në këtë vend nga demokratët nëpërmjet oligarkëve tanë të korporatave, nga një grup zonjash të dashuruara pas maceve që nuk kanë fëmijë, të cilat janë të dëshpëruara për jetën e tyre dhe zgjedhjet që kanë bërë, dhe kështu duan ta bëjnë të dëshpëruar edhe pjesën tjetër të vendit”, tha J.D. Vance, kandidat republikan për nënpresident.

Komenti që bëri për ligjvënëset demokrate kandidati republikan për nënpresident u shpërnda gjerësisht në mediat sociale, me imazhe të shumta me mace dhe video që e kritikojnë atë.

Zotin Vance e kanë kritikuar që nga ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, dhe deri tek aktorja e Hollivudit, Jennifer Aniston.

Ai vetë thotë se komenti u mor jashtë kontekstit dhe se politikat e demokratëve janë kundër familjes.

Ndërkohë, ekipi elektoral i Nënpresidentes Kamala Harris po vë në dukje një fjalim të saj vitin e kaluar, kur citonte këshillat e nënës së saj:

“A mendon se sapo ke rënë nga një pemë kokosi? Ekziston në kontekstin e gjithçkaje në të cilën jeton dhe të gjërave përpara teje”, tha Nënpresidentja Harris.

Fillimisht e postuar si shpoti nga Komiteti Kombëtar Republikan, citati tashmë është transformuar në mediat sociale nga mbështetësit e zonjës Harris me imazhe me arra kokosi.

Futja rishtazi në garë e zonjës Harris ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në internet, duke marrë ndër të tjera edhe mbështetjen e yllit të muzikës pop Charli XCX, e cila deklaroi në rrjetin X se Kamala Harris është personi i duhur.

Në përgjigje, ekipi elektoral i zonjës Harris adoptoi ngjyrat jeshile të albumit dhe germat e vogla të tij, për faqen kryesore të fushatës elektorale në rrjetin X.

Ndërkohë, kantautorët ripërpunuan këngën e artistes së muzikës pop me referenca për pemën e kokosit.

Rrjetet sociale janë përfshirë kështu me ritëm të shpejtë në një sezon elektoral që ka qenë plot surpriza.

You Might Also Like

Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?

Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës

Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk

Mesazhi i ministrit të jashtëm spanjoll dhe njohja që bëri jehonë në Meksikë

Kaos i plotë në Tanzani pas zgjedhjeve: Luftë midis qytetarëve dhe ushtrisë, më shumë se 700 të vrarë

TAGGED: #Rrjetet sociale, #ShBA, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për të dielën, 9 mars 2025!

Kosova Times Kosova Times March 9, 2025
Azerbajxhani kërcënon me veprim ushtarak kundër Armenisë pas “provokimeve” në kufi
Gashi: Një qeverisje e tillë nuk i duhet vendit
Politikani serb vendos flamujt e komuniteteve para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës
Pejë: Qytetari humb jetën gjatë vozitjes, ambulanca nuk arrin as pas 40 minutash
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?