By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ngjarja e rëndë në azilin e të moshuarve në Tiranë, gazetarja Hoxha rrënqeth me reagimin e saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ngjarja e rëndë në azilin e të moshuarve në Tiranë, gazetarja Hoxha rrënqeth me reagimin e saj
Lajme

Ngjarja e rëndë në azilin e të moshuarve në Tiranë, gazetarja Hoxha rrënqeth me reagimin e saj

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 3:46 PM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Gazetarja e njohur Anila Hoxha, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, ku shtetasi Zyhdi Shehu, goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës Virxhil Vesho.

Postimi i plotë:

Raportimi i nje krimi ne shtepine e te moshuarve dhe rrefimi i nje infermiereje per azilin……

Kur largimet e tij nga banesa për shkak të sklerozës u bënë të shpeshta, dhe pikërisht kur kuptoi se vazhdimisht kërkonte e alarmuar të atin nëpër Tiranë, me dhimbje vajza e Virxhilit vendosi ta cojë në azil. Shfaqej shpesh aty mbasi I kishte gatuar dicka dhe pinin kafen së bashku në një lokal lagjeje, ngjitur me shtëpinë e të moshuarve.

Sapo shikonte të bijën atij I qeshnin sytë. Vetëm kur shikonte atë, vështrimi I shuar i merrte jetë. Ishte I qetë.

Por shpesh ja harronte emrin edhe të shtrenjtës bijë, shumëcka ishte bërë si një letër e bardhë dhe e pashkruar nga jeta e tij. Nga ditët e të djeshmes kur mundëte , në një të sotme me infermierë përreth.

Për të kishte vetëm sot që tretej në mjegull.

Ndonjëherë zbriste dhe e gjenin në oborr të përhumbur në mesnatë në mes të muzikës. Ndonjëherë qante dhe kërkonte ti kapërcente ato mure të shtëpisë të të moshuarve. Në lagjen ku azili gjendet, banorët të tregojnë me kokë tavolinën ku ulej ai me të bijën , e cila nuk donte të mungonte në asnjë nga ditët e të atit. Pinte kafen me të, I mbante duart fort.

Pastaj ikte. Në luftrat e jetes së saj

Në azil gjithmonë takimet janë me orar.

Kishte patur një të djeshme Virxhili, përpara se të quhej moshë e tretë. Krijoi familje. Punoi në tregëti. I paqtë deri mbrëmjen kur shoku I dhomës, një historian I njohur e sulmoi në gjumë me një bastun. E vrau. Edhe vrasësi I tij Zyhdi Shehi një I moshuar me probleme shëndetësore, I paqartë për cfarë ka bërë dhe plot kontradikta në rrëfimin e tij. Por ai e vrau. Dy infermiere njëra e diplomuar për mami , u përpoqën të fshijnë vendngjarjen , ashtu sic fshin skleroza cka kishe jetuar.

Infermieret u arrestuan , sepse si ne jete edhe ne vendgjarje edhe kur ska gjurme lexohet si njefare gjurme.

Dhe mes pikëpyetjeve të kësaj ngjarjeje, shpirtvrarjes po ju sjell rrëfimin e një ish punonjëseje në shtëpinë e të moshuarve. Shumë gjëra mbeten për tu konfirmuar por mbi gjithcka domosdoshmëria dhe urgjenca që institucionet përkatëse të ushtrojnë kontrolle mbi shtëpitë e të moshuarve qofshin ato edhe private , duke verifikuar që nga menunë ushqimore, medikamentet, trajtimin e tyre nëse është njerëzor apo jo

Rrëfimi…..

“Une kam punuar ne kete institucion si infermiere. Si fillim dua te ndaj keqardhjen time per ish pacientin, qe ka humbur jeten.Une e kam pasur pacient Xhilin ( sic e therrisnim ne shkurt).Ishte nje zoteri qe ka punuar tregtar per shume vite po ne ate lagje ,ku ndodhet dhe azili.Nje person i urte dhe i sjellshem. Vuante nga skleroza dhe nuk kishte semundje te tjera shoqeruese. Nuk ishte i dhunshem Vajza e tij shpesh vinte e vizitonte,ne mbasdite dhe e ushqente Pacienti ka pasur probleme shpesh me gjumin naten dhe zgjohej. E gjenin ne oborr ne oren 3-4 te nates e gjenim ne guzhine ose neper dhoma te tjera Shpesh here tentonte dhe te dilte nga godina.

