By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një aeroplan An-2 bëri një ulje të fortë në rajonin e Krasnoyarsk. Pati viktima
October 3, 2025
Kampionia olimpike me një minifund miniaturë të lë pa frymë edhe në dekadën e pestë!
October 3, 2025
“Çdo ditë e haja këtë ushqim dhe për shkak të kësaj u preka nga kanceri i zorres se trashe në moshën 25 vjeç”
October 3, 2025
Greqia gjen dioksid squfuri në frutat e thata nga Serbia
October 3, 2025
Sllovenia ndër vendet më të mira të gjelbra në botë në vitin 2025
October 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Radio Kosova bëhet me antena të reja në `Majën e Gjelbër` në Anamoravë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Radio Kosova bëhet me antena të reja në `Majën e Gjelbër` në Anamoravë
Lajme

Radio Kosova bëhet me antena të reja në `Majën e Gjelbër` në Anamoravë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/04 at 9:15 PM
Kosova Times Published August 4, 2024
Share
SHARE

Sot në pikën transmetuese “Maja e Gjelbër” në komunën e Gjilanit, është instaluar me sukses sistemi i ri i antenave dhe transmetuesve për dy kanalet e Radio Kosovës.

Me këtë investim, është rritur për 16 herë fuqia shpërndarëse e sinjalit të dy kanaleve të Radio Kosovës, në rajonin e Anamoravës e më gjerë, në frekuencat 88.5 dhe 90.5 MHz.

Transmetuesit e rinj kanë kapacitet transmetimi prej 1,000 wat, ndërsa deri tani si pasojë e amortizimit dhe stërvjetërimit të pajisjeve, ishte transmetuar me vetëm rreth 90 wat, në kanalin e parë ndërsa rreth 40 wat, në kanalin e dytë.

Instalimi i pajisjeve të reja teknike mundëson zgjerimin e hartës së mbulueshmërisë dhe rritjen e cilësisë së transmetimit.

Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili, i cili vizitoi nga afër punimet në Majën e Gjelbër, tha se sot kanë përuruar edhe një korridor të shpërndarjes së sinjalit tokësor, përmes frekuencave FM, që mundëson qasje shumëfish më të lartë të dëgjuesve të të gjitha moshave dhe etnive nga rajoni i Anamoravës e më gjerë në informacionin dhe programet e dy kanaleve të Radio Kosovës.

Ai theksoi se pas 24 vjetësh mungese investimesh kapitale në Radio Kosovë, për më pak se një vit, po mbulojnë pothuajse tërë territorin e Kosovës me sinjal të radiove të transmetuesit publik, duke përmbushur edhe një obligim ligjor karshi taksapaguesve.

Me skemën e re programore dy kanalet e Radio Kosovës ofrojnë 24-orë program të larmishëm në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake, turke dhe rome.

Dje, në pikën transmetuese në Cërnushë të Mitrovicë, është instaluar me sukses sistemi i ri i antenave dhe transmetuesve për dy kanalet e Radios me ç’rast është rritur për 50 herë fuqia transmetuese. Në vazhdën e investimeve kapitale, gjatë javës do të instalohen transmetues të rinj me fuqi prej 3,000 kilowatësh në pikën e Zatriqit që mbulon Rajonin e Dukagjinit.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti janë instaluar transmetues të rinj prej 5KW për dy kanalet e Radio Kosovës në Golesh, prej ku është dhjetëfishuar fuqia transmetuese në pjesën qendrore të Kosovës dhe është instaluar sistem i ri i antenave në Zatriq ku është gjashtëfishuar fuqia transmetuese në rajonin e Dukagjinit.

You Might Also Like

Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Krasniqi: Bashkimi i Gjermanisë simbol i fuqisë dhe vlerave evropiane

Haradinaj uron popullin gjerman për 35-vjetorin e Bashkimit të Gjermanisë

Krasniqi: Kosova mirënjohëse ndaj NATO-s dhe KFOR-it për garantimin e paqes

FSK përgatit liderë të rinj në ‘Kursin e Liderit Luftarak’

TAGGED: "Majën e Gjelbër" në Anamoravë, #Antena, #Radio Kosova
Kosova Times August 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve përfundoi për këtë javë, rinis më 25 nëntor

Kosova Times Kosova Times November 21, 2024
​Osmani: Zgjedhjet në veri mund të mbahen
Disa nga çmimet që u “rrëmbyen” sonte në Grammy
Gjithçka “fajtore” një shami aromatike: Ne protestat ne Serbi shtohen martesat dhe fejesat
Rusët vendosën rekord për blerjen e “pasaportave të arta” të Malit të Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?