By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fituesja e Nobelit në mesin e disa grave të lënduara në protestë në burgun iranian, thotë familja e saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fituesja e Nobelit në mesin e disa grave të lënduara në protestë në burgun iranian, thotë familja e saj
Rajon / Botë

Fituesja e Nobelit në mesin e disa grave të lënduara në protestë në burgun iranian, thotë familja e saj

Kosova Times
Last updated: 2024/08/09 at 10:37 PM
Kosova Times Published August 9, 2024
Share
SHARE

Narges Mohammadi, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, dhe disa të burgosura të tjera në burgun famëkeq Evin të Teheranit, janë lënduar në fillim të kësaj jave gjatë përleshjeve që shpërthyen në burg, pas rritjes së ekzekutiveve, tha familja e Mohammadit.

Burri i Mohammadit, Taghi Rahmani, tha se Mohammadi kishte telashe me frymëmarrjen dhe dhimbje të mëdha në gjoks, pasi ishte goditur në gjoks. Si pasojë, ajo u dërgua në klinikën e burgut për mjekim.

Rahmani, i cili foli për Radion Evropa e Lirë përmes telefonit nga Parisi, tha se disa gra u sulmuan nga rojet e burgut gjatë përleshjeve që ndodhën më 6 gusht.

Gratë e lënduara u dërguan në klinikën e burgut për mjekim dhe më pas u rikthyen në qelitë e tyre përkatëse.

Rahmani tha se agjencia e lajmeve e Gardës Revolucionare të Republikës Islamike pretendoi se përleshja ishte rebelim, por sipas tij, duhet të bëhet e qartë se ajo ishte vetëm një protestë, gjatë të cilës gratë në burgun Evin brohoritën në oborrin e burgut kundër dënimit me vdekje.

Ai shtoi se ai dhe familja e Mohammadit janë të brengosur për shëndetin e saj, në veçanti për shkak se ajo ishte goditur në gjoks. Mohammadi ishte operuar në vitin 2022 për shkak të arterieve të bllokuara.

Rahmani tregoi se Mohammadi, e cila është e njohur për ngritjen e zërit për lëvizjen Gra, Jetë, Liri, nuk është në gjendje ta kontaktojë motrën e vet në Iran dhe se nuk është lejuar t’i kontaktojë as fëmijët e vet që dy vjet e gjysmë. Ajo nuk ka pasur kontakt as me avokatin e saj.

“Këto kufizime na bëjnë të shqetësohemi për gjendjen e saj në pavijonin ku edhe gratë e tjera po përballen me kushte të vështira”, tha Rahmani për REL-in.

Më herët, familja e Mohammadit e publikoi një komunikatë për këtë përleshje. Sipas saj, disa gra që po qëndronin përballë forcave të sigurisë u rrahën brutalisht.

Gratë në burgun Evin kanë protestuar vazhdimisht kundër ekzekutimeve në Iran, sipas komunikatës, dhe pas ekzekutimit të Reza Rasaei, disa të burgosura u mblodhën në oborrin e burgut për ta ngritur zërin e tyre, duke bërë thirrje kundër dënimit me vdekje.

Autoritetet iraniane e pranuan se kishte konfrontim më 6 gusht, por e fajësuan Mohammadin për “provokim” dhe e mohuan është rrahur ndonjë e burgosur.

Mohammadi, 52-vjeçare, ka dekada që e ngre zërin për të drejtat e njeriut në Iran dhe 20 vjetët e fundit i ka kaluar herë në burg, e herë jashtë tij. Ajo është dënuar pesë herë me burgim prej marsit 2021 dhe tani po e vuan një dënim me 12 vjet burgim për “përhapjen e propagandës” kundër republikës islamike.

Grupi Iranian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Norvegji, tha se 29 njerëz u ekzekutuan në dy burgje në Karaj të Teheranit vetëm më 7 gusht.

Rasaei, 34 vjeç, ishte burri i 10-të që u ekzekutua nga Irani në lidhje me protestat “Gra, Jetë, Liri”, të cilat shpërthyen pas vdekjes së një gruaje në paraburgim. Gjyqësori iranian tha se Rasaei u ekzekutua më 6 gusht.

You Might Also Like

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell

Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll

SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?

TAGGED: #Iran, #Narges Mohammadi, #Protestë në burg
Kosova Times August 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Beteja e Koshares, shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times April 9, 2024
Me art kundër regjimit: Lufta 25-vjeçare e një iranianeje
Po e përcjellim një vit më sfida, le të punojmë për një etapë të re bashkimit dhe unifikimit shoqëror e nacional
US Open, plotësohen sfidat e çerekfinaleve
Man United s’heq dorë nga braziliani i Wolves
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?