By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vargjet mistike të një pelegrini në poezinë shqipe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Vargjet mistike të një pelegrini në poezinë shqipe
Lajme

Vargjet mistike të një pelegrini në poezinë shqipe

Kosova Times
Last updated: 2024/08/04 at 10:16 PM
Kosova Times Published August 4, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Leonora HAJRA

Poezia është një ndër krijimet letrare më të hershme të letërsisë përgjithësisht, andaj edhe duke u shquar si një lloj i kultivuar rrugës ka pësuar transformime duke huazuar nga periudha të ndryshme elemente autentike. Poezia e sotme shqipe e krijuar si prototip i të gjitha këtyre transformimeve shquhet si portret i pasur diversiv që i jep liri krijuesit të operojë me dijet e tij teorike e praktike për të shartuar kështu identitetin e tij specifik.

Poezia e Imer Topanicës sjell një frymë të pasur në poezinë shqipe veçmas si kultivim i dijeve vetjake orientale dhe atyre oksidentale, por edhe për larushinë e qasjes ndaj objektit dhe subjektit lirik që ndërton një fytyrë të pasur të njeriut si parcialetet i botës dhe Zotit, shkakut të parë. Topanica është autor i dy përmbledhjeve me poezi: “Shënime të pamjaftueshme” dhe “Tufë drite”, ku moderohen tema të ekzistencës, fatit të individit, panteizmit e sufizmit, lirisë individuale e politike. Të dy librat poetikë janë të ndarë në cikle të cilat mbërthejnë citime nga Kurani e Bibla sugjestive për përmbajtjen e kapitujve ku objektivizohet përmallimi e dëshira e krijesës për Krijuesin.

Poezia e poetit realizohet si dialogim i subjektit lirik me tjetrin, që në masë të gjerë është Zoti, gjë që midis tjerash provohet me përdorimin e shkronjës së madhe për shënimin e përemrave apo çdo referimi ndaj tij, është drita, ashku për të cilin subjekti lirik është i etur dhe merr udhën e një pelegrini, apo dhe vetë shoqëria e “i mallkuari politik” ndaj të cilëve subjekti përdor një ton të rreptë, shpalos revoltë e zhgënjim.

Modelimi i poezisë së autorit si komunikim intim me Zotin, ku shpaloset edhe motivi i fluturës që vetëdigjet është tipologji e poezisë mistike, sufiste. Në këto poezi poeti i këndon paqes si destinacion shpirtëror përmes një diskursi tipik metaforik që është karakteristikë veçmas për përmbledhjen “Shënime të pamjaftueshme”, në të cilën rruga e shpëtimit puthitet në kapërcimin e ambientit gotik dhe përqafimit të idilikes.

Një simbol i fuqishëm i poezisë së Lindjes që bëhet dominante e poezisë së Topanicës është drita, si element madje në të cilën pikëtakohen dy përmbledhjet e poetit. Drita sipas konceptimit sufist është sinjifikim i vetënjohjes së botës internale e pikërisht ky modelim ruhet në strukturën poetike të autorit duke iu nënshtruar një amplifikimi emocional e filozofik.

Përmbledhja e autorit “Tufë drite” në krahasim me vëllimin e dytë poetik është dukshëm më hermetike dhe arrin që ta ndërtojë një portret më të pasur universal përmes përdorimit të diskursit alegorik e simbolik. Një tipar specifik i poetit në përmbledhjen e dytë “Shënime të pamjaftueshme” është modestia dhe euforia me të cilën ndjek rrugën për te drita, ndërsa te “Tufë drite” hetohet një ton më melankolik që portreton shpirtin e trazuar, njeriun e lodhur nga sfidat e brendshme dhe ato me tjetrin e kundërt, konfuz në raportet njerëzore dhe qëllimin e jetës.

Opusi tematik i poetit shquhet për thellësinë meditative në trajtimin e problemeve emblematike filozofike e merafizike. Topanica arrin t’i subjektivizojë këto tema duke iu dhënë një frymë autentike vargjeve. Vetmia, ëndrra, kujtimi, vdekja, jeta bëhen strumbullar i fuqishëm përsiatës i tekstit poetik që gjeneron një vetje sa të revoltuar aq edhe të zhgënjyer, sa të frikësuar aq edhe të guximshëm, sa të lodhur aq edhe të etur për dritën.

Sa i përket formës e metagjuhës, poezia shquhet për një larushi vargjesh e rimash që moderojnë zhvillimin e tensionit emocional poetik. Vargu i lirë që varion me forma të shkurta e të gjata në një anë, dhe format e pasura orientale si: gazelet, rubairat e haiku, si dhe gegërishtja e pasur rezonojnë stilin eksperimental të autorit dhe bëhen vulë e fuqishme e identitetit të tij si poet bashkëkohor. Një poezi e tillë që e sfidon lexuesin duke kultivuar ndjeshmëritë e tij është padyshim vlerë e poezisë shqipe dhe aspekt i veçantë i saj që dëshmon potencialin e autorit shqiptar dhe poezisë shqipe njëkohësisht.

You Might Also Like

Rashiq: Shpresoj të jetë fillim i ri në ndërtimin e institucioneve

“Porno religjoni vdekje”. Lora Mladenova dhe Poezia e asaj për të cilën është më e vështirë të flitet

Prima Donna e Gjithë Rusisë Pugacheva behet ngjarje politike

Festivali i Këngës me ngjarje prezantuese për edicionin e 3-të

80-vjetori i Lidhjes së Shkrimtarëve

TAGGED: #Imer Topanica, #Leonora Hajra
Kosova Times August 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Papa kërkon falje, pasi u raportua se përdori term fyes homofobik

Kosova Times Kosova Times May 28, 2024
Tetë persona ne Rusi humbën jetën në një zjarr në një qendër sociale për pensionistët
Kurti përfaqëson Kosovën në takimin me Presidentin e Këshillit Evropian
Presidentja Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në GLOBSEC në Pragë
Pentagoni, 1 miliard dollar ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?