Legjenda keniane Eliud Kipchoge nuk ia ka arritur ta mbrojë titullin.

Vetëm dy javë më parë, Tola ishte futur në maratonën olimpike si zëvendësues i shokut të tij të ekipit, Sisay Lemma, i cili ishte lënduar. Dhe tash ai është në kulm.

“Isha rezervë në ekipin etiopian, por kur Sisay u dëmtua, unë pata mundësinë ta zëvendësoj. Isha plotësisht i përgatitur dhe e dija që mund ta realizoja ëndrrën time. Jam shumë krenar, shumë i lumtur”, ka thënë kampioni olimpik, i cili bëhet maratonisti i katërt etiopian që fiton në Lojërat Olimpike.

Bashir Abdi nga Belgjika ia ka arritur ta kalojjë vijën e finishit i dyti, duke marrë medaljen e argjendtë, ndërsa Benson Kipruto nga Kenia e ka fituar medaljen e bronztë.