By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Roberts në ditët e saj të para: “Askush nuk më donte – dhe i falënderoj për këtë”
June 28, 2025
Plazhet e Darzezës dhe Semanit në Fier, hapësira për qetësi, sport dhe rërë kurative
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja Veriore lëshon raketë pasi paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj ShBA-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja Veriore lëshon raketë pasi paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj ShBA-së
Rajon / Botë

Koreja Veriore lëshon raketë pasi paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj ShBA-së

Kosova Times
Last updated: 2022/11/17 at 5:37 PM
Kosova Times Published November 17, 2022
Share
SHARE

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër të enjten, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Korea e Veriut paralajmëroi për një përgjigje ushtarake “më të ashpër” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj.

Kjo vjen pasi Uashingtoni ka kërkuar të forcojë bashkëpunimin rajonal të sigurisë dhe të shtojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut në përgjigje të provokimeve në rritje nga Veriu i armatosur me armë bërthamore, i cili i sheh të gjitha këto lëvizje si dëshmi të agresionit të ShBA-së.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden diskutoi testet e fundit të raketave të Koresë së Veriut me homologun kinez Xi Jinping në fillim të kësaj jave dhe foli gjithashtu me liderët nga Tokio dhe Seuli, teksa frika rritet se Korea e Veriut së shpejti do të kryejë testin e saj të shtatë bërthamor.

Lëvizjet e Uashingtonit për të organizuar stërvitje të përbashkëta me aleatët e sigurisë rajonale janë “akte marrëzie”, tha të enjten ministri i punëve të jashtme të Koresë së Veriut, Choe Son Hui, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Sa më shumë që Uashingtoni të forcojë bashkëpunimin e sigurisë me Tokion dhe Seulin, “aq më i ashpër do të jetë kundërveprimi ushtarak i Koresë së Veriut”, tha Choe.

Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut thanë se ushtria kishte “zbuluar rreth orës 10:48 të mëngjesit një raketë balistike me rreze të shkurtër të lëshuar nga zona Wonsan në provincën Kangwon”.

Raketa fluturoi afërsisht 240 kilometra në një lartësi prej 47 kilometra, tha ushtria.

“Koreja e Jugut dhe ShBA-ja riafirmuan qëndrimin e tyre të mbrojtjes së përbashkët përmes stërvitjes së përbashkët ,” tha ajo.

Japonia konfirmoi gjithashtu se Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë, me zyrën e kryeministrit që tha se veprimet e Phenianit përfshirë lëshimet e përsëritura të raketave balistike “kërcënojnë paqen dhe sigurinë e vendit tonë dhe komuniteteve rajonale dhe ndërkombëtare”.

Ekspertët thanë se lëshimi i raketës të së enjtes ishte në kohën e duhur që të përkonte me deklaratën e ministrit të jashtëm të Phenianit.

Koreja e Veriut kreu një sërë lëshimesh të raketave në fillim të këtij muaji, duke përfshirë një breshëri të 2 nëntorit në të cilën gjuajti 23 raketa – më shumë se gjatë gjithë vitit 2017, që u njoh si viti i “zjarrit dhe tërbimit”.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times November 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Gjeopolitikë

Kushdo që fiton Shtëpinë e Bardhë, ShBA do ta braktisin Evropen?!

Kosova Times Kosova Times September 10, 2024
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Japoni është rritur në 64
Tre persona raportojnë në Polici se persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpitë e tyre
Shqipëria miraton që hoteli i Trump të menaxhohet nga ‘James Bond rus’
Kush është Yevgeny Prigozhin?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?