Por dua te cek si fillim si funksionon puna per infermieret: Turni paradites ka maksimumi 5-6 infermiere qe bejne ne fillim ushqyerjen e pacienteve dhe shpendarjen e medikamenteve dhe me pas ndërrimin e pelenave dhe te rrobave te pacienteve Ndersa ne darke qendrojne vetem dy infermiere qe kontrollojne kapacitetin e paciente me 40 ose me shume. Jemi ankuar shpesh per kete gje, per te shtuar staf, por pronari ka refuzuar. Turni nates eshte ne orarin: nis ne tre te mbasdites dhe perfundon te nesmen ne oren 7 te mengjesit, ku dhe dorezohet turni. Rregulli per turnin e nates eshte qe te kontrollohen pacientet cdo nje ore ne te treja goditan. Godinat jane te pajisura me kamera ku kapet cdo pjese e azilit. Normalisht turni nates eshte turni me i lodhshem dhe eshte lejuar qe fjetja e infermiereve te behet me radhe Por ka pasur raste kur infermieret (te dyja) jane gjetur ne gjume, gjate nates Kjo ben qe gjate nates te ndodhin dhe incidente te tjera pervec kesaj tragjetise. Godina eshte e ndare ne tre pjese ku ne te treja gjendjen pacient ne gjendje shendetsore nga me te renda me semundje te tjera shoqeruese. Persa i perket kryeinfermieres Z.N. M, ajo eshte me profesion Mamie Dhe nuk ka nje licence si infermiere Kane punuar dhe vajza te tjera te cilat nuk kane qene te licensuar ose te siguruara me siguracione Azili eshte i pajisur me nje mjek qe pergjthesisht vjen paradite ku shikon gjendjen e pacienteve Ai eshte nje mjek i pergjidhshem Gjithashtu ne azil eshte dhe nje punonjese sociale Ne raste ku shfaqen problematika me pacient me gjendje te renduar mendore thirret dhe nje neurologe Ne godinen ku gjendjet dhe dhoma infermiereve gjendjen dhe kati me paciente me problematik Madje ato mbahen te lidhur gjate dites por ka raste dhe gjate nates Pacienti qe ka nderruar jete ka qedron nje kate me siper dhomes se infermierise Dhe mendoj qe infermieret kan qene ne gjume ne momentin qe ka ndodhur incidenti pasi ndryshe zhurmat do ishin degjuar dhe te bertiturat.

Une kam dhe disa foto nga pacientet qe me kane ngelur ne telefon dhe gjendjen e tyre te mjeruar Nese ju intereson mund tua dergoj. Kjo eshte nje foto si mbaheshin te lidhur gjate dites. Kjo ndodhet ne katin e infermierise. Dhe zgjidheshin ne oren kur vinin familjaret per vizita e drekes. Por shumica i takojne ne pjesen e hollit te azilit Dmth infermieret i zbresin pacientet poshte dhe takohen aty Pas mbarimit te takimit ngjiten perseri ne dhome Sepse familjaret qe kane pacientet qe ecin vete nuk lejohen te futen ne dhoma”….Albeu

Foto 1 : e moshuara e identifikuar me emer mbiemer

Foro 2: Xhili , vrare dy jave perpara se te mbushte 82 vjec”, shkruan Hoxha.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia i përgjigjet ashpër Trumpit për paqen në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times February 10, 2025
Peskov: Kremlini nuk do të zbulojë përmbajtjen e bisedimeve në Riad
Dy amerikanë dhe një kanadez u zhdukën ndërsa përpiqeshin të pushtonin majën më të lartë të Zelandës së Re
Kampionati evropian i s…: Marija përfaqëson me krenari vendin e saj
Vela: Beogradi ka përgjegjësi të plotë për çfarëdo eskalimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?