By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Giouvarlakia” italiane: supë me qofte gjeldeti të pjekur
December 7, 2025
Gjelle me kërpudha, spinaq dhe pulë
December 7, 2025
Supë franceze me qepë: receta dhe historia e pjatës ikonike
December 7, 2025
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të modernizojnë triadën e tyre bërthamore
December 7, 2025
Putini është i kënaqur me gjithçka. Si u prit presidenti rus në Indi
December 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Palestinezë të vrarë gjatë një operacioni të Izraelit në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Palestinezë të vrarë gjatë një operacioni të Izraelit në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

Palestinezë të vrarë gjatë një operacioni të Izraelit në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/08/06 at 7:59 PM
Kosova Times Published August 6, 2024
Share
SHARE

Katër palestinezë janë vrarë, përfshirë tre adoleshentë, dhe shtatë të tjerë janë plagosur, gjatë një operacioni të ushtrisë izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, thanë zyrtarët palestinezë më 6 gusht.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha të martën se operacioni u krye gjatë natës në fshatin Akaba, në veri të Bregut Perëndimor.

Në mesin e të vrarëve ishin dy 19-vjeçar dhe një 14-vjeçar.

Ndaras, grupi militant, Xhihadi Islamik, raportoi për luftime të ashpra me ushtrinë izraelite në kampin e refugjatëve në Xhenin, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto ngjarje.

Izraeli ka kryer operacione ushtarake pothuajse në baza ditore në mbarë Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke nxitur luftën në Gazë. Palestinezët nga Bregu Perëndimor po ashtu kanë kryer një numër sulmesh ndaj izraelitëve.

Ministria e Shëndetësisë tha se më shumë se 600 palestinezë janë vrarë nga izraelitët në Bregun Perëndimor që nga nisja e luftës në Gazë. Shumica janë vrarë gjatë operacioneve të ushtrisë dhe në protestat e dhunshme.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen. Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.

Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite.

You Might Also Like

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të modernizojnë triadën e tyre bërthamore

Putini është i kënaqur me gjithçka. Si u prit presidenti rus në Indi

Zbulohet një regjistrim sekret i Assadit: Ai tregoi gjakftohtësi brutale, tallte aleatët dhe krimet kryesore

Tragjedi në Indi: Zjarr në klub nate vret të paktën 25 persona

Një tifoz i Partizanit qellohet në Serbi. Shënjestra ishte një burrë që i mbijetoi 10 atentateve

TAGGED: #Bregu Perëndimor, #Palestinezë të vrarë
Kosova Times August 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trupat amerikane të gatshme për vendosje të mundshme në Lindjen e Mesme

Kosova Times Kosova Times September 30, 2024
Axhenda Nderkombetare
Horoskopi ditor për 1 shkurt
Policia e Kosovës gjatë një operacioni policor gjenë dy bunkerë dhe armë zjarri
Tuchel, trajner i Anglisë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?