By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
June 9, 2025
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndërron jetë profesoresha e njohur Dr. Emine Arifi Bakalli
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ndërron jetë profesoresha e njohur Dr. Emine Arifi Bakalli
Lajme

Ndërron jetë profesoresha e njohur Dr. Emine Arifi Bakalli

Kosova Times
Last updated: 2024/08/03 at 8:06 PM
Kosova Times Published August 3, 2024
Share
SHARE

Sot me 3 gusht, në moshën 72 vjeçare, ka ndërruar jetë Emine Arifi Bakalli, profesoresha në pension e katedrës së historisë të Universitetit Hasan Prishtina. Ajo u përcolle në banesën e fundit nga familja e ngushtë.

Për komunitetin shkencor dhe kolegët e saj, ishte një studiuese dhe profesoreshë e shquar në lëvrimet shkencore dhe një pedagoge me virtyte të larta dhe cilësore. Ishte një ndërthurje e rrallë inteligjence dhe diturie, por edhe modestie. Ajo ishte dhe mbetet shembull për shumë breza  për të cilët ishte një pedagog  dhe profesor model. Shumë gjenerata studentësh e kujtojnë me mirënjohje profesionalizmin e saj të lartë, stilin magjepsës të mësimdhënies, nivelin e lartë akademik dhe në të njëjtën kohë aksesin e leksioneve të saj, aftësinë për të interesuar për fushën që mbulonte. Largimi i saj do të lërë një zbrazëti të madhe në botën akademike, sidomos në familjen e saj të ngushtë, por edhe te të gjithë ata që e njohën.

Ajo lindi më 16 .10 1951 në fshatin Babush të Muhaxhirëve, në një familje (muhaxhirësh të dëbuar me dhunë nga Sanxhaku i Nishit) patriotike e arsimdashëse me shumë intelektual. Filloren dhe të Mesmen e kreu në Prishtinë , ku kreu studimet e larta për histori në Universitetin e Prishtinës (1974) dhe po aty studimet pas universitare më 1974 dhe doktoratën më 1984. Ishte historiane profesorë. Nga viti 1974 është pedagoge-ligjëruese në degën e historisë së Universitetit të Prishtinës, e angazhuar në të gjitha nivelet e studimeve. Në Bachelor “Histori bashkëkohore shqiptare” dhe “Histori e integrimeve Evropiane”, në master “ Historiografi shqiptare e shekullit XIX-XX”, “Histori e Kosovës 1912-2008” , “Histori ekonomike dhe konstitucionale Shqiptare e shekullit XX”. Kundërshtoi masat e dhunshme në UP dhe u largua nga puna.

Gjatë viteve 1980-1990 u angazhua me gjithë qenien e saj në mbrojtje të autonomisë së Universitetit  , kundër masave të dhunshme të regjimit Beogradit. Pas rifillimit të punës në Universitetin e Prishinës më 1991 (tani Universitet i pavarur nga ai serb), ishte kryetare e Pleqësisë së Fakultetit Filozofik duke dhënë maksimumin në organizimin dhe funksionimin normal të Universitetit të Prishtinës.

Ka botuar Monografinë: “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1929-1939”, Prishtinë 1977:, bashke autore në librin “Komiteti Mbrojtja kombëtare e Kosovës “ (Tiranë ASHAK , 2004) etj. Ka studiuar dhe raportet italo-jugosllave 1935-1939 lidhur me Shqipërinë. Ka botuar artikuj e studime në shtypin shkencor për problemet e historisë së Kosovës, në vitin 1913-1941. (Ana Lalaj , “Fjalori Enciklopedik shqiptar”, Tiranë 2008 fq, 157). U angazhua në lëvizjen paqësore për Lirinë e Kosovës, . Kryetare e Shoqatës për evidencimin dhe kthimin e shqiptarëve të shpërngulur –Dega Prishtinë.

Profesoreshë Dr. Emine Bakalli është angazhuar aktivisht në avancimin e procesit mësimor në Fakultetin Filozofik dhe avancimin e procesit reformues në Universitetin e Prishtinës në vitet 1981-1991.Ishte anëtare e Grupit të ekspertëve për hartimin e planprogrameve për sistemin e ri shkollor. Ishte udhëheqëse në shkallën e Tretë të Degës së Historisë  (1997-2002) dhe mentorë e shumë aspirantëve shekncor, duke kontribuar edhe në formimin e kuadrit të ri shkencor , në frymën e Bolonjës.

Profesoreshë Dr. Emine Bakalli ishte anëtare Këshillit për istori pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës . Anëtare dhe pjesëmarrëse e shumë Kongreseve dhe simpoziumeve shkencore me karakter kombëtar e historik të mbajtur në Kosovë, Shqipëri, e vende tjera në rajon. Në 100 vjetorin e Shtetit shqiptar dhe 100 vjetorin e Luftës së Ferizajt kundër pushtuesit serb më 1912, ishte në Këshillin organizues të Simpoziumit Shkencor , mbajtur më 23 tetor 2012 në Ferizaj, ku mbajti kumtesë Shkencore : “Ferizaji – vatër e rëndësishme në Lëvizjen Kombëtare shqiptare (1908-1912) . Ajo përmbylli karrierën shkencore me botimin e fundit të librit “Drejt Eliminimit të faktorit shiptarë në Ballkan” e cila hedhë dritë mbi shumë zhvillime të pa publikuara më parë. Profesoreshë Emine Bakalli pas vetes la dy djemtë me dy mbesa dhe dy nipër.

You Might Also Like

Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Fillon sot `Java e Krenarisë` në Prishtinë

26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet

Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa

Kosova Times August 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Shakira i dedikon një tjetër këngë Pique dhe të dashurës së tij

Kosova Times Kosova Times February 25, 2023
Trupi i kryebashkiakut ukrainas është kthyer nga Rusia. Guvernatori: E torturuan deri në vdekje
Spanjë: Socialistët dhe majtistët arrijnë marrëveshje për koalicion qeveritar
Si i rekruton Wagner luftëtarët në burgjet e Siberisë?
Ndalohet një kamion me targa serbe në veri me 3600 kg speca
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?