By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pentagoni shqyrton rritjen e pranisë së trupave në Lindjen e Mesme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pentagoni shqyrton rritjen e pranisë së trupave në Lindjen e Mesme
Rajon / Botë

Pentagoni shqyrton rritjen e pranisë së trupave në Lindjen e Mesme

Kosova Times
Last updated: 2024/08/02 at 11:18 PM
Kosova Times Published August 2, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, e ka informuar Izraelin për ndryshimet aktuale dhe të ardhshme të pranisë së forcave amerikane në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni të premten, mes kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij, Hamasi dhe Hezbollahu.

Pentagoni njoftoi se zoti Austin ende nuk kishte marrë një vendim përfundimtar se cilat forca do të dislokohen. Zyrtarët i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se po shqyrtojnë një gamë e gjerë variantesh, përfshirë mjetet ajrore dhe detare.

Ndryshimet e pritshme vijnë pasi Shtetet e Bashkuara po përgatiten pas kërcënimeve të Iranit për të reaguar lidhur me vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dy ditë më parë në Teheran dhe një seri eliminimesh të figurave të larta të grupit militant palestinez.

Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, ndërsa në Gazë vazhdon lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, tha për gazetarët se “Sekretari Austin e informoi ministrin se masat shtesë të Pentagonit do të përfshijnë ndryshime të vazhdueshme të pozicionimit të forcave amerikane për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit”.

Zëdhënësja shtoi se Presidenti Biden dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes kanë shprehur përkushtimin për shtimin e forcave mbrojtëse në rajon.

Mbetet e paqartë nëse përgatitjet amerikane janë aq intensive sa ishin përpara 13 prillit, kur Irani ndërmori një sulm me dronë dhe raketa kundër territorit izraelit. Ushtria izraelite eliminoi me sukses pothuajse të gjitha raketat dhe dronët, rreth 300, me ndihmën e ushtrisë amerikane dhe aleatëve të tjerë.

Në një telefonatë me Kryeministrin Netanyahu të enjten, Presidenti Biden foli për dislokimet e reja amerikane për të mbështetur Izraelin përballë kërcënimeve me raketa dhe dronë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Irani dhe Hamasi e kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe janë zotuar të hakmerren kundër armikut të tyre. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë dhe as nuk e ka mohuar atë.

Zëdhënësja Singh tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin një konflikt më të gjerë rajonal dhe nuk besojnë se një përshkallëzim është i pashmangshëm.

You Might Also Like

VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale

Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”

Putini e gjeti veten në një situatë të pazakontë: Një robot kërceu para tij, gjithçka monitorohej nga truprojat

Meloni tërbohet pasi salcat belge shiten si italiane në parlamentin e BE-së

Lufta hibride e Rusisë në Evropë po përshkallëzohet. “Jemi vetëm pak minuta larg një incidenti me shumë vdekje”

TAGGED: #Lindja e Mesme, #Prani ushtarake, #ShBA
Kosova Times August 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Media shtetërore në Iran: Të paktën 35 të vdekur në protesta

Kosova Times Kosova Times September 24, 2022
Nesër nisin punimet në rrugën `Enver Maloku` në Prishtinë
Mustafa: Vizat mund të hiqeshin më 2016, por VV, AAK, NISMA dhe VV-ja brenda LDK-së s’lejuan
KFOR-i në Kosovë me ceremoni për Ditën Kombëtare të Kanadasë
GLPS-ja padit Ministrinë e Financave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?