By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendosen masa mbikëqyrëse ndaj biznesmenit të arrestuar nga Kosova
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vendosen masa mbikëqyrëse ndaj biznesmenit të arrestuar nga Kosova
Lajme

Vendosen masa mbikëqyrëse ndaj biznesmenit të arrestuar nga Kosova

Kosova Times
Last updated: 2024/08/10 at 10:53 AM
Kosova Times Published August 10, 2024
Share
SHARE

Shtetasi malazez dhe kosovar Naser Ramaj, me sugjerim të kryeministrit të atëhershëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, fitoi të ashtuquajturën shtetësi nderi, me procedurë të shkurtuar.

 

Biznesmenit kosovar Naser Ramaj, i dyshuar për evazion fiskal, paraditen e sotme Gjykata Themelore në Kotorr i ka vendosur masën e mbikëqyrjes: ndalim të daljes nga banesa dhe konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit. Në njoftimin e Gjykatës Themelore, thuhet se këto masa mund të zgjasin për aq kohë sa të ketë nevojë, më së shumti deri në përfundimin e aktgjykimit.

“Gjykata do të shqyrtojë çdo dy muaj nëse masat e aplikuara janë ende të nevojshme. Nëse i pandehuri i shkel masat e shqiptuara të mbikëqyrjes, i shqiptohet masa e paraburgimit”, njofton Gjykata Themelore në Kotorr.

Naser Ramaj është arrestuar më 8 gusht, nën dyshimin se ka kryer veprën penale shmangie nga tatimi dhe kontributet, me të cilën siç thuhet, buxhetit të Malit të Zi i është shkaktuar dëm material në vlerë të përgjithshme prej 2.044.008,64 euro. Policia ka bërë kallëzim penal ndaj Ramajt.

Ndërkohë, liria e lëvizjes iu ndalua edhe bashkëpunëtores së Ramajt, drejtoreshës së kompanisë d.o.o. ”Alart Centar Budva-CG”, për shkak të dyshimit se ka shkaktuar veprën penale shmangie nga tatimi dhe kontributet.

Pas arrestimit, shtrohet pyetja se si dhe pse Naser Ramaj mori shtetësinë e nderit të Malit të Zi.

“Sipas nenit 12 të Ligjit për shtetësinë malazeze, pronari i kompanisë “Alart centar Budva – CG”, shtetasi i Kosovës, Naser Ramaj, me propozim të kryeministrit të atëhershëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pranuar të ashtuquajturën – shtetësi nderi, dhe atë me procedurë të shkurtuar”, tha dje ministri malazez i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq.

Më 28 gusht 2023, Ramaj i drejtoi një kërkesë ish-kryeministrit Dritan Abazoviq, me të cilën kërkoi që me procedurë të shkurtuar të marrë të ashtuquajturën shtetësi nderi.

Në kërkesën e tij ai ndër të tjera kishte deklaruar “dashurinë e madhe për Malin e Zi”, të cilin e “konsideron si vend të tij” dhe në të cilin dëshiron të investojë të paktën 80 milionë euro.

Dy ditë më vonë, kabineti i Abazoviqit iu drejtua ministrit të atëhershëm të Financave për një opinion, i cili iu dorëzua më 12 shtator. Në dokument thuhet se Ministria e Financave e konsideron të justifikuar marrjen e nënshtetësisë malazeze për Naser Ramajn.

“Duke pasur parasysh se sot ky person akuzohet për evazion fiskal prej së paku dy milionë euro, çështja është se me çfarë baze Ministria e atëhershme e Financave ka dhënë mendim pozitiv, kur siç u informova, nuk ka asnjë gjurmë në ministri, përkatësisht asnjë dokument që dëshmon për verifikimin e operacioneve financiare të Naser Ramajt në Mal të Zi”, tha ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, duke shtuar se qysh më 14 shtator, ish-kryeministri Abazoviq iu drejtua ish-ministrit të Punëve të Brendshme, kolegut të partisë së tij, Filip Axhiq, duke i kërkuar që Naser Ramaj t’i jepet shtetësia malazeze.

“Në fund, më 27 tetor 2023, katër ditë para formimit të Qeverisë së Milojko Spajiqit, Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim me të cilin Naser Ramaj fiton statusin e shtetasit malazez”, tha ministri Sharanoviq.

Të dhënat për shtetasin e nderit Ramaj që u publikuan vitin e kaluar nga OJQ malazeze Qendra për Edukim Qytetar (CGO), e cila duke iu referuar të dhënave të Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, njoftoi atëherë se dy kompanitë që Ramaj ka në Mal të Zi “nuk janë në të njëjtën vlerë si ndjenjat e tij”.

Në fakt, kompania e Ramës “Alart centar CG” është në listën e zezë të debitorëve tatimor, por edhe “Nova gradnja”, ku ai është pronar dhe drejtor ekzekutiv, është bllokuar që nga qershori i vitit 2021, për shkak të borxhit prej 531,485.89 euro.

Sipas nenit 12 të Ligjit për shtetësinë malazeze, pranimin e shtetësisë malazeze mund ta merr vetëm “personi me rëndësi të veçantë për interesat shtetërore, shkencore, ekonomike, kulturore, ekonomike, sportive dhe të tjera të Malit të Zi”.

Ish-kryeministri Dritan Abazoviq është i detyruar të përgjigjet pse Qeveria e asaj kohe vlerësonte se Naser Ramaj ishte “person me rëndësi të veçantë” për Malin e Zi.

*Tamara Nikçeviq është bashkëpunëtore e RTK-së dhe trajton tema nga rajoni

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times August 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trupat e nëntë personave u gjetën në një garazh në Valencia: Shikoni si dukej ardhja e përmbytjeve

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
Kurti: Ansambli `Shota’ nuk ndaloi as nën aparteidin e regjimit të Serbisë
Administrata e Trump diskuton politikën e Ukrainës
Kongresi paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë
Reagimi i rusëve pas urdhrit të Putinit për mobilizim ushtarak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?