By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini akuzon Mitsotakis, Gerapetritis, Sakellaropoulou dhe Christodoulides për “rusofobinë”
August 2, 2025
Si ta dallojmë të vërtetën nga e rreme në botën e inteligjencës artificiale?
August 2, 2025
Turqia shpall parqe detare në Egje dhe Mesdheun Lindor – Përjashton Kastellorizon
August 2, 2025
Kurti: Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurt
August 2, 2025
UNICEF: 18,000 fëmijë të vrarë në Gaza në 22 muaj, 28 në ditë
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KFOR s’dëshiron të spekulojë për një largim nga ura e Ibrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KFOR s’dëshiron të spekulojë për një largim nga ura e Ibrit
Lajme

KFOR s’dëshiron të spekulojë për një largim nga ura e Ibrit

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 2:53 PM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se “nuk duam të spekulojmë për ndonjë skenarë në të ardhmen” nëse institucionet e Kosovës i kërkojnë që të largojë praninë e saj nga ura mbi lumin Ibër.

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut me shumicë serbe.

Ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, që derivon nga Kombet e Bashkuara, për të kontribuar për mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit nga komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, përfshirë edhe përmes pranisë fikse në urën e Mitrovicës dhe patrullimet e rregullta në zonën përreth”, tha një zëdhënës i KFOR-it për Radion Evropa e Lirë.

KFOR përsëriti qëndrimin se nuk do të ngurrojë që të ndërmarrë “çdo veprim të nevojshëm” për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ndërkaq, ditëve të fundit autoritetet në Kosovë janë duke u bërë inspektime për hapjen e urës.

Një inspektim teknik për fuqinë mbajtëse të urës ishte paraparë edhe me marrëveshjen e arritur Kosovë- Serbi, si hap që duhet kryer para hapjes së saj për qarkullimin e automjeteve.

Vendet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment.

KFOR më herët ka thënë se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve.

Përveç faktorit ndërkombëtar, edhe serbët lokalë dhe zyrtarët në Serbi janë deklaruar kundër hapjes së urës kryesore mbi Ibër.

You Might Also Like

Kurti: Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurt

Bislimi: Kosova përfiton mbi 2 milionë € në energji dhe digjitalizim

Rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti rrugor i Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit

Një i vdekur, 19 të arrestuar në 24 orët e fundit

Mërgimtari tenton ta korruptojë një polic me 20 euro, përfundon në pranga

TAGGED: #KFOR, #Ura e Ibrit
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia nuk është aq e fortë sa të kontrollojë territoret e pushtuara

Kosova Times Kosova Times April 27, 2023
Policia e arreston ish-asistentin e Kryeministrit Kurti
Kuvendi shqyrton disa marrëveshje ndërkombëtare dhe projektligje
KDI: Reforma në drejtësi, pak rezultate nga 40 iniciativat ligjore
Një gjykatës amerikan vrau veten në sallën e gjyqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?